Legjenda e futbollit anglez, Michael Owen ka zbuluar se donte të kthehej në Liverpool pas largimit nga Real Madridi, por për shkak të një disa sërë rrethanash të pabesueshme, karriera e tij e pasur përfundoi në Stoke City.
Owen bëri debutimin e tij për Liverpoolin si 17-vjeçar dhe nga viti 1996 deri në vitin 2004 ai shënoi 158 gola në 297 paraqitje, duke fituar edhe “Topin e Artë” në 2001.
Në fillim të shekullit të 21-të, ai u transferua në Real Madrid, ku luajti vetëm një sezon. Ai donte të kthehej menjëherë te Liverpool, por në fund u transferua te Newcastle.
“Liverpooli donte të më blinte dhe ata i ofruan Realit 10 milionë funte, dy më shumë se sa morën për mua. Presidenti i Real Madridit më tha se ata morën një ofertë nga Newcastle prej 16 milionë funte dhe do ta pranonin nëse Liverpooli nuk ofronte të njëjtën gjë. Më pas iu drejtova drejtuesve të Liverpoolit dhe u thashë të ofronin 12 dhe se do të mbaroja gjithçka me presidentin e Real Madridit. Ata nuk e bën, më thanë se 10 ishte maksimumi”, kujton Owen.
Por Owen nuk u dorëzua dhe bëri një marrëveshje me Newcastle, duke vërë disa klauzola që ia mundësonin Liverpoolit kthimin e tij për më pak para.
“Ne ramë dakord të kalojmë në Newcastle, por me disa kushte. Pas një sezoni, Liverpool mund të më blejë për 12, pas dy për 8 dhe pas tre sezonesh për vetëm 4 milionë funte. Fatkeqësisht, unë lëndova gjurin tim, Liverpooli më pas bleu Torresin dhe Suarez dhe ëndrra ime për t’u rikthyer në Liverpool u zhduk”, tregon Owen për atë kohë.
Pas katër sezoneve në Newcastle, Owen bëri një lëvizje që e bëri atë të zhgënjente në mënyrë drastike tifozët e Liverpoolit, pasi u transferua në Manchester United, me të cilin fitoi një titull të Ligës Premier në tre sezone, dhe më pas kaloi sezonin e fundit të karrierës së tij në Stoke City.
Kështu në fund, Owen u bë një figurë e urryer nga heroi i tifozëve Reds për shkak të vetëm 2 milionë funteve që Liverpool nuk donte t’i shtonte në ofertën e tyre drejtuar Real Madridit. /Telegrafi/