LAJMI I FUNDIT:

Hoti kritikon qeverinë: Kaosi në menaxhimin e krizës energjetike, ka rritur panikun tek qytetarët

Hoti kritikon qeverinë: Kaosi në menaxhimin e krizës energjetike, ka rritur panikun tek qytetarët

Ish-kryeministri i vendit, Avdullah Hoti ka thënë se kaosi në menaxhimin e krizës energjetike nga qeveria e ka rritur panikun tek qytetarët.

Hoti përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se një qeveri e përgjegjshme duhet të informojë qytetarët në detaje për situatën e energjisë.

“Një qeveri e përgjegjshme duhet të informojnë qytetarët në detaje:  sa pritet të jetë prodhimi i energjisë nga KEK-u gjatë dimrit, sa duhet importuar energji për të plotësuar kërkesën vendore, sa buxhet duhet ndarë për import të asaj energjie, a mund të lidhen tani kontrata për blerje të energjisë, sa energji i kemi dhënë Shqipërisë deri më tani në mënyrë që të marrim nga ta gjatë dimrit, sa buxhet duhet ndarë për kompanitë e energjisë në mënyrë që rritja e faturave të energjisë të jetë e përballueshme për familjet, sa buxhet duhet ndarë për subvencionim të energjisë për familjet në asistencë sociale, çfarë mund të bëhet bashkë me komunat për familjet e tjera më në nevojë për mbështetje etj”, ka shkruar Hoti.


Tutje ai theksoi se një plan i tillë do kishte kuptim dhe do të mbështetej nga të gjithë.

Po ashtu ish kryeministri shtoi se qeverisja aktuale nuk ka ide se me çfarë po përballen qytetarët.

“Këta nuk kanë ide se me çfarë do të përballemi. Kujtojnë se me ta nis historia dhe e nisin nga e para strategjinë e energjisë. Tregojnë dogma para partnerëve ndërkombëtarë. U tregojnë japonezëve sa ka qenë rritja në Kosovë dhe i ftojnë të investojnë, por në anën tjetër në media ndërkombëtare e përmendin çdo ditë mundësinë për luftë në Kosovë”, ka shkruar Hoti duke shtuar se “E anulojnë projektin strategjik të gazit për inate politike, i cili për tri vite do të shtonte kapacitet energjetike”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve

Në Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve

Kronika e Zezë
“Ua hoqa maskën dhe qeben”, Haradinaj i përgjigjet Gërvallës: Gjeneral jam me gradën e parë të UÇK-së

“Ua hoqa maskën dhe qeben”, Haradinaj i përgjigjet Gërvallës: Gjeneral jam me gradën e parë të UÇK-së

Politikë
Vazhdon dëshminë Naser Krasniqi, tregon për shumat që obligoheshin të paguanin mërgimtarët për UÇK-në dhe luftën

Vazhdon dëshminë Naser Krasniqi, tregon për shumat që obligoheshin të paguanin mërgimtarët për UÇK-në dhe luftën

Drejtësi
Konfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit në Belgjikë, mbetet dënimi i përjetshëm

Konfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit në Belgjikë, mbetet dënimi i përjetshëm

Drejtësi
Bllokimi i rrugëve nga protestuesit në Serbi, apelohet që të shmanget kalimi kufitar në Jarinë

Bllokimi i rrugëve nga protestuesit në Serbi, apelohet që të shmanget kalimi kufitar në Jarinë

Lajme
​Coca-Cola urdhëron tërheqje masive të pijeve në Evropë, flasin nga Agjencia e Ushqimit të Kosovës

​Coca-Cola urdhëron tërheqje masive të pijeve në Evropë, flasin nga Agjencia e Ushqimit të Kosovës

Lajme
Kalo në kategori