LAJMI I FUNDIT:

Horoskopi vjetor për 2023: Zbuloni se çfarë ju pret…

Horoskopi vjetor për 2023: Zbuloni se çfarë ju pret…

Çfarë duhet të dini për mundësitë që yjet po përgatisin për ju

Në vitin 2023 mund të na presin mjaft sfida, por nëse mbajmë një frymë pozitive dhe qëndrojmë në harmoni me natyrën tonë, rrethanat e mira do të mbizotërojnë në jetën tonë si gjithmonë.

Mos u kushtoni vëmendje negativitetit dhe pakënaqësisë së njerëzve të tjerë. Në vend që të lini t’ju shqetësojnë në udhëtimin tuaj të jetës, zgjidhni lumturinë, jini gati të luftoni për atë që dëshironi.


A do t’ju përkëdhelë parashikimi i yjeve në 2023? Ja çfarë kanë rezervuar yjet për këtë vit, transmeton Telegrafi.

DASHI (21.03 – 20.04)

Karakteristikat kryesore të kësaj periudhe janë paqja, romanca, dashuria, energjia e këndshme. Dashi është një shenjë zjarri që ka një temperament të fortë dhe energji të pabesueshme me të cilën pushton.

Dashi do të duhet të përshtatet me rrethanat, por nëse i përshtatin energjitë e tyre dhe gjejnë një ekuilibër, mund të presin dhurata të mrekullueshme të fatit.

Puna:

Hyrja në Vitin e Ri me Marsin retrograd nuk ju sjell ndjenjën e kurrfarë fillimi të ri, andaj vazhdimisht keni përshtypjen që po vendnumëroni. Ky nuk është vetëm një përjetim subjektiv, por edhe gjendje aktuale, sepse planeti juaj sundues është retrograd. Ju, që nuk jeni person i cili lehtë dorëzohet, vazhdimisht jeni buzë një gremine, sepse nuk shihni kurrfarë avantazhi në planin e biznesit.

Marsi te Binjakët ka të bëjë me komunikimin e përditshëm që është i keq me të gjithë njerëzit, madje edhe në biznes. Mirëpo, datën që po e prisni, por që ka të bëjë me një avantazh, është 12 janari 2023 kur të gjitha gjërat fillojnë në mënyrë drastike të përshpejtojnë, madje edhe në biznes.

Marsi është planet i aksionit, i cili është sundues juaji, niset përpara, dhe sjell iniciativë konkrete. Planet, ftesat, negociatat, emailat, dokumentet – përfundimisht do të fillojnë të marrin zgjidhjen nga ai moment.

Jupiteri, i cili më 20 dhjetor hyn në shenjën tuaj, do të fillojë t’ju sjellë rrethana lumturie dhe, nëse jo diç tjetër, lehtësi në realizimin e planeve. Jupiteri është planeti më i lumtur në gjithësi dhe thjesht lumturia patjetër duhet të jetë në anën tuaj, por edhe rrethanat të cilat i keni pritur me vite të tëra dukshëm më lehtë do të duhej të realizohen, sepse jeni nën ndikimin e dobishëm të Jupiterit.

Merkuri retrograd përfundon më 19 janar, kështu që çdo gjë lëvizet nga pika e vdekur. Më 16 maj kur Jupiteri do të ndryshojë shenjën dhe do të hyjë te Demi në pjesën e dytë të vitit 2023, juve ju pret një periudhë e qëndrueshme financiare, kështu që paratë arrijnë por në pjesën e dytë të vitit 2023.

Meqë, më 7 mars, zyrtarisht hyjmë në epokën e re të Peshqve, kur Saturni kalon në atë shenjë, kjo do të nënkuptojë edhe përballje me frikën personale nga dështimet. Në intervalin nga 7 marsi dhe deri në tre vjetët e ardhshëm, Saturni ju vë në sprova të reja, andaj në biznes patjetër duhet të përballeni me armiq “të padukshëm” por edhe do të mësoni si t’i besoni intuitës vetjake.

Gjysma e parë e vitit 2023, deri në mesin e majit, për shumicën e Deshve mund të sjellë shanse të mrekullueshme në biznes dhe një trajektore në rritje në karrierën tuaj, por edhe sfida të reja, sepse do të bindeni që askush nuk është ashtu siç duket. Në çdo rast, shtyjini të gjitha vendimet e rëndësishme deri më 12 janar, kur gjithçka do të jetë më e qartë. Te gjitha zgjidhjet aktuale dhe kalkulimet mund gjithsesi të jenë të gabueshme në çdo pikëpamje.

Shëndeti:

Shëndeti duhet të jetë një nga fushat kryesore të fokusit tuaj veçanërisht në tremujorin e dytë të vitit.

Për të luftuar efektet e Saturnit në shëndetin tuaj, astrologët këshillojnë ushtrime të rregullta të lehta dhe meditim. Megjithatë, duhet t’i kushtoni vëmendje jo vetëm shëndetit fizik, por edhe shëndetit mendor.

Mundohuni të balanconi emocionet tuaja në mënyrën e duhur, për të shmangur stresin dhe ankthin e panevojshëm.

Dashuria:

Meqenëse Marsi është retrograd, as ndjenjat tuaja nuk janë të qëndrueshme. Jeni në emocione të paqëndrueshme dhe kur mendoni tamam që e dini çfarë është më mirë në dashuri për ju, diçka ju shtyn në anën tjetër. Tashmë disa muaj po mendoni cili është vendimi i duhur për ju dhe ky nuk është momenti për të filluar një romancë të re.

Në fillim të vitit 2023 për Deshtë miqësia do të jetë shumë më e rëndësishme se dashuria, ndërsa në muajin mars do të jeni para një shpërthimi të vërtetë ndjenjash dhe një fillimi të mundshëm të një lidhjeje dashurie. Megjithatë, Jupiteri do ta bëjë të veten, andaj mund të prisni një takim të rëndësishëm i cili mund t’jua ndryshojë jetën apo t’jua zgjerojë familjen, nëse tashmë jeni të martuar.

Gjysma e parë e vitit 2023 do t’ju sjellë shumë surpriza, si në biznes ashtu edhe në planin emocional. Gjasa do të ketë, jo vetëm për një romancë por do të mund edhe të bëni zgjedhje. Do të jeni shumë sfidues për personat e gjinisë tjetër, kështu që bëhuni gati për një aventurë të bujshme dashurie.

Gjatë muajve prill dhe maj familjen do ta keni në plan të parë, por edhe çështjen e banimit. Është e mundshme një shpërngulje në këtë interval.

Në muajt korrik dhe gusht Venera retrograde ju sjell kthim të dashurisë së vjetër dhe zgjidhje të marrëdhënieve me dikë që e keni dashuruar në të kaluarën.

Në muajt tetor dhe dhjetor ju pret një flirt i ri në vendin e punës.

DEMI (21.04. – 21.05.)

Ky vit është i mbushur me vendime të rëndësishme, si në planin personal ashtu edhe në atë profesional.

Horoskopi vjetor zbulon se gjëja më e rëndësishme nuk është të kesh frikë nga ndryshimet, por të dorëzohesh në atë valë dhe të shohësh se çfarë ka përgatitur fati për ty. Kjo nuk do të thotë që ju duhet të hiqni dorë nga kontrolli ose të mos merrni përgjegjësi për veprimet tuaja, por që nuk duhet t’i rezistoni gjërave që vijnë dhe mund të ndryshojnë jetën tuaj.

Puna:

Ju jeni një nga shenjat që i keni mbijetuar realisht “tërmetit” në të gjitha fushat në tre vjetët e fundit, sepse gjithçka ka ndryshuar, ndërsa nuk jeni mësuar dhe as nuk dëshironi më kaq shumë ndryshime. Mirëpo, e keni kuptuar shumë që ato ndryshime ishin të domosdoshme.

Marsi dhe Merkuri retrograd deri më 19 janar do të ndikojnë në gjendjen tuaj financiare, andaj është e paktë të thuhet që po pësoni humbje apo po prisni para të cilat nuk po arrijnë. Duke lëvizur planetët përpara, ju pas 19 janarit mund të prisni stabilizim.

Muaji mars, për shkak të Jupiterit te Dashi dhe Venera në të njëjtën shenjë mund t’ju sjellë zgjidhje të çështjeve të trashëgimisë apo të fitimit të një shumë më të madhe parash për një projekt të caktuar i cili për ju është i rëndësishëm. Pozicioni i Saturnit tek Ujori deri më 7 mars përfaqësoi një pikë kthese në karrierën tuaj për tre vjetët e fundit dhe që nga ajo datë do të kuptoni se për çfarë ishin të gjitha vështirësitë me të cilat jeni përballur vitet e fundit. Në qoftë se ndryshimet e caktuara nuk kanë ndodhur, kini parasysh që situata juaj në biznes duhet patjetër të ndryshojë deri më 7 mars 2023, në mënyrë që të filloni një cikël të ri jetësor.

Lehtësimi që po e prisni tashmë disa vite zyrtarisht vjen nga ai moment, sepse Saturni hyn te Peshqit dhe ju sjell më shumë shpërblime dhe përkrahje nga miqtë. Do të takoni personat e duhur të cilët mund t’ju ndihmojnë në biznes.

16 maji është datë shumë e rëndësishme për ju, sepse Jupiteri, planet i lumturisë dhe i mirëqenies, hyn në shenjën tuaj dhe sjell raste të bukura në pjesën e dytë të vitit 2023. Ato janë gjasa për avancim dhe ndryshime pozitive, jo vetëm në biznes, por edhe në planin personal. Kështu që nuk duhet të shqetësoheni, sepse viti 2023 për ju ka përgatitur një kthesë pozitive. Në esencë, e gjitha që ju duket e vështirë duhet të bëni durim deri në muajin mars, kur do t’ju arrijnë ndryshime të mëdha.

Venera retrograde nga 23 korriku deri më 4 shtator ju paralajmëron që të mos merreni me patundshmëri, sepse dikush lehtë mund t’ju mashtrojë. Nuk është moment i mirë të investoni para në blerje të banesës apo të merrni kredi në atë interval kohor.

