LAJMI I FUNDIT:

Horoskopi javor tregon se kush këto ditë do të ketë arsye të vërteta që të gëzohet, por edhe kush duhet t’i përkushtojë më shumë kujdes shëndetit

Horoskopi javor tregon se kush këto ditë do të ketë arsye të vërteta që të gëzohet, por edhe kush duhet t’i përkushtojë më shumë kujdes shëndetit

Dikush nga ju mu tani duhet patjetër t’i realizojë qëllimet e synuara, ndërkaq disa mbase edhe janë tepër të relaksuar

Kjo javë përfundimisht do të jetë e paharrueshme, transmeton Telegrafi.


DASHI (21.03 – 20.04)

Puna: Karakteri i punëve me të cilat do të merreni këtë periudhë do të mund të jetë i shprehur me një fjalë: gjurmimi. Do të keni aftësi të shkëlqyeshme në zbulimin e gjërave dhe pothuajse asgjë nuk mund t’ju shpëtojë. Gjithashtu i keni ndarë punët mirë me të tjerët, qoftë kur është fjala me palët, qoftë kur ka të bëjë me komunikimet.

Shëndeti: I mundshëm shërimi me metoda alternative.

Dashuria: Herë pas here do t’i ngatërroni realitetin me fantazinë. Është e mundshme që personit i cili ju pëlqen t’ia përshkruani karakteret të cilat në realitet nuk i ka, qoftë të jenë ato të mira, qoftë të këqija. Do të jeni të relaksuar dhe të hapur për të krijuar lidhje, por pa ndenja të fuqishme për realitetin.

DEMI (21.04 – 21.05)

Puna: Suksesi juaj në punë këto ditë do të jetë drejtpërdrejt i lidhur me arritjet e mëparshme tuaja. Do të bëni llogaritë se çka keni punuar, ndërkaq analizat do të jenë të gjata dhe të sakta. Ata të cilët kanë punuar mirë, edhe situatën financiare do ta kenë të mirë.

Shëndeti: Mos i merri gjërat së tepërmi me zemër.

Dashuria: Pak gjëra ka që do të mund t’ju bëjnë të lumtur në jetën tuaj private, pos miqve tuaj. Prandaj më mirë është që të vazhdoni të jeni me ta, në mënyrë që të mund t’i zgjidhni dilemat dashurore. Besimi, marrja e këshillave, do të jenë një lehtësi – të gjitha këto mund t’i merrni nga njerëzit e dashur.

BINJAKËT (22.05 – 21.06)

Puna: Në ditët në vijim gjithnjë e më shumë punë do të keni me bashkëpunëtorët tuaj. Nganjëherë ata do t’ju bëjnë presion duke ju bërë kërkesa, nganjëherë do t’ju nevrikosin, do të ketë edhe moskuptime, nëpër të cilat do të jeni të detyruar të kaloni. Mbështetuni në aftësitë tuaja.

Shëndeti: Kthjellojeni mendjen duke shëtitur në natyrë.

Dashuria: Me shqetësim dhe me padurimin tuaj kohë pas kohe do të rrezikoni marrëdhëniet me personin e dashur. Nëse sadopak do të arrini të qetësoheni dhe të përpiqeni t’i shikoni gjërat në mënyrë objektive, situata ndërmjet jush do të fillojë të përmirësohet. Do të bindeni që gjërat do të bëhen më mirë se që keni menduar.

GAFORRJA (22.06 – 22.07)

Puna: Në këtë periudhë me siguri do të merreni me gjëra të cilat nuk ju bëjnë të ndihemi mirë. Mirëpo nëse arrini të shtoni vullnetin, nga e gjitha do të dilni fitimtar. Do të zgjidhni mosmarrëveshjen e mëparshme me një koleg apo me shefin.

Shëndeti: Mbase është koha të shkoni te dentisti.

Dashuria: Jeni përplot ide se si të kaloni kohën bashkë me personin e dashur. Kjo periudhë për ju do të jetë shumë interesante dhe e këndshme. Do të jeni në situatë që marrëdhëniet tuaja me personin e dashur t’i fisnikëroni. Do të keni gjasa që t’i vizitoni disa vende të rëndësishme të cilat do ta pasurojnë edhe më shumë lidhjen tuaj.

LUANI (23.07 – 22.08)

Puna: Një diçka që në fillim ju ka dukur si e keqe, shpejt do të mund ta përjetoni si një dhuratë nga qielli. Kjo periudhë për personat e shenjës së Luanit do të jetë shumë e përshtatshme për të përmirësuar situatën financiare.

Shëndeti: Kini kujdes, mund keni probleme me fytin.

Dashuria: Arsyeja e gjendjes suaj shpirtërore janë marrëdhëniet tuaja me personin e dashur. Atij personi që ia keni falur çdo gjë, ju ka shkaktuar lëndime të papritura . Mos e ekzagjeroni problemin më shumë se ç’është në të vërtetë. Kur pothuajse do t’i humbni shpresat, problemet do të zgjidhen më mirë seç keni parashikuar.

VIRGJËRESHA (23.07 – 22.08)

Puna: Marrja me projekte dhe punë të reja do të jetë top-tema për këtë javë. Do të shpenzoni shumë energji, por edhe do të bëheni shumë me nerva, ndërkaq ka mundësi që me dikë të bëni një debat të ashpër. Keni gjasa që në kompaninë ku punoni të ndërroni vendin e punës, nga i cili do të keni pagë më të mirë.

