Trajneri i Danimarkës, Kasper Hjulmand beson se Interi po ia humb cilësitë Christian Eriksenit dhe shpreson që danezi do të marrë vendimin më të mirë për karrierën e tij dhe për ekipin kombëtar.

Mesfushori u bashkua me Interin në një transferime prej 27 milionë euro nga Tottenhami në janar të vitit 2020 dhe që atëherë ka luajtur 39 ndeshje.


Ish-ylli i Spurs ka luajtur 393 minuta në të gjitha garat deri më tani këtë sezon për Nerazzurët.

conte eriksen

"Christian ka luajtur shumë pak në vitin 2020. Në të vërtetë është një humbje e cilësisë", ka thënë Hjulmand për Ekstrabladet.

"Kur të shoh se çfarë mund të bëjë, shpresoj dhe besoj se shumë më shumë kohë loje e pret atë këtë vit".

Eriksen pritet të largohet nga Interi në afatin kalimtar të janarit edhe pse pagat e tij thuhet se po i bllokon largimin.

eriksen

"Unë jam i bindur që Christian do të marrë vendimet e duhura që do të përfitojnë si në karrierën e tij ashtu edhe në ekipin kombëtar".

Trajneri nuk e fsheh shqetësimin e tij përpara Euro 2020.

"Minutazha e tij e vogël mund të jetë shqetësuese, as Christian dhe as të tjerët nuk mund të performojnë në nivelin e tyre më të lartë nëse nuk kanë ritmin e duhur", ka shtuar më tej ai. /Telegrafi/

telegrafi sport app