Shëndeti:

Urani tek shenja juaj do t’ju mësojë të ndryshoni shprehitë, andaj nën ndikimin e ritmit të shpejtë keni lënë pas dore rutinën tuaj ditore.

Gjysma e parë e vitit është shumë kritike, sidomos për ata që kanë probleme me shpinën ose probleme me presionin. Është e rëndësishme të ndryshoni stilin dhe stilin e jetesës. Kjo vlen më së shumti për ata pjesëtarë të kësaj shenje që preferojnë ëmbëlsirat dhe ushqimet e padëshiruara. Demi njihet si gustator i madh, por kjo mund t’u kushtojë atyre për sa i përket shëndetit.

Provoni të gjeni ekuilibrin, sepse në pjesën e dytë të vitit 2023 do të dëshironi më shumë që të merreni me kulinari dhe të kënaqeni në ushqim.

Nga marsi 2023 gjendja juaj shëndetësore do të jetë më e qëndrueshme, por do të mund të shtoni peshë trupore.

Dashuria:

Për shkak të Marsit retrograd situata në planin emocional nuk është e mirë. Ju rrallë merrni informacione nga e kaluara dhe gjithnjë e më shumë nuk i kuptoni njerëzit që ju interesojnë. Esenca qëndron në komunikimin e keq, i cili do të zgjidhet nga mesi i janarit 2023.

Për fat të mirë, jo të gjithë Demit do të duhet ta përballojnë këtë. Nëse mendoni se lidhja juaj është në rrezik, nuk do të ishte ide e keqe të udhëtoni diku. Në këtë mënyrë ju mund të fitoni kontrollin mbi lidhjen tuaj. Megjithatë, mos jini shumë të ngurtë dhe kërkues me partnerin tuaj. Jeni shumë të ashpër me veten, por kjo nuk do të thotë që duhet ta ngulfatni veten ose ta bëni partnerin tuaj të ndihet fajtor.

Në muajin mars ka mundësi t’ju ndodhë një sekret apo një dashuri e ndaluar. Do të jetë për ju një sfidë e madhe, mirëpo do të keni humor aventurieri. Urani në shenjën tuaj sjell ndryshime revolucionare, andaj keni një shikim ndryshe në komunikimin nëpërmjet rrjeteve shoqërore dhe internetit, që do të thotë se edhe njohjet e tilla merren parasysh.

Kur më 16 maj Jupiteri të hyjë në shenjën tuaj, do t’ju sjellë takime të rëndësishme. Shumë pjesëtarë të shenjës suaj mund të vendosin të martohen apo të bashkëjetojnë.

Pjesa e dytë e vitit 2023 për ju është premtuese. Nuk përjashtohet që do të dashuroheni si kurrë më parë në jetë, por njëherësh edhe do të zbulojë forcën e njohjeve nëpërmjet rrjeteve shoqërore.

Në muajt korrik dhe gusht do të keni mundësi të ripërtërini romancën e vjetër, por do ta kuptoni që ajo nuk është zgjidhja e duhur.

Mbështetuni në ndikimin e Jupiterit nga 16 maji, i cili do t’ju sjellë surpriza të mëdha në dashuri, bile edhe dashuri serioze. Disa Dema do të vendosin për zgjerim të familjes.

BINJAKËT (22.05 – 21.06

Horoskopi vjetor për vitin 2023 për Binjakët zbulon se kjo shenjë ka një vit aktiv dhe dinamik përpara.

Në fillim të vitit Marsi retrograd do të jetë me Binjakët, andaj në ditët e para nuk u sugjerohet assesi të rrezikojnë në shëndet dhe financa.

Në përgjithësi, ky vit për Binjakët premton që do të jetë relativisht i qetë dhe produktiv – veçanërisht për ata të cilët dinë çfarë duan nga kjo jetë. Nëse merrni përgjegjësinë për veten dhe për rrugën tuaj, çdo gjë mund të shkojë sipas planit.

Puna:

Ju jeni një ndër shenjat të cilave pjesa e dytë e vitit 2022 ka qenë shumë e rëndë për shkak se hyrja e Marsit në shenjën tuaj gjendet në lëvizje retrograde. Kohë pas kohe jeni të zemëruar, konfuzë, ndërsa mendimet i ndërroni shumë shpejt. Vendimet i merrni në bazë të informacioneve gjysmë të sakta dhe kjo mund të jetë tërësisht gabim në këtë moment.

Për fillim, ju prisni 12 janarin 2023 në mënyrë që Marsi të fillojë drejtpërdrejt dhe të sjellë një lëvizje në planet tuaja, sepse po mendoni që nuk po lëvizni as përpara, as prapa në biznes. Marsi ka ngadalësuar çdo gjë që ka mundur dhe duhet ta dini që nga mesi i janarit çdo gjë fillon me një ritëm të përshpejtuar përpara.

Merkuri retrograd pushon më 19 janar, kështu që duhet ta dini që në pjesën e dytë të janarit çdo gjë në mënyrë të qartë dhe do të dini çfarë vendimesh të merrni lidhur me biznesin.

Hyrja e Saturnit te Peshqit më 7 mars, dhe në tre vjetët e ardhshëm (deri më 14 shkurt 2026) nga ai moment parashikon ndryshim të madh profesional. Mbase do të vendosni të ndërroni profesion, por më së shumti vendin e punës. Në fillim do të keni përshtypjen që në punë më nuk mund të përballoni çfarëdo që është e vjetër, madje edhe bashkëpunëtorët, dhe pastaj ngadalë, por sigurt do të vazhdoni drejt ndryshimeve në karrierë më 25 mars.

Përfundimisht Marsi ndërron shenjën, andaj do të keni rastin të gjeni një punë më mirë të paguar. Është e mundur që do të bëni hapa çfarë nuk i keni ëndërruar, sepse Saturni nga ju kërkon sakrificë dhe, njëherësh edhe ndryshim, në mënyrë që të ndryshoni rrugën tuaj të karrierës.

Deri më 16 maj duhet të shfrytëzoni ndikimin e Jupiterit nga Dashi, sepse do t’ju ndihmojnë miqtë që t’i realizoni pritjet tuaja.

Viti 2023 po ashtu është i rëndësishëm, sepse mund të krijojë një ndryshim në partneritetin afarist të cilin e keni pasur në disa vite të fundit. Ndryshimi afarist drejt të cilit po lëvizni në fillim mund t’ju duket i vështirë, por ky është një ndër leksionet kryesore të Saturnit të cilin patjetër duhet ta zotëroni.

Meqenëse Merkuri në viti 2023 do të jetë retrograd edhe në muajin gusht, në shtator por edhe në dhjetor para fundit të vitit, do të keni dilema të llojllojshme, gjë që do të jenë të pazakonshme.

Shëndeti:

Shumë i ndjeshëm. Për shkak të punës nuk duhet të injoroni shëndetin tuaj. Kërkoni këshilla rregullisht nga mjeku juaj.

Shëndeti juaj do të varet tërësisht nga mënyra e jetesës, në mars dhe prill ia vlen t’i kushtoni vëmendje të veçantë sistemit të tretjes dhe në vjeshtë të mbështesni seriozisht sistemin tuaj imunitar.

Për shkak të Marsit retrograd në shenjën tuaj duhet të keni kujdes nga të gjitha llojet e lëndimeve.

Kur Saturni të hyjë te Peshqit, më 7 mars, do të jeni shumë të stresuar për shkak të punës dhe nuk duhet të lini pas dore shëndetin tuaj, transmeton Telegrafi.

Dashuria:

Jupiteri te Dashi nga 20 dhjetori ju sjell ngjarje të bujshme në planin emocional. Problemi është se Merkuri është retrograd deri më 19 janar, kështu që nuk do të jeni të sigurt për ndjenjat tuaja dhe shpesh do të kujtoni të shkuarën. Nuk duhet t’i ktheheni së kaluarës, por fokusohuni në të tashmen.

Jupiteri te Dashi sjell lindje dashurie dhe miqësie. Po ashtu, dikë që me vite të tëra e keni konsideruar mik mund t’ju bëhet partner. Njëherësh kjo është edhe nevojë që, para së gjithash, partner t’ju bëhet miku më i mirë. Mos e lini t’ju rrëshqasë nëpër gishta! Mos kini turp dhe mos mendoni shumë që të mos humbisni mundësinë e jetës. Fati mund të mos ju vijë shumë shpesh, por Binjakët duhet të përfitojnë prej tij.

Do ta shijoni plotësisht dashurinë me kalimin e muajve dhe do t’i kushtoni vëmendje të veçantë. Marrëdhëniet e reja janë nën shenjën e sentimentalitetit dhe sensualitetit.

Raportet të cilat do t’i keni pas 16 majit do të kenë një ndikim të fuqishëm psikologjik në vendimet tuaja. Në çdo rast, asgjë nuk duket ideale tani për tani, por situata do të ndryshojë, të paktën në kuptimin që mund të kuptoni më qartë mesazhet që partneri juaj ju dërgon muajt e fundit. Ka mundësi që të zbuloni se shumë gjëra i keni interpretuar gabimisht.

Kini parasysh që kombinimi i Marsit dhe Merkurit retrogradë në shenjën tuaj deri në fund të janarit nënkupton që të tjerët e kanë të vështirë t’i kuptojnë qëllimet tuaja.

Nëse jeni i martuar, Saturni te Peshqit do ta testojë marrëdhënien tuaj, para së gjithash, sepse ndryshimi kryesor do të ketë të bëjë me punën, ndërsa partneri do të ketë më pak mirëkuptim për të.

Kujdesuni të mos e ngarkoni partnerin me problemet tuaja, sepse komunikimi i gabuar në afat të gjatë mund t’i rrezikojë marrëdhëniet të cilat për ju janë të rëndësishme.

GAFORRJA (22.06 – 22.07)

Horoskopi vjetor për vitin 2023 tregon që çdo gjë do të kalojë në paqe, pa tronditje të mëdha.

Kjo është një periudhë e stabilitetit, por edhe e mundësive, ndaj Gaforret do të kenë nevojë për përqendrim dhe paqe të vazhdueshme.

Gjatë verës Gaforret i presin impulset kreative. Do të keni nevojë për t’i mahnitur të tjerët, por nuk do të jeni aq të ngarkuar me këtë. Viti 2023 është një vit i favorshëm për shenjën tuaj!

