LAJMI I FUNDIT:

Holanda zgjedh sot kryeministrin e ri, pas 13 viteve të qeverisjes së Mark Rutte

Holanda zgjedh sot kryeministrin e ri, pas 13 viteve të qeverisjes së Mark Rutte

Qytetarët në Holandë i janë drejtuar sot kutive të votimit në  zgjedhjet e përgjithshme, që do të jetë hera e parë pas 13 viteve qeverisje tw Mark Rutte që ata do të zgjedhin kryeministrin e ri.

Katër parti, nga e majta në të djathtë, do të luftojnë për sa më shumë mandate në parlament, transmeton Telegrafi.

Nga shtëpia e Anne Frank në Amsterdam deri në ishujt e Karaibeve holandeze, më shumë se 13 milionë votues do të votojnë në zgjedhje, që mund ta vendosë vendin në një rrugë tjetër pas katër qeverive të njëpasnjëshme të Mark Rutte.


Me sondazhet e fundit që tregojnë një rritje të mbështetjes për Partinë e Lirisë (PVV) të ekstremit të djathtë të Geert Wilders, ditët e fundit të fushatës janë shënuar nga debati mbi “votimin taktik” dhe marrëveshjet e mundshme të koalicionit.

Cilido qoftë rezultati i votimit, këto zgjedhje, siç shkruan Guardian, do të ndryshojnë peizazhin politik holandez dhe opinioni atje shpreson se çështjet urgjente si strehimi, imigracioni, kriza klimatike dhe të ngjashme do të zgjidhen.

Në bazë të hulumtimit duket se në parlament nuk do të ketë më asnjë parti të madhe, pra asnjë nga partitë nuk do të ketë një shumicë të madhe në parlament.

Tom Louwerse, profesor në Institutin e Shkencave Politike të Universitetit Leiden, i cili drejton faqen e mesatareve të sondazheve, tha se fakti që ishte një luftë e ngushtë midis katër partive nënkupton se si një koalicion i krahut të djathtë ashtu edhe një koalicion i qendrës së majtë me Timmermans, ishin të mundshme. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Shtëpia e Bardhë thotë se Trump pas ndërprerjes së takimit me presidentin ukrainas, kishte ngrënë ushqimin e dedikuar për Zelenskyn

Shtëpia e Bardhë thotë se Trump pas ndërprerjes së takimit me presidentin ukrainas, kishte ngrënë ushqimin e dedikuar për Zelenskyn

Amerika
Çfarë nuk shkon me këmbët e Trumpit? Bëhen virale pamjet e presidentit duke tërhequr këmbën zvarrë në fushën e golfit

Çfarë nuk shkon me këmbët e Trumpit? Bëhen virale pamjet e presidentit duke tërhequr këmbën zvarrë në fushën e golfit

Botë

"Nesër do të jetë natë e madhe, do t'i them gjërat ashtu siç janë", çfarë po paralajmëron Trumpi?

Amerika
Vdes James Harrison, burri i cili shpëtoi jetën e më shumë se dy milionë foshnjave me dhurimet e tij të gjakut

Vdes James Harrison, burri i cili shpëtoi jetën e më shumë se dy milionë foshnjave me dhurimet e tij të gjakut

Botë
Hungaria bllokon planin e BE-së për garanci sigurie dhe ndihmë ushtarake për Ukrainën

Hungaria bllokon planin e BE-së për garanci sigurie dhe ndihmë ushtarake për Ukrainën

Evropa
A do ta braktisin Shtetet e Bashkuara NATO-n?

A do ta braktisin Shtetet e Bashkuara NATO-n?

Botë
Kalo në kategori