Nga: Luan Rama
Nuk do kisha reaguar fare në këtë histori cenzure rreth filmave të Kinostudios që të kujton kohë të kaluara totalitare, por kërkesa për të ndaluar filmat e asaj epoke më kujtoi komisionin amerikan të hetimit, “makartizmin“ e senatorit MacCarthy, i cili në vitet ‘50 nisi atë që quhet “gjuetia e shtrigave“ apo “chasse aux sorcieres“ (Witch hunt“) kundër regjisorëve, skenaristëve, aktorëve, kompozitorëve, piktorëve të Hollivudit, të cilët ishin simpatizantë të majtë apo anëtarë të Partisë Komuniste Amerikane. Nga kjo luftë e ndërmarë, Brecht, Chaplin, Orson Wells, Miller e shumë të tjerë e lanë Amerikën puritane, pasi në këtë gjueti ata panë cenimin e lirisë së shprehjes e të krijimit artistik aq të çmuar dhe themelore për një artist. Do të duhej që Orson Wells të ngrihej nga varri për të na dëshmuar se ç’ishte vërtet makartizmi.
Shumë prej majtistëve amerikanë u futën nëpër burgje dhe u flakën në rrugë me urdhër të MacCarthy-it. Historitë e makartizmit janë trajtuar në shumë libra apo filma të vetë Hollivudit, gjersa më së fundi, nga ky tërbim i madh, senati amerikan e dënoi senatorin MacCarthy. Jozef MacCarthy kujtoi se po hynte në historinë amerikane si një “liberator“ dhe “triumfator“ ndërkohë që historia e dënoi dhe “makartizmi“ mbeti një nga njollat e errta të Amerikës moderne.
Por, sot, pas një mësimi kaq të madh të historisë, a mund të ndërmarrim një nismë absurde me ligje të tilla siç pretendohet. Pas dënimit të makartizmit, Arthur Miller shkroi “Shtrigat e Salemit“ dhe mesazhi i atij libri dhe filmi dihet tashmë. A mund të themi në shtypin shqiptar se “duam të ndalojmë filmat gjenocidalë“? Ku janë këta filma “gjenocidalë“? A e njohim mirë kuptimin e kësaj fjale për ta përdorur vend e pa vend?
Në librin tim të botuar në Francë, “Udha e gjatë në tunelin e Platonit”, i bëj një analizë të gjatë cenzurës, letërsisë së burgut dhe linçimit të inteligjencës shqiptare duke filluar që nga viti 1945, por asnjëherë nuk kam përdorur fjalën gjenocid edhe pse epoka e Enver Hoxhës ishte një nga epokat më të errëta të linçimit të inteligjencës shqiptare, ishte një nga goditjet më të mëdha, por homazhi për viktimat nuk ka reshtur në këto tri dekada të fundit dhe do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Një pjesë e filmave të Kinostudios dihet që është prekur fort nga ideologjia, ashtu siç janë prekur të gjitha artet e tjera, kush më shumë e kush më pak. Kjo nuk ka ndodhur vetëm në Shqipëri, por në të gjithë Lindjen evropiane. Komisarët e partisë kërkesë e paracaktuar para gjithë artistëve nga Partia në pushtet janë ngado. Por, cili ligj i ndalon njerëzit, publikun t’i shikojë ata, dhe njëkohësisht t’i gjykojë ata. Madje është mirë dhe t’i shohin për të kuptuar se ku e kishte çuar ideologjia staliniane një vend të tillë, shoqërinë.
Gjeneratat e sotme nuk janë “dele“, apo të mangët psikikisht që të influencohen se na doli një komisar në një film dhe një tjetër tek filmi tjetër. Askush nuk i ka kërkuar llogari shkrimtarit të shquar George Orwell, autorit të romanit më të madh anti-totalitar “1984“ se përse në krijimet e para të tij ka shkruar libra me ideologjinë komuniste. Kjo ka ndodhur me Shostakoviç dhe shumë autorë të tjerë. Askush nuk e hedh poshtë Majakovskin pse i këndoi Revolucionit Socialist të Tetorit dhe Leninit; askush nuk e dënon shfaqjen e veprave pikturale të Rodçenkos apo Diego Riverës, askush nuk i ndalon filmat e Ejzenshtain, Dziga Vertov, Pudovkin apo gjeneratës së viteve ‘60-‘70 kur në Lindjen evropiane ishte Partia që vendoste për gjithçka.
Njerëzit, publiku në veprat e tyre shohin kohën, gjendjen e shoqërisë, shpirtin njerëzor të një periudhe të caktuar historike. Madje shumë filma na duken tani si kronika të një kohe. Çfarë do të ndodhte nëse e errësojmë totalisht apo e fusim në bunker një gjysmë-shekulli krijimtari artistike dhe në të gjitha artet, pse ata jetuan në një kohë totalitare? Si do mund t’i kuptojnë gjeneratat e sotme e të ardhme se çfarë ka ndodhur në Shqipëri në këtë epokë, përse, si ka ndodhur dhe cili ishte rezultati i tërë kësaj? Një veprimtari së fundi për filmin shqiptar në Qëndrën Kulturore “Georges Pompidou“ në Paris, vuri përballë filmat e kohës së demokracisë dhe ato të kohës së diktaturës. Pikërisht këta të fundit ngacmuan interesin e publikut francez pasi ata mësuan se ç’ishte shoqëria shqiptare gjatë diktaturës.
Sigurisht, është mirë që bëhet një debat i tillë por unë mendoj se Shqipëria s’ka nevojë për ligje “makartiste“ në një kohë që bota dhe vetë shoqëria amerikane e ka dënuar tashmë atë. Këshilli i Evropës dhe institucionet evropiane të lirisë së shprehjes dhe të të drejtave të autorit, do ta shihnin këtë nismë si një cënim të rrezikshëm për një shoqëri që duhet të çlirohet nga makthet e së kaluarës. Mendoj se homazhi i vazhdueshëm për viktimat e kohës totalitare vlen me shumë se një ligj makartist!
Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Qeveria e Princ Vidit dhe Protokolli i Korfuzit