Puna:

Hyrja e Jupiterit te Dashi më 20 dhjetor forcon ambiciet tuaja për karrierën, mirëpo si edhe të gjitha shenjat e horoskopit, do të mësoni një leksion të rëndësishëm, dhe ai është që ndryshimet nuk vijnë brenda nate.

Merkuri dhe Marsi retrogradë pothuajse deri në gjysmën e janarit 2023 tregojnë ngadalësimin e çdo negociate dhe nuk është momenti i mirë të nënshkruani dokumente të rëndësishme. Nëse keni mundësi të zgjidhni, më ideale do të ishte pas 19 janarit.

Marsi i vitit 2023 është muaji kryesor për shumicën e pjesëtarëve të shenjës suaj, sepse Saturni ndryshon shenjën dhe hyn te Peshqit, andaj në tre vjetët e ardhshëm do të merrni atë që vërtet e keni merituar: udhëtime, perfeksionim plotësues, por edhe punë e mundshme jashtë shtetit.

Më 25 mars planeti Mars përfundimisht hyn te shenja juaj, andaj do të arrini gjithë energjinë ta riorientoni në drejtimin e duhur, mirëpo edhe t’i realizoni ambiciet tuaja. Pra, e gjitha që duket si punë e keqe dhe e ngadaltë, në fakt do ta ketë një përfundim të lumtur deri në pranverë.

Hyrja e Jupiterit te Demi më 16 maj ju sjell një përkrahje të madhe të miqve. Ka mundësi që të realizoni ndonjë projekt afarist me dikë me të cilin me vite të tëra shoqëroheni.

Viti 2023 ju sjell dukshëm më shumë lumturi se viti 2022, kështu që ju duhet vetëm të keni durim. Te Peshqit Saturni do t’i vërë në fokus proceset gjyqësore, kështu mund të merrni edhe zgjidhje përfundimtare të një gjëje që është zvarritur me vite të tëra. Po ashtu mund t’ju sjellë prolongim të ndonjë kontesti gjyqësor.

Ju keni përpara një vit të lumtur i cili do t’ju sjellë momente të suksesshme, por vetëm duhet të prisni momentin që të planetët të fillojnë të punojnë për ju.

Kini parasysh që deri më 7 mars 2023 lehtë mund të arrihet te ndryshimet e partneritetit afarist dhe ai ndryshim do të jetë patjetër më i volitshëm për ju.

Shëndeti:

Aktualisht po luftoni me mendimet negative nën ndikimin e Marsit në fushën e dymbëdhjetë, andaj vetvetes po i shkaktoni tension. Megjithatë, viti 2023 do të jetë më i qëndrueshëm, andaj mund të prisni shëndet të qëndrueshëm.

Në gjysmën e dytë të vitit 2023 shëndeti juaj do të jetë më i mirë.

Sipas horoskopit vjetor, 2023-ta do të jetë vit i transformimi fizik dhe shpirtëror. Ju pret energji e madhe, por mos e shpenzoni shumë që të mos digjeni emocionalisht.

Është gjithashtu e rëndësishme të jeni të kujdesshëm me stresin dhe lodhjen kronike. Dëgjoni sinjalet e trupit tuaj, respektoni intuitën tuaj.

Dashuria:

Gaforret largohen nga zona e tyre e rehatisë dhe duan të komunikojnë sa më shumë. Kjo mund të ndihmojë për të krijuar njohje të reja, por edhe për të forcuar marrëdhëniet emocionale mes partnerëve.

Gaforret në një marrëdhënie tani mund të mësojnë se si të komunikojnë dhe të dëgjojnë shpirtrat binjakë. Për ata që përjetojnë mosmarrëveshje në çift, marrëdhëniet mund të stabilizohen pikërisht sepse Gaforret duan të flasin për atë që ka zier prej kohësh. Partnerët do të duhet të jenë të durueshëm për t’i dëgjuar. Por çdo bisedë e sinqertë sjell si shpërblim dashurinë dhe përkushtimin.

Ngjarjet më të rëndësishme në dashuri mund të ndodhin në mars, maj dhe dhjetor. Hyrja e Saturnit te Peshqit më 7 mars 2023 është ideale për Gaforret të cilat kanë dëshirë të madhe të takojnë partnerin e ardhshëm, por edhe të provojnë fatin në martesën e dytë. Saturni do të sjellë një situatë emocionale shumë më të qëndrueshme seç është kjo e tanishmja.

Ka mundësi që për shkak të Saturnit te Ujori, cili është mbrojtës i lirisë, të dëshironi të përfundoni një lidhje ekzistuese apo marrëdhënie deri në fund të muajit mars, sepse do të humb çdo kuptim.

Në muajin mars ju presin edhe njohje interesante nëpërmjet kontakteve afariste. Do të jetë një person atraktiv i cili është shumë i suksesshëm. Ai mund të jetë edhe dikush me të cilin bashkëpunoni.

Ju si një ndër shenjat më të ndjeshme të horoskopit përfundimisht deri në mars të vitit të ardhshëm do të mund të jeni emocionalisht më të hapur seç keni qenë këtë vit.

Një gjë është e sigurt, kalimi i Saturnit te shenja e re në muajin mars do të shënojë fundin e gjërave të vjetra, andaj të kaluarën patjetër duhet ta lini pas vete, në mënyrë që të realizoni një fillim të ri emocional.

Marrëdhëniet e paqëndrueshme në dashuri të cilat i keni pasur në tre vjetët e kaluar kanë përfunduar nën ndikimin e Saturnit te Peshqit për ta mësuar një leksion të rëndësishëm, dhe ai është që dashuria nuk është vetëm një lidhje ndërmjet dy personave por është edhe liri.

LUANI (23.07 – 22.08)

Horoskopi vjetor i Luanit për vitin 2023 tregon që ky është vërtet viti juaj. Është koha për ndryshime, koha të veproni.

Aksione të posaçme, hapa dhe ndryshime mund të ndërmerrni në punë dhe në sferën e karrierës.

Nëse merrni përgjegjësinë, jini të guximshëm dhe gjeni masën dhe ekuilibrin në çdo gjë që bëni, suksesi ju është i garantuar.

Puna:

Me trimëri keni qëndruar në dy vjet e gjysmë të fundit të ndikimit të Saturnit nga Ujori, i cili ka pastruar çdo gjë që nuk vlen, duke i përfshirë edhe bashkëpunëtorët e këqij.

Kriza e partneritetit afarist është e sigurt tashmë një kohë, andaj kini parasysh që çdo gjë duhet patjetër të barazohet dhe të ndryshojë deri më 7 mars 2023, kur Saturni hyn te Peshqit.

Ju jeni në vështirësi tashmë dy vjet, çdo gjë po lëviz më ngadalë dhe herë pas here keni përshtypjen se gjërat po ndodhin jashtë kontrollit tuaj. Disa partneritete të vjetra kanë pasur rolin kryesor në dy vjetët e fundit dhe është koha të kaloni në diç krejtësisht të re nga marsi i vitit 2023.

Marsi retrograd tregon që tashmë disa muaj jeni mbështetur në miqësinë me një person, por ai nuk qëndron edhe aq mirë.

Shikuar nga aspekti financiar, Merkuri retrograd nga 29 dhjetori sjell kaos dhe ngadalësim të pagesave. Ajo që është më e rëndësishme, si edhe për të gjitha shenjat e tjera, të mos ndërmerrni asgjë deri më 19 janar 2023. Me fjalë të tjera, çfarëdo investimi deri më 19 janar mund të jetë plotësisht i gabuar.

Nga marsi 2023 krijohen kushtet për ndërmarrje të reja afariste, por edhe për partneritete afariste të cilat do të jenë të vendosura në mënyrën e duhur.

Po synoni një fillim të ri tashmë disa muaj, mirëpo mezi po i prisni ndryshimet. Kjo patjetër do të ndodhë, sepse Saturni del nga Ujori në muajin mars, ndërsa Jupiteri nga Dashi ju sjell bashkëpunim me botën e jashtme. Do të keni mundësi të udhëtoni dhe të krijoni kontakte të mira.

Nga 16 maji Jupiteri ndërron shenjën dhe shkon te Demi, andaj do të keni edhe ambicie më të mëdha afariste.

Saturni te Peshqit nga muaji mars për ju do të nënkuptojë që do të ndiheni më shumë i njerëzishëm në raport me kolegët në punë. Do të ketë edhe shqetësime të shtuara për njerëzit me të cilët për çdo ditë shiheni, kështu që do të jetë faza më normale se kjo në të cilën aktualisht gjendeni.

Shëndeti:

Shëndeti – si mendor ashtu edhe fizik – duhet të jetë prioriteti juaj gjatë vitit. Ndryshoni zakonet tuaja, lëvizni, relaksohuni.

Shëndeti juaj do jetë delikat gjatë muajve të parë të këtij viti. Edhe pse i keni zbuluar problemet tuaja shëndetësore që nga marsi 2020, nga marsi 2023 ato do të stabilizohen, kështu që do të jeni më të shëndetshëm.

Në pjesën e parë të vitit 2023 do të keni mundësi të shtoni ndonjë kilogram peshë trupore, por edhe të jeni më aktiv. Bëni ndryshime të shëndetshme në dietën tuaj për të përfituar trupi juaj.

Dashuria:

Për shkak të aspektit sfidues të Saturnit me Uranin, ju jeni një nga shenjat që jeni në një tundim të madh kur bëhet fjalë për dashurinë. Saturni ju ka vënë në sprovë dhe ndërkohë mësuat leksionet më të rëndësishme. Liria juaj është më e rëndësishme se çdo gjë tjetër.

Luanët e vetmuar do të kenë shumë shanse për të pasur lidhje të reja dashurie. Mund të angazhoheni për një partneritet serioz midis gushtit dhe nëntorit. Kjo është gjithashtu një kohë e mirë për të zgjeruar familjen tuaj dhe për të planifikuar për fëmijët. Në skenën e dashurisë, femrat Luan mund të bien në dashuri me djemtë e këqij, por sigurohuni që të mos përfshihen në lojëra seksuale të padëshiruara.

