LAJMI I FUNDIT:

Me homazhe nderohet Astrit Dehari në dyvjetorin e vdekjes

Me homazhe nderohet Astrit Dehari në dyvjetorin e vdekjes

Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, familjarë, shokë dhe miq kanë bërë homazhe sot tek varri i Astrit Deharit në dyvjetorin e vdekjes së tij në burgun e Prizrenit.

Kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti tha se drejtësia e Astritit në Kosovë është vet liria.

“Astriti ishte i lëvizjes e tash jemi ne të tij. Ka qenë i studentëve, i shoqërisë dhe i kombit, i të varfrit dhe i të papunit, i të gjithëve përveç i vetes së tij. Astriti nuk ka qenë, por është. Është frymë që na shtyn, nuk na mungon neve, vetëm ne mund t’i mungojmë atij. I përkulemi me mall”, tha Kurti.


Babai i Astritit,  Avni Dehari, ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit duke thënë se mbështetja e tyre i bën krenarë.

Përveç homazheve të varrezat, aktivistë të VV-së do ta vizitojnë familjen Dehari si dhe do të vendosin tabelën në një rrugë të Prishtinës me emrin “Arbënor dhe Astrit Dehari”.

Astrit Dehari ka vdekur më 5 nëntor të vitit 2016 në rrethana ende të paqarta.

Në trend Lajme

Më shumë
Kaplohet nga zjarri ish-kinemaja në qendër të Prishtinës

Kaplohet nga zjarri ish-kinemaja në qendër të Prishtinës

Kronika e Zezë
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Lajme
BE-ja përsëri i kërkon Serbisë t’i sjellë para drejtësisë përgjegjësit për sulmin në Banjskë

BE-ja përsëri i kërkon Serbisë t’i sjellë para drejtësisë përgjegjësit për sulmin në Banjskë

Lajme

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë
Hetimet zbulojnë inskenim në Shtime – Policia shoqëron dy persona në lidhje me rastin e rrëmbimit të dyshuar

Hetimet zbulojnë inskenim në Shtime – Policia shoqëron dy persona në lidhje me rastin e rrëmbimit të dyshuar

Kronika e Zezë
E goditi me sëpatë në kokë dhe disa herë në trup, paraburgim ndaj të dyshuarit për vrasjen e rëndë në Ferizaj

E goditi me sëpatë në kokë dhe disa herë në trup, paraburgim ndaj të dyshuarit për vrasjen e rëndë në Ferizaj

Drejtësi
Kalo në kategori