Ish kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se situata në Ukrainë e dëshmon urgjencën e anëtarësimit të Kosovë në NATO dhe Bashkim Evropian.
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës në një postim në Facebook shkruan se Kosova është e gatshme për anëtarësim në NATO pasi kapacitetet ushtarake të Kosovës janë ndërtuar nën mbikëqyrjen e partnerëve të NATO-s, në një proces që ka qenë historik.
Lexoni të plotë postimin e Hotit:
Situata në Ukrainë e dëshmon urgjencën e anëtarësimit të Kosovës në NATO dhe BE. Anëtarët e NATO-s dhe BE-së që ende nuk e kanë njohur Kosovën duhet të ndërrojnë qëndrim bazuar në situatën e krijuar, si dhe Opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Nuk ka vend për qëndrime politike që krijojnë ambiguitet dhe lënë derë të hapur për destabilitet.
Në 23 vite përpjekje për ndërtim të institucioneve shtetërore, përfshirë 14 vite si shtet i pavarur, Kosova ka dëshmuar se është demokraci e qëndrueshme, që përqafon dhe promovon vlerat perëndimore. Kosova ka arritur stadin e zhvillimit institucional për të dëshmuar se në kapacitetet e veta, jo vetëm që nuk është barrë politike apo financiare për NATO-n dhe BE-në, por i kontribuon stabilitetit dhe zhvillimit rajonal.
Kosova është e gatshme për anëtarësim në NATO pasi kapacitetet ushtarake të Kosovës janë ndërtuar nën mbikëqyrjen e partnerëve të NATO-s, në një proces që ka qenë historik.
(1) Në verën e vitit 1999, burra e gra vizionarë të Kosovës e kishin të qartë se çfarë po bënin kur u pajtuan me NATO-n për transformimin e UÇK-së në TMK.
(2) Pas disa vitesh ndërtim të kapaciteteve, u bë avancimi i TMK-së në FSK.
(3) Dhe më 2018, me pakon e ligjeve për ushtrinë dhe planin 10-vjeçar të transformimit në Qeverinë Haradinaj, nisi avancimi i FSK-së në ushtri sipas standardeve të NATO-s.
(5) Këto veprime bënë të mundur që në dhjetor të vitit 2021 në Qeverinë Hoti, Kosova të dërgojë FSK-në në misione paqeruajtëse në krah të ushtrisë amerikane.
Kosova është e gatshme për anëtarësim në BE. Nënshkrimi i MSA-së nga Qeveria Mustafa më 2015 dhe zbatimi i saj bazuar në Planin Kombëtar për Zbatimin e MSA-së, Agjendën e Reformave Evropiane dhe Programin e Reformave Ekonomike të vendosura nga Qeveria Mustafa, i kanë mundësuar Kosovës të ndërtojë kornizën ligjore dhe institucionale të krahasueshme me vendet që kanë avancuar në integrim në BE. Argumenti se BE-ja nuk ka aftësi absorbuese është i pakuptimtë, sepse vetë anëtarët e rinj i zgjerojnë kapacitetet absorbuese të BE-së.
Kosova duhet të ndërmarrë iniciativën në situatën e re të krijuar. Kuvendi duhet të miratojë urgjentisht një rezolutë, ku:
(1) i kërkohet NATO-s dhe BE-së të shqyrtojnë anëtarësimin e Kosovës,
(2) obligohet Qeveria e Kosovës që, në konsultim me NATO-n, të rishikojë dhe shkurtojë afatet për avancimin e FSK-së në ushtri të rregullt të parapara në planin 10-vjeçar të vitit 2018, përfshirë këtu edhe sigurimin e mbështetjes financiare të nevojshme për këtë qëllim; dhe
(3) u kërkohet vendeve të mbetura të BE-së të njohin Kosovën. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

Ndalohet për 48 orë i dyshuari për grisjen e Kuranit, Policia thotë se ka të kaluar kriminale

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

U raportua se e kanë larguar nga LDK-ja, reagon kryeshefi i Termokosit

Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

Ka nisur numërimi i votave me kusht - KQZ pret që nesër të përfundojë procesi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës