Një tërmet me magnitudë kaq të lartë, nuk mbahet mend në Kosovë. Megjithatë, një tërmet me magnitudë prej 6.1 shkallë kishte goditur rajonin e Ferizajt, gati një shekull më herët. Ndërkaq, në vitin 2002, u shënua viktima e fundit në vendin tonë nga lëkundjet sizmike. .
Kosova bën pjesë në listën e vendeve me aktivitet sizmik relativisht të lartë dhe në periudha kohore të ndryshme është përballur me tërmete të vogla dhe të mëdha.
Që nga themelimi i Rrjetit Sizmologjik të Kosovës në vitin 2008 në Kosovë kanë ndodhur 901 tërmete me Magnituda 1.5 e deri në 5.2 shkallë të Rihterit.
Për periudhën 1999-2018, tërmeti me i fuqishëm ka goditur regjionin e Gjilanit më datë 24 prill 2002, kur një person humbi jetën dhe u shënuan dëme të mëdha materiale me Magnituda 5.7 shkallë të Rihterit dhe me intensitet 8 ballë të Merkalit.
Në vitin 2010 territorin e Kosovës e ka goditur një termet tjetër i fuqishëm me intensitet 7 ballë, ndërsa në nëntor të vitit 2013 një tërmet i fuqisë mesatare ka goditur edhe regjionin e Vushtrrisë me Magnituda 4.8 shkallë të Rihterit dhe me intensitet 61/2 ballë të Merkalit.
Në raportin “Mikrozonimi Sizmik i Gjilanit”, i cili është hartuar nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, tërmete më të fuqishme që e kanë goditur Kosovën, përmendet termeti i vitit 1921 me epiqendër mes Ferizajt e Vitisë, me një fuqi prej 6.1 shkallë Rihter.
Gjithashtu, në vitin 2010, një tërmet goditi Istogun kishte magnitudë momentale prej 5.2 ballësh.
Zonat më të rrezikuara nga tërmetet në Kosovë janë Istogu, Peja dhe Prizreni, megjithëse Vitia, Ferizaj dhe Gjilani janë zonat që edhe në të kaluarën janë prekur nga goditjet tektonike./RTV Dukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnalistët në Serbi: Pavarësisht fituesit, mbështetja e SHBA-së për pavarësinë e Kosovës mbetet e pandryshuar
Rana e Hedhun plot me vizitorë edhe në tetor, flasin turistët e huaj
Paradoksi i BE-së, jep fonde nga plani i rritjes për Kosovën por masat vazhdojnë
Lutfi Haziri: I kërkova Pacollit ta votojë Osmanin për presidente
Mustafa: Duhet pranuar, gjendja në veri tani është më ndryshe
Restorant "Napoli", shije italiane në mes të qytetit të Tetovës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Trupat e Koresë së Veriut shihen duke u pajisur me uniforma në Rusi përpara dislokimit të mundshëm në Ukrainë
Analistët në Serbi: Pavarësisht fituesit, mbështetja e SHBA-së për pavarësinë e Kosovës mbetet e pandryshuar
Nga janari i vitit 2025, 200% rritje të tatimit për pronat komerciale
Dzeko zbuloi momentin më të dhimbshëm nga Interi: Kur e shoh sërish, mbuloj menjëherë ekranin me dorë
Rana e Hedhun plot me vizitorë edhe në tetor, flasin turistët e huaj
Paradoksi i BE-së, jep fonde nga plani i rritjes për Kosovën por masat vazhdojnë