LAJMI I FUNDIT:

Hoti: Për një vit Kosova pezullon aplikimin në organizata ndërkombëtare – Serbia ndal fushatën e çnjohjeve

Hoti: Për një vit Kosova pezullon aplikimin në organizata ndërkombëtare – Serbia ndal fushatën e çnjohjeve

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti pas konferencës së përbashkët me Presidentin Trump dhe Aleksandar Vuçiq ka folur para mediave.

Hoti ka thënë se Kosova është zotuar për të pezulluar kërkesat për anëtarësim  në organizata ndërkombëtare.

“U zotuam, në fakt na është kërkua që të pauzojmë një vit për anëtarësim  në organizata ndërkombëtare. Kjo nuk vlen për njohjet e reja. Ndërsa Serbia është zotuar që për një vit të mos pengojë njohjet e reja të Kosovës. Kjo është vërtetuar sot me njohjen nga Izraeli”, tha ai, përcjell Telegrafi.


Hoti thotë se pa mbështetjen e SHBA-së Kosova nuk mund të anëtarësohet në organizata ndërkombëtare.

Kryeministri i Kosovës thotë se me njohjen nga Izraeli Presidenti Trump ka dëshmuar se është i interesuar që projekti i Kosovës të shkojë përpara.

“Këtë marrëveshje duhet ta shohim si hap të madh drejt finalizimit të njohjes nga Serbia”.

Hoti ka kërkuar ndjesë që nuk ka mundur të jetë më i hapur deri tani pasi sipas tij një gjë të tillë e ka kërkuar Ambasadori Grenell./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Lajme
Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Lajme
Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Lajme
Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Lajme
Kalo në kategori