Shkollat në Holandë do të hapen gjatë javës që vjen, derisa për mbrojtje nga përhapja e coronavirusit, në bankat shkollore janë vendosur panele xhami.

Udhëheqësit e shkollave, kanë vendosur dezinfektues nëpër korridoret e shkollave, si pjesë e përgatitjeve që për rifillimin e mësimit, transmeton Telegrafi.


Meqenëse nuk ka shtimit të numrit të rasteve me të infektuar, qeveria holandeze i ka lehtësuar masat e ndalesës, ndërsa ka lejuar që shkollat të hapen duke filluar nga 11 maji.

Holanda foto 2

“Të gjithë nxënësit janë sikur në kabina, që të rritet siguria, nëse ndonjë prej tyre fillon të kollitet”, ka thënë koordinatorja e një shkolle në Den Bosch.

Secili distrikt holandez do t’i ketë masat e veta, lidhur me rregullat për rihapjen e mësimit, derisa në disa shkolla mësimdhënësit do të kenë maska dhe uniforma mbrojtëse. Rifillimi i mësimit në shkollat e mesme, nuk fillon deri në muajin tjetër.

Holanda foto 3

Numri i të prekurve me coronavirus në Holandë, deri më tani ka arritur në 42,093, derisa janë shënuar 5,359 viktima. Prej tyre, vetëm 1.3 për qind e të infektuarve dhe viktimave, kanë qenë nën moshën 20 vjeçare. /Telegrafi/