Ton Koka, shqiptari i CIA-s që zbulonte agjentët e UDB-së dhe KGB-së në Evropë

3 mars 1878: Traktati i Shën Stefanit dhe copëtimi i trojeve shqiptare

Apologjia e Sokratit, një thirrje e përhershme

Shqipja në rrezik: Fjalori i ka 46 mijë fjalë, 500 mijë të tjera janë futur pa u studiuar

Varret ilire në Mal të Zi

Këto dy lokale janë vënë me qera – çmim të arsyeshëm dhe me mundësi bashkimi ID-236

Çmimi i banesës në lagjen Aktash me zbritje – shfrytëzojeni këtë mundësi ID-226

OFROHET ME ZBRITJE – objekti afarist me 600m² po lëshohet me qera ID-124

EXTRA ZBRITJE – Shitet banesa me 91.5 m² në Prishtinë ID-159

Shitet banesa e përshtatshme për familje të vogla, 93.72m² në Prishtinë – mundësitë e pagesës të përshtatshme për gjithsecilin ID-235

Fotot e rreme të vajzave të reja të zhveshura – të krijuara me Inteligjencën Artificiale – tronditin një qytet të vogël spanjoll

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur

Shfrytëzo ofertën – blej me zbritje maicën në Telegrafi Deals

Syze Hugo Boss ekskluzivisht me zbritje në Telegrafi Deals
Më të lexuarat

Sulmohet me gurë e mjete të rënda shtëpia e shqiptarit në Medvegjë, kërkohet ndihmë nga Shqipëria e OSBE

“Video të reja nga Kosova tronditin Serbinë...”: Si i raportuan mediat rajonale pamjet e fundit të publikuara nga Policia e Kosovës

Policia e Kosovës publikon të gjitha pamjet me dron të lëvizjeve të grupit terrorist serb para sulmit në veri

Serbia “aktivizon” 48 baza ushtarake rreth kufirit me Kosovën, banorët e Karaçevës kërkojnë mbrojtje nga shteti

Ndërkohë që Messi mban distancë me modelet, reagimi emocionues i Antonelas kur sheh David Beckham kapet në kamera

Neymar thotë "nuk është e mundur" kur shikon pamjet se si rregullohet fusha e Al Hilal