Ndërsa, shumica tjetër e Luanëve kanë vendosur të ndërpresin lidhjen shumëvjeçare apo martesën, sepse parimet e rrënjosura në marrëdhënie më nuk po japin rezultate.

Hyrja e Saturnit te Peshqit më 7 mars ju sjell një cikël të ri kur bëhet fjalë për dashurinë, andaj është e mundshme të takoni dikë që është i divorcuar. Ai mund të jetë një person i cili është më i ndjeshëm se ju apo që merret me ndonjë formë arti apo muzike. E gjithë ajo empati e cila ju ka munguar në marrëdhëniet me partnerin përfundimisht do t’ju kthehet.

Jupiteri te Dashi nga 20 dhjetori deri më 16 maj ju ofron një rast për njohje të reja por edhe udhëtime të përbashkëta. Gjithashtu lehtë mund të dashuroheni me një person që jeton jashtë shtetit, madje në gjysmën e parë të vitit 2023.

Planeti i dashurisë, Venera, do të lëvizë me hapa retrogradë nga 23 korriku deri më 2 shtator 2023, andaj mund të prisni kthimin e dashurisë së vjetër. Ka mundësi të pajtoheni me personin nga e kaluara, por do të bindeni që nuk është zgjidhja më ideale.

Nëse keni pyetur a do t’ju jetë viti 2023 më i suksesshmi në planin e dashurisë se ky i cili po vjen, përgjigjja është pozitive, vetëm që duhet patjetër të prisni pak dhe të jeni të durueshëm.

Nëse keni ndonjë marrëdhënie e cila është në fazën e dështimit, kini parasysh që Saturni nga muaji mars do të pastrojë të gjithë personat nga jeta juaj me të cilët në fakt ata nuk kanë vend më aty.

VIRGJËRESHA (23.07 – 22.08)

Horoskopi vjetor për vitin 2023 për Virgjëreshat tregon që, edhe pse gjithmonë udhëhiqen nga arsyeja dhe planifikojnë e analizojnë gjithçka, tani do t’u duhet të dëgjojnë pak më shumë zemrën.

Do t’i përshtatin planet, andaj misioni i tyre është të kërkojnë ekuilibrin midis arsyes dhe ndjenjave.

Virgjëreshave nuk u rekomandohet të rrezikojnë paratë e tyre duke investuar në projekte të dyshimta që premtojnë fitime të shpejta – ka një probabilitet më të lartë që pritjet të mos realizohen.

Udhëtimet do të jetë i dobishme, duke ofruar jo vetëm përvoja të këndshme, por edhe duke përmirësuar gjendjen fizike dhe emocionale.

Puna:

Merkuri i fundit retrograd në vitin 2022 fillon më 29 dhjetor, që do të thotë se në Vitin e ri 2023 hyni paksa mendjekrisur, konfuzë, me mendime jo edhe aq pozitive për një të ardhme më të mirë.

Merkuri retrograd do t’ju bëjë të mendoni që puna nuk po ju ecën, që asgjë nuk është organizuar siç duhet, por edhe që vetë nuk mund të lidheni me mendimet tuaja.

Mungesa e përqendrimit në punë do t’ju jetë problemi kryesor, dhe pikërisht duhet vetëm që të ngadalësoni deri më 19 janar kur Merkuri fillon të lëvizë përpara dhe të krijojë kushte për kuptimin dhe organizimin më të mirë të punës.

Jupiteri te Dashi nga 20 dhjetori deri më 16 maj ju sjell mundësi të shkëlqyeshme për zgjidhjen e problemeve të trashëgimisë, por edhe për mbikëqyrje të disa projekteve.

Planeti Mars te Binjakët nuk është në përkrahje tuajën deri më 25 mars 2023, sepse do të vërë në sprovë durimin tuaj në punë. Të tjerët do t’ju perceptojnë si një person të parëndësishëm dhe shumë të vrazhdë. Do të keni konflikte mendimesh të shpeshta me bashkëpunëtorët në periudhën deri para përfundimit të muajit mars.

Është me rëndësi të thuhet që ju jeni një ndër shenjat te të cilat hyrja e Saturnit te Peshqit, më 7 mars, më së shumti do të ndikojë, sepse një cikël i tillë do të zgjasë në tre vjetët e ardhshëm.

Saturni te Peshqit do të jetë shumë sfidues, sepse ndërrimi i partneriteteve afariste është shumë i sigurt dhe disa gjëra të vjetra patjetër duhet të rrënohen, për të ndryshuar marrëdhëniet e partneritetit të cilat do t’ju jenë të rëndësishme në punë.

Hyrja e Jupiterit te Demi nga 16 maji tregon që në pjesën e dytë të vitit do të keni më shumë gjasa për udhëtime të gjata. Është ky një rast i shkëlqyeshëm për arsimim dhe perfeksionim në fushën në të cilën jeni të punësuar.

Për shkak të Venerës retrograde gjatë korrikut dhe gushtit mund të merrni premtime për para, të cilat nuk do t’ju arrijnë në kohë. Në atë interval duhet të jeni të kujdesshëm me investimet.

Merkuri do të jetë retrograd në gusht, shtator, por edhe në dhjetor të vitit 2023, kështu që do të keni faza kur aftësia e të gjykuarit do t’ju jetë e zvogëluar.

Shëndeti:

Për shkak të ndikimit të Marsit nga Binjakët mund të rrezikoheni nga lëndimet në punë, por jeni edhe të ngathët, andaj keni përshtypjen që vazhdimisht diçka ju dhemb.

Hyrja në Vitin e ri me Merkurin retrograd do të aktivizojë sëmundjet e vjetra. Megjithatë, Saturni te Peshqit, nga 7 marsi, tregon që shëndeti do të jetë në vend të parë, sepse nga ai moment do të jeni shumë më të ndjeshëm.

Qëndrimi tepër ulur, mund të përkeqësojë shëndetin. Dhe këtu, asnjë ilaç nuk do të ndihmojë, por një ndryshim në zakonet e jetesës: ecja në natyrë, ushqimi i duhur dhe refuzimi i zakoneve të dëmshme (cigaret dhe alkooli).

Rekomandohet veçanërisht që t’i kushtoni vëmendje të mjaftueshme kujdesit për trupin tuaj, të shkoni më shpesh në masazhe, të cilat do të çlodhin trupin dhe mendjen tuaj.

Dashuria:

Hyrja në Vitin e ri me Merkurin retrograd ju sjell ndjenja konfuze, por edhe mungesë durimi, sepse Marsi te Binjakët është retrograd. Para jush është viti në të cilin shumë gjëra patjetër do të ndryshohen në marrëdhëniet emocionale.

Hyrja e Saturnit te Peshqit, më 7 mars, do të jetë një test i vërtetë për të gjitha Virgjëreshat të cilat janë të martuara apo bashkëjetojnë me dikë. Është nevoja për t’u përballur me faktin se shumë gjëra do t’ju duhet t’i përfundoni vetë, por edhe t’i harroni disa njerëz, nëse nuk e kanë vendin në jetën tuaj.

Saturni nga Peshqit do të vërë në sprovë ndjenjat tuaja dhe të partnerit, andaj ajo marrëdhënie do të jetë edhe më e fortë apo në një krizë të madhe presioni. Do të aktualizohet një problem i vjetër sërish, por do të keni përshtypjen që në marrëdhënien tuaj me partnerin mungojnë romantika dhe sfida të reja. Është ky rasti për pjesëmarrje në probleme të përbashkëta, andaj duhet të jeni të gatshëm për këtë. Marrëdhëniet që po dështojnë do të ndikohen shumë nga Saturni te Peshqit, andaj me siguri nuk do të zgjasin.

Hyrja e Saturnit te Peshqit do të zgjasë tre vjet dhe kjo është tërësisht kohë e mjaftueshme që ju dhe partneri të ndryshoni perceptimin për martesën dhe marrëdhëniet ndërmjet njerëzve.

Disa Virgjëresha do të dëshirojnë të jenë vetëm ose të distancohen nga të tjerët. Një gjë është e sigurt, dhe ajo është që liria personale do t’ju jetë më e rëndësishme se cilido parim.

PESHORJA (23.09 – 22.10)

Horoskopi vjetor për vitin 2023 për Peshoren tregon se viti për këtë shenjë nuk do të jetë i lehtë, por do të jetë jashtëzakonisht argëtues dhe dinamik. Është e mundur që ajo që bëjnë këtë vit t’i sjellë Peshores sukses në planin afatgjatë.

Ju keni mundësinë të përmirësoheni, të përparoni dhe të mësoni se si të krijoni marrëdhënie cilësore me të tjerët. Kontakti me njerëzit mund të nënkuptojë si në punë ashtu edhe në dashuri, por është e rëndësishme të mbroheni nga manipulimet gjatë njohjeve të reja, transmeton Telegrafi.

Puna:

Muajt janar dhe shkurt janë dukshëm të “vakët” në biznes dhe pa ngjarje të mëdha. Prisni ngjarje më intensive nga muaji mars – një periudhë për partneritete dhe bashkëpunime biznesi, punë të reja, avancime.

Hyrja e Saturnit në fushën e cila ka të bëjë me përditshmërinë në biznes, përgjegjësinë dhe kolegët nga ju do të kërkojë efikasitet të shtuar, më shumë përpjekje dhe përkushtim në punë, rutinë më të mirë në biznes – por, nga ana tjetër, aq më parë nga muaji maj – do t’ju sjellë zgjerim dhe ekspansion në fushën e biznesit dhe situatë më të mirë financiare.

Esenca me Saturnin në këtë fushë është – aq sa i jep vetes, aq edhe do të marrësh si këmbim… Yjet ju mbështesin, si dhe drejtimi juaj i brendshëm, ndaj mos u shqetësoni për financat, sepse paratë shfaqen gjithmonë në kohën e duhur.

Periudha nga gjysma e korrikut deri te gjysma e shtatorit nuk është e volitshme – mund t’ju sjellë probleme në realizimin e planeve, organizim të dobët të biznesit, por edhe shtim të shpenzimeve dhe investime të këqija. Shtatori, aq më parë tetori dhe nëntori – janë më të volitshëm.

