Holanda arrin kualifikimin me rikthim spektakolar ndaj Gjermanisë

Holanda ka arritur ta barazojë rezultatin në 2-2 përkundër disavantazhit për t'u kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve.
Rivaliteti i madh i dy kombëtareve ndër histori u shpalos edhe sonte.
Gjermania ishte dominuese dhe shënoi në pjesën e parë dy golat.
https://www.dailymotion.com/video/x6xgh3q
Timo Werner pas nëntë minutash lojë shënoi për 1-0 dhe epërsinë e gjermanëve.
Leroy Sane në minutën e 20-të realizoi golin e dytë.
https://www.dailymotion.com/video/x6xgho0
Holanda bëri përpjekje të kthehet në takim dhe këtë ja doli të bënte, duke shënuar dy gola.
https://www.dailymotion.com/video/x6xgl0p
Në minutën e 85-të, Quincy Promes dhe në fund Virgil van Dijk (90+1') realizuan dy gola për 2-2.
https://www.dailymotion.com/video/x6xglb1
Me shtatë pikë po aq sa Franca, por me bilanc më të mirë direkt, është Holanda që kalon në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve. /Telegrafi/
https://www.dailymotion.com/video/x6xgm1s








































