Horoskopi javor për periudhën nga 19 – 26 prill

Çfarë ju pret gjatë shtatë ditëve të ardhshme në punë dhe në dashuri, a do të kaloni mirë me familjarët, si do t’ju shërbejë shëndeti dhe a do të bëni investime
Lexoni horoskopin e përgatitur dhe shfrytëzojeni javën e cila është para jush në mënyrën më të mirë të mundshme, transmeton Telegrafi.
Shëndeti: Do të jeni të ballafaquar me lodhje dhe mungesë energjie.
Dashuria: Ka ardhur momenti që të të jeni krejtësisht me veten, për të kuptuar se cilat janë nevojat tuaja të vërteta dhe nëse ia vlen që të krijoni lidhje serioze erotike.
Shëndeti: Projektoni një pushim qetësues.
Dashuria: Duhet të tregoheni më të përmbajtur dhe më të dashur, me një fjalë duhet ta evitoni arrogancën në dashuri ngase ajo nuk ju shpie askund. Po ashtu duhet të krijoni besimin e ndërsjellë me partnerin.
Shëndeti: Kërkoni ta ndryshoni rutinën ditore në punë dhe të tregoni sa vleni.
Dashuria: Cili është për ju personifikimi i romancës? Përgjigjja do të ishte: Ju vetë! Do të pëlqeni në mënyrë të çmendur dikë dhe ai do t’ju duket pa diskutim shpirti juaj binjak. Mos ndoshta kjo do të kthehet në diçka më të fortë, në dashuri? Koha do ta tregojë!
Shëndeti: Disponimi juaj do të jetë i ndryshueshëm, por shëndeti stabil.
Dashuria: Në sferën emocionale, është e nevojshme që të lini mënjanë egoizmin dhe të gjykoni me logjikë. Nuk jeni në trend, por nuk ka vend për brengosje.
Shëndeti: Keni humbur qetësinë me ato që ndodhin në jetën tuaj private dhe shoqërore.
Dashuria: Partneri kërkon përkushtim, sepse raportet momentale më shumë iu ngjasojnë atyre shoqërore se sa të një lidhjeje dashurie.
Shëndeti: Përpiqu të balancosh punën me qejfin. Të qenit aktiv ka për t’ju bërë që t’i kaloni këto ditë më lehtë.
Dashuria: Mbase është e re ose era e dashurisë po i frynë një zjarri të vjetër, çfarë do qoftë ka për të qenë gjëja kryesore që do të keni në mendje. Një nga efektet e dashurisë është se ajo i vë gjërat e tjera si puna, etj. në një perspektivë tjetër.
Shëndeti: Gjendje relativisht e ndryshueshme, por asgjë brengosëse, transmeton Telegrafi.
Dashuria: Gjatë kësaj jave parashikohet të përballoni mjaft konflikte sidomos në sferën e ndjenjave. Dhe kjo, sepse qëndrimi i juaj i distancuar ndaj partnerit e ka bërë atë që të mos ketë besim në ju. Për të fituar vendin e kërkuar në zemrën e tij, është e nevojshme që të silleni më me ngrohtësi dhe përkushtim.
Shëndeti: Vetëm çlodhuni dhe gëzojini suksesit tuaj të shkëlqyer gjatë këtyre ditëve.
Dashuria: Kjo javë do të jetë tepër erotike, ndaj duhet patjetër të mos e humbisni këtë shans. Sikur keni konstatuar shanset për të patur njeriun e duhur në momentin e duhur, janë të pakta.
Shëndeti: Mos e tepro me ushqimin. Nuk duhet të arsyetoheni me stresin që po përballoni.
Dashuria: Një lidhje e rëndësishme do t’ju shqetësojë seriozisht. Nuk do të ishte në interes për ju që të pendoheni më vonë.
Shëndeti: Tregohuni pak më tolerantë, edhe pse fjalët e të tjerëve të bëjnë të ndihesh nervoz.
Dashuria: Tashmë do të jeni edhe më të gatshëm për të kaluar disa ditë në shoqëri të këndshme dhe romantike.
Shëndeti: Shfrytëzojeni çdo rast që ju ofrohet për pak relaks.
Dashuria: Nuk do të jeni të kënaqur me rrjedhën e jetës tuaj emotive. Prandaj, eklipsi i Hënës në shenjën tuaj mund të stimulojë tek ju sensin e aventurës. Mos shkoni rrotull, por ndiqni ëndrrën tuaj pa marrë parasysh asgjë që përpiqet t’ju pengojë.
Shëndeti: Dashuria lufton çdo sëmundje. Dashuria: Kujdesuni të mos shkelni mbi parimet të cilat keni ndërtuar që në fillim lidhjen tuaj aktuale. Por, nëse guxoni të ndërroni rrugë, bëjeni më vonë pasi që do t’ju krijohen kushtet e nevojshme për flirtime, njohje me interes jo vetëm erotik, por edhe më të gjatë. /Telegrafi/
































