Ju duhet të analizoni mundësitë tuaja financiare dhe të gjeni mënyra për të përmirësuar gjendjen tuaj financiare. Për shembull, ju mund të fitoni para nga hobi juaj, të filloni biznesin tuaj, të bëheni partner në projektin e dikujt tjetër – të gjitha këto opsione do të jenë të suksesshme.

Më së shumti shkoni pas qëllimeve tuaja dhe do të ndiheni të fuqizuar për të ndërmarrë veprime të reja. Rregullimet e rëndësishme të jetës do t’ju lejojnë të përparoni më shpejt. Ju presin përfitime financiare dhe mundësi për një punë të re.

Shëndeti:

Për Peshoret është koha që t’i rishqyrtojnë shprehitë e tyre madje edhe ato se çfarë qëndrimi kanë ndaj vetes.

Gjysma e parë e vitit është e favorshme për ato Peshore që kanë vendosur të kujdesen për shëndetin e tyre. Kushtojini vëmendje të veçantë rutinës suaj të përditshme dhe modeleve të gjumit.

Mos harroni për një dietë të ekuilibruar për të shmangur problemet me peshën e tepërt. Hani produkte të shëndetshme, të freskëta dhe organike. Mos harroni për aktivitetin fizik. Nëse është e mundur, filloni ditën me ushtrime të lehta, joga dhe fitnesi gjithashtu do të ishin opsione të shkëlqyera. Por mos e teproni – ngarkesat e tepërta mund të ndikojnë negativisht në gjendjen e trupit në tërësi.

Saturni është në fushën e sëmundjeve dhe kërkon që me tematikën shëndetësore të merreni me përgjegjësi. Probleme të shtuara për të sëmurët kronikë.

Dashuria:

Vitin e filloni me Jupiterin në fushën e partneriteteve, me sunduesen tuaj Venerën midis Merkurit dhe Plutonit retrogradë në fushën e cila lidhet me familjen, por edhe me të kaluarën dhe me Marsin, planetin partner, i cili është retrograd në fushën tuaj të fatit.

Gjithçka tregon për përcaktime të mëdha në çështjet e dashurisë, ngjarje dhe ndryshimet të forta do të jenë të pranishme në gjysmën e parë të vitit.

Kjo është një periudhë për fejesa, martesa dhe fillim të jetës së përbashkët (sepse do të jeni të gatshëm edhe partneri edhe ju të merrni vendime të rëndësishme për avancimin e marrëdhënies), por gjithashtu edhe periudhë në të cilën ato marrëdhënie të cilat kanë plotësuar qëllimin e tyre nuk do të ekzistojnë më – për çka është posaçërisht i rëndësishëm muaji prill kur keni qenien e Diellit në fushën e partneritetit.

Zënia e diellit në shenjën tuaj në muajin tetor te personat që janë në lidhje dashurie do të aktivizojë sfidën e hyrjes në një histori sekrete emocionale – gjë që për pasojë mund të ketë momente të reja vendimtare, por vetëm në vitin 2024.

Kur bëhet fjalë për ata që nuk janë në lidhje dashurie, në këtë vit do të kenë rregullim përfundimtar dhe përcaktim të marrëdhënieve të kaluara, të cilat disi kanë mbetur të heshtura brenda tyre. Prandaj fillimi i vitit është posaçërisht i përshtatshëm, si edhe periudha nga gjysma e muajit korrik deri në muajin shtator.

Për dashuri të reja muajt mars dhe prill janë fantastikë dhe atëherë mund të shfaqet personi me të cilin do të mund shpejt të filloni një bashkim serioz. Po ashtu, qershori dhe periudha deri në gjysmën e korrikut janë të shkëlqyeshëm dhe ju sjellin dashuri të ngrohtë dhe të fuqishme në jetë.

Kapërcejeni periudhën dhe pjesën e dytë të korrikut – pjesa e parë e shtatorit do t’ju sjellë diçka që do t’ju duket si përrallë, por shumë shpejt do të shndërrohet në pritje të zhgënjyera. Muajt tetor dhe nëntor janë solidë.

Kultivoni marrëdhënie të qëndrueshme. Vlerësoni të dashurit tuaj dhe përpiquni t’i kuptoni më mirë. Mos kërkoni nga shpirti binjak atë që nuk jeni në gjendje t’i jepni vetes. Mësoni t’u besoni ndjenjave tuaja, tregoni dashurinë, ngrohtësinë, kujdesin, të cilat janë karakteristike për Peshoren nga natyra.

Çdo marrëdhënie që krijoni është e rëndësishme të filloni me ndershmëri, sepse mashtrimi dhe madje edhe vetë-mashtrimi mund të kenë një efekt të keq në të ardhmen dhe të shkatërrojnë atë që keni ndërtuar. Merrni vendime me kujdes dhe me kujdes. Nëse dikush ju zhgënjen dhe ju lëndon, përkushtohuni dhe mendoni se kujt njerëzve ia vlen t’u jepet një shans. 2023-ta mund t’ju sjellë mësime të rëndësishme për faljen.

AKREPI (23.10. – 22.11.)

Horoskopi vjetor për Akrepat tregon që këtë shenjë temperamente dhe misterioze e pret një luftë e vështirë, sepse ky do të jetë viti kur filloni të merrni përsipër sundimin e jetës suaj!

Ka mundësi që të ndieni përparim në të gjitha fushat e jetës. Është me rëndësi t’i përkushtoheni vetes, të punoni në veten tuaj dhe të mos jeni rob i pritjeve apo presioneve të të tjerëve.

Mundësia për të testuar forcën tuaj, për të fituar përvoja të pazakonta do të ndjekë gjithmonë Akrepat gjatë gjithë vitit.

Puna:

Agonia e cila ka filluar në marsin e vitit 2020 përfundimisht merr fund më 7 mars 2023, kështu që më e keqja ka kaluar, ndërsa gjërat vendosen pikërisht në atë mënyrë për të fituar atë që e meritoni.

Megjithatë, duhet pasur parasysh që Marsi retrograd deri në janarin e vitit të ardhshëm, dhe nga 12 janari e më tutje disa Akrepa kanë rastin që në shpejtësi të ndërrojnë vendin e punës, në mënyrë që në muajin mars pikërisht të jenë atje ku në një mënyrë i çon fati.

Jupiteri nga 20 dhjetori sjell shanse të reja afariste, që gjithsesi në fund të marsit do të rezultojë me ndonjë ofertë pune, e cila do të jetë shumë e mirë për ju. Edhe kur hyjmë në Vitin e ri ju ende e ndieni peshën nga Saturni te Ujori dhe nuk shihni asgjë të mirë, sepse tashmë dy vjet po hasni në pengesa të cilat ju kanë ngadalësuar të realizoni qëllimet tuaja.

Shpërblimet për angazhimet tuaja përfundimisht fillojnë të arrijnë në muajin mars kur Saturni hyn te Peshqit.

Më 16 maj, Jupiteri hyn te Demi dhe ndryshon partneritetin tuaj afarist për çështje financash. Kjo do të thotë që bashkëpunimi me Demat mund të jetë i dobishëm.

Planeti i biznesit tuaj, Marsi, ende është retrograd dhe për këtë shkak po vendnumëroni, por duhet ta dini që nga janari fillon shumëçka të ndodhë konkretisht dhe do të dini se cili është për ju vendimi i duhur afarist.

Në muajin mars, pos hyrjes së Saturnit te Peshqit, edhe Marsi hyn te Gaforret, andaj do të keni gjasa të shkëlqyeshme planetare për një ndryshim më të mirë në biznes.

Pjesa e dytë e vitit 2023 sjell një lehtësim të madh, sepse nuk do ta ndieni barrën të cilën e bartni tashmë dy vjet e gjysmë.

Viti 2023 është shumë i suksesshëm për ju, por do të shihni që ndryshimet kryesore vijnë në pjesën e dytë të vitit, kështu që duhet vetëm të jeni të durueshëm.

Shëndeti:

Në dy vjetët e fundit shumë gjëra ju lëndojnë, para së gjithash, mushkëritë tuaja për shkak të Saturnit te Ujori i cili është atje në më muajin mars.

Rrugët e frymëmarrjes janë të ndjeshme, ndërsa Marsi është retrograd deri më 12 janar, andaj mund të themi se pas kësaj date do të ndodhë stabilizimi.

Pjesa e dytë e vitit 2023 ju sjell përmirësim të gjendjes shëndetësore, transmeton Telegrafi.

Dashuria:

Për shkak të Saturnit te Ujori, nga marsi i vitit 2020, i cili gjithë kohën është aty, kanë përfunduar shumë martesa dhe lidhje dashurie, të cilat në fakt as që është dashur të ekzistonin. Ankthi që ndieni në nivelin emocional dhe marrëdhënia që potencialisht po dështon, sigurisht që duhet të përfundojë në mars 2023, kur po hyni në një periudhë ndryshimesh të mëdha.

Urani te Demi kërkon më shumë liri në marrëdhëniet emocionale dhe çfarëdo pasurie dhe xhelozie mund të jenë vetëm kundërproduktive. Ju nuk mund të jeni “ai personi i mëparshëm” i cili mban çdo gjë nën kontroll sikur të jetë pronë juaja.

Ka nevojë për më shumë kompromise dhe përshtatje në çfarëdo marrëdhënieje dhe ky është një leksion kryesor në dashuri, të cilin është dashur ta mësoni dy vjetët e fundit. Keni parë që liria është një ndër gjërat më të rëndësishme, madje edhe kur bëhet fjalë për dashurinë.

Saturni, më 7 mars, hyn te Peshqit dhe ju sjell një shans për një lidhje serioze emocionale me dikë i cili ju është përkushtuar juve. Është ky një rast që të realizoni marrëdhënie të qëndrueshme të cilat janë e kundërta e marrëdhënies që e keni pasur tashmë dy vjet e gjysmë.

Keni pasur shumë dështime, si në planin emocional ashtu edhe në atë afarist. Para së gjithash, kjo kishte të bënte me marrëdhënien me një person nga familja, andaj edhe ajo situatë do të zgjidhet në fillim të marsit 2023.

