Horizon School ka hapur zyrtarisht Programin e Bursave të Shkollimit për vitin shkollor 2026/2027, duke vazhduar traditën e mbështetjes së nxënësve të dalluar dhe promovimit të ekselencës akademike.

Në kuadër të këtij programi, shkolla do të ndajë gjithsej 18 bursa (12 bursa për nxënësit e jashtëm, 6 për nxënësit e brendshëm) për nxënësit e klasave 6 deri në 11, duke u dhënë mundësi si nxënësve të brendshëm, ashtu edhe atyre të jashtëm, të aplikojnë pa përjashtim.


Sipas njoftimit të shkollës, bursat do të ndahen për dy nivele arsimore. Për nivelin e mesëm të ulët (klasat 6-9) do të ndahen 3 bursa në vlerë prej 75%, 3 bursa në vlerë prej 50% dhe 3 bursa në vlerë prej 30%. E njëjta skemë vlen edhe për nivelin e mesëm të lartë (klasat 10-11), ku po ashtu do të ndahen 3 bursa prej 75%, 3 bursa prej 50% dhe 3 bursa prej 30%.

Përzgjedhja e nxënësve fitues do të bëhet në bazë të suksesit shkollor dhe rezultatit në testimin me shkrim, i cili do të përfshijë lëndët Gjuhë Shqipe, Gjuhë Angleze dhe Matematikë. Testimi do të mbahet më 24 prill 2026, me fillim nga ora 11:00, në ambientet e Horizon School.

Afati i fundit për aplikim është deri më 20 prill 2026.

Nga Horizon School bëhet e ditur se bursat janë njëvjeçare, me mundësi përfitimi edhe në vitin vijues, dhe vlejnë vetëm për tarifën e shkollimit.

Horizon School ofron shkollim parafillor, fillor, të mesëm të ulët dhe të mesëm të lartë, duke funksionuar si institucion i orientuar drejt standardeve të larta arsimore dhe zhvillimit të plotë akademik të nxënësve.

Përmes këtij programi, shkolla synon të mbështesë talentet rinjë, të motivojë arritjet akademike dhe të krijojë më shumë mundësi për nxënësit që tregojnë përkushtim dhe rezultate të larta në mësim.

Mund të aplikoni përmes këtij linku: https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSeRFb2HEV5CNn
CLDMVKIXKNX4RXv8V7LTXMa22GH3rRgQNulQ/viewform

Horizon School, e ardhmja nis me ne.