LAJMI I FUNDIT:

Historia e “pushtimit” të Xhamisë së Madhe në Mekë – si forcat speciale franceze “çliruan” vendin e shenjtë të myslimanëve

Historia e “pushtimit” të Xhamisë së Madhe në Mekë – si forcat speciale franceze “çliruan” vendin e shenjtë të myslimanëve

Mund të befasojë të gjithë ata që kanë dëgjuar për luftën kundër terrorizmit, por duhet të thuhet se Franca mban njërën nga njësitë e antiterrorëve më të vjetër dhe më me përvojë në botë, Grupi D’Intervention de la Gendarmerie Nationale.

Nëse nuk flisni frëngjisht, të gjithë ju duhet të dini është se ata janë xhandarë, ushtarë që mund t’ju arrestojnë – dhe kur t’ju kërkohet – do të vijnë për t’ju gjetur edhe jashtë Francës.


Kjo nuk është diçka që ju dëshironi të ndodhë me ju, siç e kuptuan edhe disa, kur ata “pushtuan” një nga vendet më të shenjta në Islam me armë, përcjell Telegrafi.

Versioni i Islamit për “Fundin e Botës” ka një numër shenjash të vogla dhe të mëdha për të pasur parasysh. Dhe njëra ndër to është shfaqja e Mahdiut, “Shpëtimtarit Islam”.

Kështu, gjatë viteve, shumë njerëz kanë ardhur duke pretenduar të jenë Mahdi. Ndër ta ishte gjithashtu Dia Abdul Zahra Kadim, kreu i një grupi kryengritës irakian, i vrarë pranë Naxhafit në vitin 2003.

Mansa Musa, njeriu më i pasur i të gjitha kohërave - kishte aq shumë pasuri, sa që në një pelegrinazh në Mekë shkoi me një karvan prej 60 mijë burrash (Foto)
Lexo po ashtu Mansa Musa, njeriu më i pasur i të gjitha kohërave - kishte aq shumë pasuri, sa që në një pelegrinazh në Mekë shkoi me një karvan prej 60 mijë burrash (Foto)

Por askush në memoriet e fundit nuk ka lënë përshtypje në histori si Muhamed bin el-Allah el-Qahtani, i cili udhëhoqi ushtrinë e tij personale, al-Ikhwan, për të “pushtuar” Xhaminë e Madhe (Masjid al-Haram) në Mekë me armë.

Bëhet fjalë për një nga destinacionet për të gjithë pelegrinët myslimanë në botë, një udhëtim që çdo mysliman duhet të bëjë një herë në jetën e tij. Ka një numër vendesh të tjera të rëndësishme të shenjta, gjithashtu.

Dhe në vitin 1979, Mohammed Abdullah el-Qahtani dhe rreth 300-600 pasues e “pushtuan” atë, së bashku me mijëra njerëz brenda.

Ata në të vërtetë i lanë shumicën prej tyre të shkojnë, por jo para se të vrisnin rojet e sigurisë të armatosura rëndë, duke prerë linjat telefonike dhe duke u mbyllur brenda. Ata ishin të armatosur mirë, të trajnuar mirë dhe të mirëfinancuar.

E sauditët e kuptuan se kishin nevojë për ndihmë. Ky ishte momenti kur futet në lojë GIGN.

Bëhet fjalë për njësinë e cila kur vjen për t’ju vrarë, duan të sigurohen që puna është bërë. Kursi i tyre i trajnimit ka një përqindje të habitshme të “suksesit” prej 95 për qind.

Ndërkohë që SHBA po përpiqej me idenë e një force të veçantë kundër terrorizmit, GIGN ndoshta po rikthehej diku nga një anije mallrash.

Puna e tyre në Arabinë Saudite nuk do të ishte ndryshe, përveçse ata do të stërvitnin forcat speciale saudite dhe pakistaneze të cilët do të shkonin me ta në Xhaminë e Madhe, përcjell Telegrafi.

Ata që kishin “pushtuar” xhaminë nuk ishin një grumbull i çuditshëm i dëshpëruar me një ideologji fundamentaliste. Këta njerëz ishin të përgatitur të shkatërronin gjithë Mbretërinë Saudite, ndërsa nxitnin qytetarë të tjerë anti-Saud të bënin të njëjtën gjë.

Ishin shumë afër Bagdadit dhe deklaruan Kalifatin, si u gjunjëzuan luftëtarët e ISIS – por çfarë mund të ndodhë nëse “kthehen” përsëri? (Foto)
Lexo po ashtu Ishin shumë afër Bagdadit dhe deklaruan Kalifatin, si u gjunjëzuan luftëtarët e ISIS – por çfarë mund të ndodhë nëse “kthehen” përsëri? (Foto)

Në tentimin e parë, ata “zmbrapsën” kundërsulmin e parë të qeverisë dhe pritën për çfarë Mbreti do të dërgonte pas tyre. GIGN ishin ata që erdhën më pas.

Franca dërgoi disa nga meshkujt më të mirë të tyre, të cilët filluan menjëherë të stërvitnin homologët e tyre se si të pastronin në mënyrë efektive ndërtesat.

Kur njerëzit ishin gati, të gjithë u përgatitën për të sulmuar portat.

Por ka pasur një pengesë. Trupat myslimane saudite dhe pakistaneze do të shkonin atje, sepse Xhamia e Madhe është e ndaluar për jo-myslimanët. Edhe në raste si ky.

Kështu, mentorët e tyre të GIGN do të duhet të rrinin “duarkryq” dhe të presin për të parë se sa mirë i kanë trajnuar këta burra.

Rreth 50 komandantë pakistanezë SSG dhe mijëra gardianë kombëtarë sauditë sulmuan Xhaminë e Madhe, pas dy javësh të “pushtuar”.

Më 4 dhjetor 1979, militantët u shpërndanë nga xhamia dhe u detyruan të fshiheshin në qytetin e sapo evakuuar të Mekës.

U ndanë pa dëshirën e tyre, por u bashkuan pas 60 vitesh përsëri: Historia prekëse e jetimes koreane dhe ushtarit turk, që u njohën gjatë Luftës së Koresë (Foto/Video)
Lexo po ashtu U ndanë pa dëshirën e tyre, por u bashkuan pas 60 vitesh përsëri: Historia prekëse e jetimes koreane dhe ushtarit turk, që u njohën gjatë Luftës së Koresë (Foto/Video)

Gardianët dhe SSG-të dolën mirë kundër tyre, duke vrarë afërsisht 560 sosh, ndërsa të tjerët ikën nga aty, ku më pas shumica u kapën.

Al-Qahtani u vra në rimarrjen e xhamisë, por disa nga rebelët e tjerë që mbijetuan sulmin u kapën dhe më vonë ua prenë kokat.

Pas sulmit, Mbreti Saudit Khaled zbatoi një zbatim më të rreptë të Sheriatit (ligjit Islamik), ai u dha pushtet ulemave dhe policia fetare u bë më e rreptë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Ku është 'Fito'? Lordi famëkeq i drogës i Ekuadorit, i cili u arratis nga burgu në të cilin jetonte si mbret

Ku është 'Fito'? Lordi famëkeq i drogës i Ekuadorit, i cili u arratis nga burgu në të cilin jetonte si mbret

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
Kalo në kategori