Jupiteri dhe Venera te Dashi në muajin mars mund t’ju sjellin një njohje interesante nëpërmjet kontakteve afariste. Ai është dikush i cili është njeri i aksioneve dhe me plot ambicie, por do t’ju befasojë me qasjen e tij të drejtpërdrejtë.

Për shkak të Uranit te Demi, mësoni të jeni të durueshëm, që është sikur të dëshironi dikë, por që të mos jeni vazhdimisht bashkë. Distancimi në marrëdhënie mund të ketë një efekt veçanërisht të mirë në natyrën tuaj emocionale.

Venera retrograde në muajt korrik dhe gusht do t’ju sjellë kthimin në të kaluarën dhe paraqitjen e personit të cilin dikur e keni dashur shumë.

Megjithatë, kur shikojnë gjithë vitin 2023, prisni një kthesë pozitive në planin e dashurisë nga muaji mars kur planetët të fillojnë të punojnë për ju.

SHIGJETARI (22.11 – 21.12)

Horoskopi vjetor për vitin 2023 për Shigjetarin sjell energji të shtuar, nevojën për të marrë vendime të rëndësishme, si dhe zhvillimin e të menduarit strategjik.

Çdo hap në këtë vit mund të jetë i rëndësishëm, ndaj analizoni me kujdes gjithçka që dëshironi të arrini.

Largohuni nga stresi i akumuluar, përpiquni gjithmonë për lumturi dhe lehtësim.

Puna:

Jupiteri, sunduesi juaj dhe planeti i fatit, ka hyrë te Dashi, andaj përfundimisht jeni zgjuar dhe dëshironi ndryshime konkrete, jo vetëm në punë, por edhe në të gjitha fushat. Jeni të gatshëm për veprime të shpejta dhe të papritura, të cilat mund t’jua ndryshojnë jetën.

Një cikël i tillë do të zgjasë deri më 16 maj kur janë të mundshme rastet e papritura pozitive, të cilat mund t’ju çojnë në një drejtim tjetër.

Marsi është retrograd te Binjakët tashmë dy muaj, andaj kriza e partneritetit afarist do të zgjasë. Provoni shumëçka të ndryshoni, por nuk arrini, sepse çdo gjë vonohet për shkak të lëvizjes retrograde të këtij planeti.

Për shkak të ndikimit të Marsit nga fusha e shtatë, shumë persona i japin të drejtën vetes të kritikojnë punën tuaj, andaj njëherësh jeni nën presionin që gjërat duhet t’i bëni në një mënyrë tjetër. Megjithatë, hyrja e Marsit te Gaforrja në marsin e vitit 2023, sjell një lëvizje dhe zgjidhje konkrete.

Ju jeni një ndër shenjat e horoskopit (Shigjetarët, Peshqit, Binjakët dhe Virgjëreshat), të cilët nga 7 marsi, kur Saturni hyn te Peshqit, do të kenë ndryshimet më të mëdha. Këto janë më shumë se ndryshime, mund të thuhet që ato janë ngjarje, të cilat ndryshojnë mënyrën tuaj të jetës, vendbanimin, por dhe drejtimin tuaj të karrierës.

Për shkak të hyrjes së Saturnit te Peshqit lehtë mund të shpërnguleni apo të ndërroni vendin e punës. Kur Jupiteri, më 16 maj, hyn te Demi, ju presin oferta të reja afariste dhe do të jeni aktual në pjesën e dytë të vitit 2023.

Kini parasysh që Saturni te Peshqit do t’ju imponojë një kthesë jetësore, në mënyrën që të ndryshoni rrjedhën e jetës suaj dhe të kuptoni cilat janë prioritetet. Esenca është që për shkak të Marsit retrograd nuk shihni se cili është vendimi i duhur për ju dhe ai trend to të vazhdojë deri më 12 janar, andaj kini parasysh që edhe Merkuri është retrograd nga 29 dhjetori deri më 19 janar. Vetëm pas kësaj gjërat do të marrin rrjedhën e tyre, në mënyrë që në mars më në fund të merrni një tregues të një cikël të ri, i cili ka të bëjë me punën tuaj.

Çdo lloj komunikimi është i vështirë për shkak të Marsit retrograd, ndaj nuk mund të negocioni as në favorin tuaj. Ajo që pason nga marsi i vitit 2023 do të zgjasë deri në shkurt të vitit 2026, kështu që përgatituni për një lëvizje të çmendur dhe ndryshime të fatit.

Jupiteri te Demi, nga 16 maji, ju sjell zgjerim të punës apo fushës në të cilën punoni, andaj gjithsesi do të keni më shumë gjasa të punoni atë që dëshironi.

Muajt korrik dhe gusht të vitit 2023 nuk janë të mirë për marrje të vendimeve afariste, sepse Venera do të jetë retrograde. Po ashtu, atëherë nuk është momenti të ndërroni punën.

Shëndeti:

Në gjysmën e parë të vitit janari është i pafavorshëm nga ana energjike, por periudha nga shkurti deri në prill është shumë e mirë.

Marsi te Binjakët nuk ju përshtatet, andaj tash e disa vite ndieni dhembje të ndryshme, keni mungesë energjie, ndërsa stresi ndikon në shëndetin tuaj. Kështu do të jetë deri në muajin mars.

Jupiteri hyn te Demi në muajin maj, andaj do të kënaqeni më shumë në ushqim, por ndikimi i Saturnit do t’ju dobësojë, sepse do të shohin se ngjarjet e përditshme ndikojnë vërtet në numrin e kilogramëve.

Në vitin e ardhshëm do të duhet të kujdeseni më shumë për shëndetin tuaj, por edhe të ndryshoni disa shprehi për mirë. Do t’ju interesojnë kurset e fitnesit, të ushqyerit. Konsultoheni me ekspertë për tema të shëndetit.

Dashuria:

Përfitoni nga mundësitë që ju janë paraqitur dhe përpiquni të përfundoni gjithçka të rëndësishme deri në fund të majit. Pas kësaj, do të keni më pak kohë dhe vullnet për gjëra të mëdha.

Nuk mund të mburresh me një jetë dashurie tepër të suksesshme në periudhën e fundit. Epo, kjo po ndryshon dhe yjet do të mbështesin përpjekjet tuaja. Kjo do të jetë një kohë e mirë për të rifreskuar jetën tuaj të dashurisë dhe raportet në familje.

Merkuri retrograd fillon më 29 dhjetor dhe ju sjell thirrje nga e kaluara rreth Vitit të Ri. Mund t’ju shkojë mendja që të pajtoheni me personin me të cilin dikur keni qenë në lidhje dashurie, mirëpo ky do të jetë tërësisht një vendim i gabuar, sepse pas 19 janarit çdo gjë do të duket më reale.

Marsi në fushën e shtatë Shigjetarëve të martuar u sjell shumë fjalë të gabuara, debate dhe tensione. Ato janë debate të gjata pa fund, të cilat tingëllojnë në mënyrë cinike dhe nuk ka kurrfarë dobie nga kjo. Ai trend mund të jetë aktual deri në marsin e vitit 2023, pastaj do të jeni të gatshëm që të gjithëve “t’u thoni atë që mendoni”.

Kini parasysh që Jupiteri ka hyrë te Dashi, dhe ato janë romanca të shpejta, dashuri të lehta dhe njohje të reja. Në intervalin nga 25 dhjetori deri më 16 maj mund të keni njerëz të rinj në jetën tuaj.

Vera do të jetë stina e rikuperimit: fati ka përgatitur surpriza të ëmbla për ju. Do të përjetoni dashuri dhe pasione të reja që do t’ju ringjallën entuziazmin, veçanërisht nëse keni përfunduar një histori të rëndësishme disa muaj më parë.

Ju tërheqin Deshtë, por edhe personat të cilët merren me sport. Në vendet publike do të ketë njohje të reja. Nëse jeni në lidhje të gjatë dashurie, mund të dëshironi të zgjeroni familjen.

Hyrja e Saturnit te Peshqit do të ndikojë patjetër në mënyrën se si ndiheni. Nuk duhet hequr nga mendja që kriza emocionale patjetër do të ketë nga muaji mars deri në tre vjetët e ardhshëm. Do të ndryshojë mënyra me të cilën dashuroni, por edhe do t’i shfaqni ndjenjat tuaja.

Disa ngjarje familjare patjetër do të ndikojnë te ju në tre vjetët e ardhshëm dhe për këtë shkak kujdesin për të tjerët do ta përjetoni krejtësisht ndryshe.

BRICJAPI (22.12 – 20.01)

Ju shikoni punët tuaja, por ky zakon juaji mund të krijojë probleme në vitin 2023. Nëse i “thirrni” problemet dhe nuk përballeni me to sapo i vini re, ato mund të përshkallëzohen.

Në tremujorin e parë të vitit, Marsi është në hovin e plotë ndërsa heshtja juaj mund të mbulojë parregullsitë psikike, të cilat mund të çojnë deri në probleme shëndetësore.

Në jetën profesionale, ju mund të keni mundësi për t’i rregulluar gjërat dhe për t’i drejtuar ato në drejtimin e duhur, dhe kur bëhet fjalë për marrëdhëniet dhe lidhjet, shprehja e ndjenjave dhe nevojave tuaja mund t’ju ndihmojë të merrni atë që ju nevojitet nga njerëzit afër jush.

Puna:

Merkuri retrograd i cili përfaqëson fushën tuaj të punës zyrtarisht fillon në mënyrë retrograde më 29 dhjetor dhe me atë ecje do të vazhdojë deri më 19 janar, që do të thotë në vitin e ri do të hyni me negociata dhe punë të papërfunduara.

Keni pritur realizimin e disa planeve deri në fund të vitit, por ai realizim thjesht nuk do të ndodhë, sepse edhe Merkuri edhe Marsi para përfundimit të vitit janë në ecje retrograde. Ju jeni në një fazë kur ka filluar periudha juaj, ndërsa keni ide për biznes të pavarur, i cili ende nuk mund të realizohet.

Jupiteri dhe Dashi nga 20 dhjetori ju ofrojnë mundësinë e marrjes me patundshmëri, por vetëm pas 19 janarit.