Shëndeti: Ka mundësi t’ju bjerë imuniteti., transmeton Telegrafi.

Dashuria: Nëse dëshironi që sadopak t’i ruani marrëdhëniet e mira me personin e dashur, do të jeni të detyruar që në çdo çast ta vini veten në pozitën e tij. Vetëm në këtë mënyrë do të mund të gjeni mirëkuptim dhe harmoni reciproke. Nëse kërkoni që gjërat t’ju shkojnë sipas dëshirës suaj, do të keni vetëm probleme dhe grindje.

PESHORJA (23.09 – 22.10)

Puna: Nëse nuk keni interesim të mjaftueshëm për ndonjë ide, është mirë të bëheni të sinqertë dhe të mos bëni premtime të ngutshme. Më mirë të rrini indiferent para ideve të pazakonshme apo në takimet me bashkëpunëtorët të cilët nuk i plotësojnë kriteret tuaja.

Shëndeti: Mos qëndroni shumë në ambiente të mbyllura. Shëtitja në natyrë do t’ju bëjë mirë.

Dashuria: Pa marrë parasysh entuziazmin e papritur të cilën po e ndieni, shmanguni sfidave emocionale apo flirteve me personin i cili ka reputacion të pazakonshëm. Ka rrezik që të zhgënjeheni.

AKREPI (23.10 – 21.11)

Puna: Në këtë periudhë për ju do të jetë më mirë që të qëndroni i qetë ndaj secilës situatë. Është koha t’i përmirësoni gabimet. Nëse kërkoni punë, ndihmë do t’ju japë një person më i ri i shenjës së Luanit.

Shëndeti: Pagjumësia është pasojë e ngarkesave të mëdha psikike.

Dashuria: Jeni para një pozite pak të çuditshme dashurore. Dëshironi të jeni i vendosur dhe t’i ndryshoni disa gjëra, mirëpo rrethanat nuk janë në anën tuaj. Akrepët e lirë do të përtërinë një lidhje për të cilën ka ardhur koha që t’i qartësojnë gjërat dhe të forcojnë edhe më shumë lidhjet.

SHIGJETARI (22.11 – 21.12)

Puna: Kjo javë do t’ju sjellë gjëra të mira. Mund të prisni pagë më të mirë dhe avancim në punë, mbase edhe një punë të re. Tregoni më shumë durim se zakonisht, duke pasur parasysh shpërblimin që do ta merrni, ia vlen të mos flisni shumë.

Shëndeti: Mos i injoroni problemet shëndetësore, shkoni te mjeku.

Dashuria: Këtë javë lidhja juaj emocionale pa dyshim do të përmirësohet. Jepni rastin që personi i dashur të thotë atë që mendon dhe atë që dëshiron, dhe do t’ju shpërblehet me dashuri. Kini kujdes që të mos bëheni impulsiv dhe i paorganizuar gjatë vikendit dhe kujdesuni për sjelljet që do t’i bëni.

BRICJAPI (22.12 – 20.01)

Puna: Angazhohuni rreth zgjidhjes së borxheve të mbetura dhe të obligimeve financiare si edhe rreth zgjidhjes së çështjeve kontestuese për borxhet dhe kërkesat reciproke. Ka mundësi t’ju paraqiten probleme me procese gjyqësore. Në planin financiar nuk do të jeni të kënaqur.

Shëndeti: Probleme me sëmundje të veshkave.

Dashuria: Do të jeni të prirë për të qenë kokëfortë, gjë që mund t’ju shkaktojë konflikte dhe prishje të marrëdhënieve me personin e dashur. Nëse jeni të vetëdijshëm për të metat tuaja, këto telashe do të jenë të karakterit kalimtar. Nëse jeni i lirë, ka mundësi për një lidhje të papritur me një person që do t’ju joshë me intelektin e tij.

UJORI (21.01 – 18.02)

Puna: Gjatë pjesë së parë të javës kushtoni kujdes marrëdhënieve me bashkëpunëtorët, posaçërisht çështjeve të pazgjidhura dhe mospajtimeve në planin afarist. Ruani dokumentet dhe paratë sepse ekziston rreziku i humbjes.

Shëndeti: Ka mundësi të vuani nga tensioni i lartë i gjakut

Dashuria: Tërheqja juaj magnetike dhe epshore do të jetë të forta, ndërkaq ndaj partnerit do të silleni me shumë kujdes dhe do të përpiqeni që t’i tregoni të gjitha cilësitë e mira tuajat dhe do të dëshironi të kaloni sa më shumë kohë bashkë, duke u kënaqur në çaste intime.

PESHQIT (21.01 – 18.02)

Puna: Duhet t’i përkushtoheni zgjidhjes së marrëveshjeve të parealizuara me partnerët afaristë, si edhe zgjidhjes së çështjeve të mbetura juridike lidhur me punën. Në ndihmë mund t’ju vijë një person i gjinisë së kundërt.

Shëndeti: Janë të mundshme probleme me reumatizmin.

Dashuria: Mos e ngatërroni miqësinë me dashuri. Nëse jeni i lirë, janë të mundshme njohje të reja me persona të cilët do të jenë sipas kërkesave dhe kritereve tuaja. Nëse jeni i martuar, është mirë që të jeni të gatshëm për kompromise në marrëdhëniet me partnerin. /Telegrafi/