Marsi te Binjakët deri në mars të vitit 2023 ju sjell një komunikim të vështirë, por, para së gjithash konfuz me bashkëpunëtorët, andaj në bazë të informacioneve gjysmake nxirrni konkluzione të cilat do të rezultojnë si joreale.

Në dy vjet e gjysmë të fundit për shkak të Saturnit te Ujori jeni marrë me financa dhe kjo gjë në fund të marsit nuk do të jetë më prioritet juaji. Për këtë shkak shpesh keni pasur përshtypjen që po punoni shumë më tepër sesa fitoni, mirëpo edhe kjo gjë do të ndryshojë deri në marsin e vitit 2023.

Nëse keni dilemë lidhur me punën, nuk duhet të mendoni fare deri në 19 janar, derisa Merkuri të fillojë me ecje drejt, andaj gjërat vetvetiu do të bëhen më të qarta.

Hyrja e Saturnit te Peshqit ju sjell bisedime serioze në pjesën e dytë të vitit 2023, andaj me vendimet tuaja patjetër do të ndikoni në rrjedhën e fatit tuaj. Është jashtëzakonisht e rëndësishme t’i kushtoni vëmendje se çfarë premtoni dhe çfarë kontrata nënshkruani, në mënyrë që të merrni vendimet e duhura. Do të jeni të përqendruar më së shumti në marrëdhëniet me njerëzit nga rrethi juaj, blerje të veturës, udhëtime të shkurtra, por edhe në ndryshimin e të menduarit të tanishëm.

Viti 2023 është jashtëzakonisht i favorshëm për ju nga data 16 maj, sepse Jupiteri nga Demi dhe Saturni nga Ujori do t’ju sjellin lajme të favorshme dhe mundësi të mira. Edhe pse aktualisht nuk duket ashtu, viti 2023 ju sjell një lehtësim të madh.

Për shkak të Jupiterit te Demi nga 16 maji zyrtarisht keni gjasa të punoni diçka më kreative.

Shëndeti:

Jupiteri te Dashi nuk është në favorin tuaj, andaj me siguri do të keni dhembje koke. Pjesa e dytë e vitit 2023 është më i qëndrueshëm kur është fjala për shëndetin.

Deri në mars të vitit 2023 do t’i keni të ndjeshme rrugët e frymëmarrjes, pastaj në pjesën e dytë do ta kuptoni që situatat stresuese megjithatë ndikojnë në gjendjen tuaj shëndetësore.

Ndikimi i yjeve mund të mbetet i favorshëm për shëndetin tuaj. Ndërsa viti përfundon, Jupiteri mund të rrisë nivelet tuaja të energjisë, gjë që mund t’ju ndihmojë të zgjidhni çdo problem me të cilin mund të përballeni.

Dashuria:

Në fund të pranverës ju presin ndryshime të rëndësishme që do të kenë një ndikim të madh në aspektet kryesore të jetës suaj, veçanërisht në familjen, dashurinë dhe krijimtarinë tuaj. Gjatë kësaj periudhe mund të keni ndjesinë se gjithçka rreth jush po përshpejtohet dhe se mund të mos arrini të ruani një ritëm të tillë në çdo moment.

Venera, planeti i dashurisë, ende gjendet në shenjën tuaj, andaj jeni më emocional, por edhe i gatshëm për njohje dhe aventura të reja. Kjo është një periudhë kur punën nuk e keni plotësisht prioritet por dëshironi edhe që të relaksoheni në çdo pikëpamje.

Pjesa më e madhe e pranverës dhe verës do të karakterizohet nga marrëdhënie të thella dhe komplekse ndërpersonale, me prirje për të anashkaluar apo thyer disa rregulla. Nëse keni mundësinë të rrezikoni, mos luani gjithçka ose asgjë, por qëndroni racional. Kur vendosni për një drejtim, qëndroni të qëndrueshëm dhe mos e torturoni veten me pyetje se çfarë do të kishte ndodhur nëse do ta kishit bërë ndryshe.

Venera ju sjell takime në vende publike, por edhe mundësi të dashuroheni në mënyrë të papritur. Mirëpo, kjo nuk është periudhë afatgjatë, sepse periudha e vërtetë vjen nga muaji maj kur Jupiteri hyn te Demi, andaj do të mund të realizoni një lidhje emocionale me dikë të cilin vërtet e pëlqeni.

Nëse jeni të martuar, është e mundshme të shtoni familjen. Nëse shumë vite jetoni me dikë dhe nuk e keni bërë publike marrëdhënien tuaj, nga marsi dhe maji Jupiteri dhe Saturni krijojnë kushte që dashuria të fitojë dhe zyrtarisht të kurorëzoni martesën.

Pjesa e dytë e vitit 2023 është premtuese kur bëhet fjalë për dashurinë. Kur në muajt korrik dhe gusht Venera të jetë retrograde deri më 4 shtator, duhet të prisni ftesë nga e kaluara e cila nuk do të jetë opsioni i duhur në atë moment.

Kënaquni me magjitë e vitit të ri, i cili do të jetë i favorshëm vetëm nga muaji maj.

UJORI (21.01 – 18.02)

Ujorëve, viti do t’u sjellë shqetësime të veçanta në lidhje me familjen dhe të afërmit, por forca e tyre e brendshme do t’u lejojë t’i përballojnë me sukses pothuajse të gjitha problemet.

Projektet e reja përfituese apo gjasat për karrierë do t’ju ofrojnë rastin që të përmirësoni dukshëm situatën tuaj financiare, ndërsa rrethi i afërm do t’ju ofrojë jo vetëm ndihmë, por edhe momente të këndshme për komunikim interesant.

Problemet që kanë të bëjnë me karrierën me sukses të posaçëm do t’i zgjidhin ata Ujorë, të cilët do të mbështeten jo vetëm në cilësitë e tyre profesionale, por edhe në vullnetin e tyre personal.

Puna:

Ju jeni një shenjë horoskopi që ka pësuar në goditjen më të madhe të fatit nga marsi i vitit 2020 dhe ai cikël më në fund do të përfundojë më 7 mars 2023. Kjo nënkuptonte një transformim të plotë personal dhe profesional, por ajo periudhë është ende në vazhdim.

Nëse ekziston edhe ndonjë element i jetës i cili ka mbetur i paprekur me ndikimin e Saturnit, dijeni që do të ndodhë nga 12 janari deri më 7 mars. Përveç Merkurit retrograd para Vitit të Ri edhe muaji janar deri më 16 maj ju pret një vit i shkëlqyeshëm për negociata dhe përfundim të dokumentacionit. Është e mundshme blerja e një veture të re, një nënshkrim i cili do të shënojë karrierën tuaj apo arritja e ndonjë rezultati në negociata të cilat do t’ju japin ndjenjën që ju keni “fituar”.

Saturni, planeti i karmës, nga 7 marsi hyn te Peshqit, andaj ju sjell një lehtësim të madh dhe zgjidhjen e problemeve me të kaluarën. Thjesht, atëherë do ta kuptoni që i keni përballuar të gjitha pengesat dhe jeni bërë një person më ndryshe në raport me atë të cilin e keni njohur para dy vjetësh.

Nga 16 maji, Jupiteri ju jep rastin të zgjidhni çështjet e banimit. Për shkak të Saturnit te Peshqit nga marsi i vitit 2023 deri në shkurt të vitit 2026, hyni në një periudhë kur do të detyroheni të kurseni. Është ajo një periudhë jetësore kur paratë fitohen vetëm në bazë të punës rëndë. Janë ato para të cilat mund t’ju takojnë nëse vërtet i keni merituar, mirëpo njëherësh edhe të kuptoni që duhet patjetër të hiqni dorë nga disa gjëra nëse dëshironi të keni atë që dëshironi ta financoni.

Ujorët në vitin 2023 patjetër do të detyrohen të mësojnë të kursejnë. Një gjë është e sigurt, Saturni do t’ju mësojë me vlera të tjera jetësore, andaj paraja do të humbë atë qëllim çfarë ishte te ju më parë.

Viti 2023 është vit kur jeta juaj në biznes do të fillojë nga “zeroja”, posaçërisht kur kihet parasysh që Saturni del nga shenja juaj në muajin mars, andaj përfundimisht do të keni rastin të vazhdoni përpara dhe të filloni diçka të re.

Shfrytëzojeni Jupiterin te Dashi deri më 16 maj në mënyrë që merrni lajme të mira, t’i bindni njerëzit për qëndrimet tuaja dhe në mënyrën më të mirë të komunikoni me njerëzit e rrethit tuaj.

Shëndeti:

Ujori do të duhet të ketë prioritet ruajtjen e shëndetit. Ju duhet të kuptoni se vetëm kur ndiheni mirë mund të mendoni qartë dhe të krijoni më pak probleme për veten tuaj. Në këtë kuptim, gjysma e parë e vitit mund të jetë problematike – janë të mundshme sëmundjet sezonale, por edhe intensifikimi i sëmundjeve kronike apo aktivizimi i një problemi që tashmë e kishit dhe mendonit se e kishit kapërcyer. Zgjidhja për të gjitha sëmundjet tuaja është trajtimi i duhur, pa vonesë.

Ju jeni një ndër shenjat të cilave në dy vjet e gjysmë të fundit shëndeti më së shumti ju është rrezikuar. Këtë e merrni me vete edhe në Vitin e ri, sepse vetëm në muajin mars Saturni del nga shenja juaj dhe ju sjell lehtësim.

Duhet të punoni në zakonet tuaja të shëndetshme jetësore, por edhe të vizitoheni më shpesh te mjeku kur për të keni nevojë. Krizat psikologjike nëpër të cilat keni kaluar, para së gjithash depresioni, do të marrin fund në muajin mars të vitit 2023.

Dashuria:

Për shkak të ndikimit të Saturnit në shenjën tuaj keni thyer të gjitha prangat dhe barrierat dhe nuk jeni të sigurt që keni nevojë për kurrfarë marrëdhëniesh detyruese.

Shumë Ujorë kanë kaluar fazat nga krizat, ndarjet deri te kuptimi që martesa nuk është zgjidhja e duhur për ta. Një gjë është e sigurt, liria ju është më e rëndësishme, mirëpo edhe koha të cilën e kaloni vetëm.

Saturni te Ujori do të duhej të arrijë qëllimin e vet, e ai është rrënimi i institucionit të martesës çfarë e kemi njohur deri tani, kështu që dashuria është shumë më tepër e lidhur me lirinë dhe pavarësinë.

Saturni në shenjën tuaj ju ka izoluar mjaft, andaj nga shumë njerëz thjesht jeni larguar apo vetëm keni pasur korrespondencë nëpërmjet internetit, sepse kështu më shumë ju është përshtatur. Kontakti fizik i takimeve ka marrë një dimension të ri në marrëdhëniet tuaja emocionale, sepse keni konsideruar që rrallëkush e ka kuptuar gjendjen nëpër të cilin kalonit.

Në muajin mars, Saturni do largohet nga shenja juaj dhe qëndrimi beqar do bëhet më pak argëtues. Pikërisht atëherë filloni të krijoni hapësirë për dikë në jetën tuaj.

Në muajin mars, nën ndikimin e Jupiterit dhe Venerës te Dashi, do të ndodhë një flirt nëpërmjet porosive, kur papritur mund edhe të dashuroheni. Do të ketë pasion dhe kthesa të shpejta, por më në fund do të ndryshoni pas 7 marsit kur Saturni të largohet nga shenja juaj dhe të sjellë çlirimin emocional.

Deri në mars të vitit 2023 gjithë të kaluarën patjetër duhet ta lini pas vetes. Edhe marrëdhëniet e këqija duhet patjetër të “pastrohen”.

Por kujdes: me Jupiterin në Dem, nga muaji maj, dikush mund të fillojë t’ju bëjë presion me propozimin e një bashkëjetese për të cilën ndoshta nuk do të ndiheni gati. Ndoshta! Momentet tuaja të krizës do të jenë si gjithmonë në verë.

Për shkak të Merkurit dhe Marsit retrogradë deri rreth 20 janarit do t’ju paraqitet një person nga e kaluara dhe personat e tillë mund të jenë aktualë vetëm deri në muajin mars, atëherë kur ndodhin kthesa drastike dhe njohje të reja.

Në fakt, në gjysmën e dytë të vitit 2023 juve do t’ju ndodhë një çlirim. Kjo mund të nënkuptojë edhe fundin marrëdhënieve të cilat po zvarriten me vite të tëra, por njëherësh edhe një fillim i ri emocional dhe gatishmëria juaj që të dashuroni dikë sërish.

Gjysma e dytë e vitit 2023 do të sjellë eksperienca të reja. Të vetmuarit do të takojnë një person interesant dhe do të mendojnë seriozisht për një të ardhme të përbashkët. Sidoqoftë, është e pamundur të krijosh një bashkim të plotë pa besim dhe sinqeritet, dhe do të jetë e vështirë për Ujorin të hapet ndaj ndjenjave të forta. Sidoqoftë, horoskopi i dashurisë këshillon që në vitin 2023 të mos braktisni planet romantike.

PESHQIT (21.01 – 18.02)

2023 do të jetë një vit shumë interesant, do t’ju sjell sukses, por vetëm nëse luani sipas rregullave të tij!

Muajt e parë do t’ju duhet ende të përballeni me disa shqetësime familjare të sjella nga Marsi, të cilat do t’ju shqetësojnë shumë.

Saturni në shenjën tuaj, nga muaji mars, do t’ju çojë në zgjedhje të rëndësishme, të cilat do të afirmojnë pavarësinë, vendosmërinë dhe vendosmërinë tuaj.

Dashuria nuk do të jetë më një domosdoshmëri, por një trill për t’u shijuar.

Puna:

Përpara jush është një vit që parashikon një nga ciklet më të rëndësishme të jetës që do të zgjasë tre vjet. Saturni, planeti i karmës, në shenjën tuaj hyn, më 7 mars, dhe do të qëndrojë atje deri më 14 shkurt 2026, që do të jetë një kohë më shumë se e mjaftueshme të ndryshoni shumicën e fushave të jetës suaj.

Ju jeni shenja që do të pësojë ndryshimet më të mëdha gjatë vitit 2023, edhe pse mund të mos jeni gati për një gjë të tillë. “Nëse nuk shkojnë gjërat sipas planit, shkojnë sipas fatit”, është një fjali e cila mund të shpjegojë lehtësisht ndikimin e Saturnit që krijon ngjarje ciklike që ndryshojnë rrënjësisht jetën tonë.

Marsi retrograd në dy muajt e fundit ka qenë retrograd, andaj përkeqëson situatën tuaj financiare apo sjell shpenzime të papritura. Edhe pse Marsi, më 12 janar, lëviz përpara, kini parasysh që deri në muajin mars mund të keni vështirësi kur bëhet fjalë për përfitime.

Hyrja e Saturnit te shenja juaj për shumicën e pjesëtarëve të shenjës suaj sjell ndryshimin e vendit të punës apo të drejtimit profesional.

Gjatë dy vjet e gjysmë të fundit, Saturni te Ujori ju ka përballur me armiq të fshehtë në punë dhe deri në fund të 7 marsit të vitit 2023, gjithçka do të dalë në sipërfaqe që ju të filloni një cikël të ri dhe të merrni vendime që do t’ju ndryshojnë jetën.

Vendimet që do t’i merrni në pjesën e dytë të vitit të ardhshëm patjetër do të ndikojnë në të ardhmen tuaj. Saturni do t’ju vërë në sprova të ndryshme, andaj është e mundshme një luftë me pasigurinë, por do ta keni të vështirë të qëndroni në qëllime të caktuara, sepse Saturni do të përpiqet t’ju vështirësojë dhe të ngadalësojë realizimin e planeve tuaja.

Ndikimi i Jupiterit te Dashi është i mirë për financat, por ai ndikim më së shumti do të ndihet në muajin mars kur Marsi hyn te Gaforrja dhe del nga Binjakët.

Merkuri retrograd fillon më 29 dhjetor dhe do të zgjasë deri më 19 janar, që do të thotë se raportet me partnerin afarist janë të paqëndrueshme, andaj në atë periudhë nuk duhet të provoni të përmirësoni komunikimin, i cili para Vitit të ri do të jetë më i vështirë.

Është me rëndësi që të dini që Saturni dëshiron viktimizim, andaj në punë, si edhe në të gjitha fushat e jetës do të detyroheni të përpiqeni shumë më tepër në mënyrë që të realizoni qëllimet tuaja.

Saturni është një ndër sfidat më të mëdha për çdo njeri, i detyron të dorëzohen, sepse është një “periudhë e vështirë”. Mirëpo, kjo është pjesë përbërëse e ndryshimeve të cilat vitin e ardhshëm do të jenë të domosdoshme.

Nën ndikimin e Jupiterit nga Demi nga 16 maji do të keni gjasa të mira për udhëtime të shkurtra, përfundim të dokumentacionit, por mbase edhe blerje të një veture të re.

Shëndeti:

Për shkak të ndikimit të Marsit te Binjakët, ka mundësi për lëndime për shkak të pakujdesisë.

Saturni në shenjën tuaj “kërkon” që t’i kushtoni vëmendje gjendjes së shëndetit tuaj mendor dhe fizik, të rregulloni zakonet tuaja, të kontrolloni veten, të relaksoheni mjaftueshëm, por edhe të jeni fizikisht aktiv.

Do të lodheni shpejt dhe do të detyroheni të filloni të bëni një jetë më të shëndetshme.

Jeni ndër shenjat të cilave në vitin e ardhshëm shëndeti do t’u jetë shumë i ndjeshëm, transmeton Telegrafi.

Dashuria:

Me Merkurin retrograd, nga 29 dhjetori, prisni një rikthim në të shkuarën. Personi të cilin dikur e keni dashur sërish do të dëshirojë të ripërtërijë lidhjen me ju, edhe pse kjo mund të ju duket si një ide e mirë, e rëndësishme është që më 19 janar do ta kuptoni që ato ndjenja nuk kanë qenë reale.

Kthimi në lidhjen e vjetër nuk është kurrfarë zgjidhjeje, sepse para jush është viti në të cilin duhet t’ju ndryshojë jeta në tërësi. Për shkak të ndikimit të Marsit te Binjakët, është e lehtë t’ju provokojnë, t’ju nervozojnë fjalët e tepërta dhe debatet të cilat nuk çojnë askund.

Hyrja e Saturnit te shenja juaj, më 7 mars, patjetër do të ndryshojë qëndrimin tuaj ndaj dashurisë. Do të jeni të lëndueshëm, por njëherësh do të kuptoni që do të ndiheni mirë kur të kaloni më shumë kohë vetëm.

Peshqit të cilët janë të martuar, në tre vjetët e ardhshëm mund të kenë kriza, sepse ndjenjat do të ndryshojnë në çdo rast. Peshqit, të cilët janë në lidhje dashurie e cila zgjat me vite, lehtë mund të braktisin partnerin para një akti të kryer dhe kërkojnë nga ai të marrë vendimin sipas sistemit “ose ose”.

Pra, viti i cili po vjen është vendimtar, sepse do të kenë nevojë të pranojnë përgjegjësinë për personin të cilin e duan, por njëherësh edhe të qëndrojnë vetëm, nëse e shohin që ajo marrëdhënie nuk çon askund.

Në fushën e parë Saturni sjell ndryshime të mëdha dhe mbase do t’u mungojë ndjenja e pasionit edhe e të dashuruarit, por ky planet ndikon në një mënyrë tjetër, andaj i pëlqen sakrificat dhe pjesëmarrjen në probleme kolektive. Partneri afatgjatë do të fillojë t’ju kritikojë se keni ndryshuar apo ndjenjat tuaja i tregoni ndryshe, mirëpo të gjitha këto janë pasojë e ndikimit të Saturnit që do të jenë pjesë integrale juaja.

Nëse nuk jeni në lidhje dashurie, Saturni mund t’ju sjellë një takim i cili do të ndikojë të ndryshoni pikëpamjen tuaj ndaj botës. Vitin e ardhshëm shumë ngjarje dhe persona në jetën tuaj do të kenë një rëndësi vendimtare. Nuk është e pamundur që Peshqit të vendosin të martohen, por vetëm si hapi i fundit për të pranuar përgjegjësinë. /Telegrafi/