LAJMI I FUNDIT:

Historia e parave: Kur, pse dhe si u përdorën për herë të parë?

Historia e parave: Kur, pse dhe si u përdorën për herë të parë?

Disa thonë se paraja rrotullon botën, ndërsa disa të tjerë e konsiderojnë burimi i çdo të keqeje. Por, çfarë është saktësisht paraja? Përse kemi nevojë për të? Nga erdhi? Ekonomistët tregojnë historinë e një ndër elementëve kryesorë të jetës së njeriut.

Problemet e shkëmbimit në kohët e hershme

Përpara se të shpikej paraja, e vetmja mënyrë për të tregtuar mallrat ishte shkëmbimi. Nëse kishit një dhi tepër, por ju duhej gruri, kishit mundësi të gjenit dikë për t’i shkëmbyer. Por edhe shkëmbimi kishte problemet e veta si proces. Problemi qëndronte në faktin e përputhjes së dëshirave. Po sikur personi që kishte grurin të ishte i interesuar ta ndërronte atë vetëm me një sopatë. Atëherë personi që kishte dhinë duhet të gjente një person që kishte sopatë, dhe në këtë mënyrë të bëhej shkëmbimi i trefishtë. Por gjatë kohës së kërkimit, mund të ndodhë që ai të vdesë urie. E dyta, po sikur personi që kishte miellin, vërtet dëshironte një dhi, por jo përpara se dasmës së vajzës së tij që do të zhvillohej pas tre muajsh? Prandaj duheshin kontratat, por shoqëritë e asaj kohe nuk ishin të shkolluar deri në këtë fazë.


Prandaj marrëveshja e dy palëve duhet të bazohej tek kujtesa. Por, kjo linte vend për abuzime: Çfarë po thua, unë nuk të kam dhënë kurrë fjalën ty për grurë… etj.

Një ditë një fermeri neolitik, që mbetet anonim, solli një zgjidhje të zgjuar: Pse të mos vendosim për diçka për të cilën çdokush do ta pranonte ta kishte. Kjo teori u përdor më vonë për të blerë dhi, sëpata dhe çdo gjë tjetër. Shenja e dollarit i erdhi në mendje fermerit. Pra, ideja e tij ishte ajo që më vonë u quajt “para”. Pas një periudhe gjykimesh e gabimesh, u vendos që me këtë punë të merreshin njerëz që kishin karakteristika të veçanta. Paratë duhet të ishin:

– Të tregonin vlerën e duhur për mallin. Nuk mund të lejohej më shkëmbimi i një dhie që dikush e kishte rritur me mund e me dashuri, me një grusht gurësh të mbledhura në tokë.

– Të vështira për t’u falsifikuar. Një sistem monetar që bazohej në copa letre me kryqe të vizatuara në to ishte i destinuar për të dështuar. Nëse paraja do të fitohej lehtësisht, njerëzit do ta kishin të vështirë t’i rezistonin fitimit të saj. Rezultati do ishte një inflacion galopant.

– Të ishte portabël. Sigurisht që mund të tregtosh sende të mëdha si shtëpi apo tokë në mal, por këto nuk janë sende që shiten në dyqane. Prandaj nevojitet paraja.

– Të jetë e qëndrueshme. Mallra të tilla si kripa, mund të shihen si mjet i mirë shkëmbimi, por çfarë do ndodhte sikur atë ta linim në shi, do të humbte e gjitha.

– Lehtësisht e ndashme. Imagjinoni një shoqëri ku e vetmja formë paraje të ishte monedha 100 dollarëshe. Kjo nuk do bënte problem për transaksionet e mëdha, por do të ishte “dhimbje koke” nëse do donit të blinit vetëm një kuti shkrepëseje.

– E dëshirueshme. Ditët e sotme, të gjithë jemi të mahnitur dhe të kënaqur kur marrim këto copa letre, por kjo vetëm për shkak të vlerës simbolike që ato kanë. Me këto kritere në mendje, paraardhësit tanë zhvilluan format e para primitive të tregtisë nëpërmjet parasë.
Bankat primitive

Deri në këtë fazë nuk ekzistonin monedhat. Por vlera e metalit gjykohej nga pesha e tij. Përpara se monedhat të vinin në jetë, duhet të krijoheshin institucionet bankare. Institucione që duhet të krijonin besim dhe garanci se shkëmbimet do të kryheshin në mënyrën e duhur. Institucionet e para bankare ishin pallatet mbretërore, tempujt dhe depot shtetërore në Mesopotami dhe Egjipt. Kjo për arsye se ato ishin të mbrojtura mirë. Në këto depozita liheshin fatura, nëpërmjet të cilave kryheshin transaksionet me palët e tjera. Të shkruajtura në pllaka argjilore ose papiruse, ato konsiderohen si pararendëset e çeqeve dhe kartëmonedhave të sotme. Me kalimin e kohës filluan të hapeshin më shumë shtëpi bankare. Ato janë të përmendura në Kodin Babilonas të Hamurabit (viti 1760 para Krishtit).

Monedhat e hershme

Në vitin 1000 para Krishtit, pas dy shekujsh kryerje transaksionesh me artikuj të vërtetë, u fillua të përdorej bronzi dhe bakri si mjet shkëmbimi. Më pas në shekullin e tetë para erës sonë, “shpata” dhe “thika” dolën në modë. Ato ishin versione të vogla të mjeteve agrokulturore, që ishin aq të vogla për t’u përdorur sa qëllimi i tyre i ri ishte diçka tjetër tashmë. Monedhat e para të vërteta në botë, besohet gjerësisht të kenë qenë krijuar në Azinë e Vogël rreth vitit 640 para Krishtit. Ata ishin të bëra prej ari dhe argjendi. U zgjodhën këto, ndoshta për arsyen se garantonin pastërtinë e metaleve përbërëse. Koka e luanit që simbolizonte dinastinë Mermnad, ishte e stampuar nga njëra anë e monedhave. Ky ishte rezultat i metodës primitive të prodhimit. Nga ana tjetër e monedhës vendosej simboli i çekiçit. Por kur praktika e prodhimit të monedhave u përhap edhe në vendet e tjera grekfolëse nëpër botë, ata filluan të vendosnin shenjat dalluese të qyteteve të tyre. Më vonë, ishin persët dhe popullsitë e tjera antike që filluan të prodhonin monedhat e tyre.

Zhvillimi i kartëmonedhave

Faza tjetër e evolucionit të monedhës ishte shpikja e kartëmonedhave. Kartëmonedhat e para u përdorën në Kinë gjatë regjimit të Perandorit Hien Tsung (në vitet 806-821 pas lindjes së Krishtit). Por në fund Kinës nuk i doli siç duhej kjo formë e re prodhimi të parash. Sepse printoi aq shumë sa që e çoi vendin në inflacion. Në vitin 1455, kinezët braktisën përdorimin e kartëmonedhave dhe nuk iu kthyen më atyre për një kohë të gjatë. Eksperienca kineze u përsërit kur Suedia u bë vendi i parë europian që eksperimentoi me kartëmonedhën. Në vitin 1661, një bankier i quajtur Johan Palmstruch filloi të shpikte kartëmonedha që mund të shkëmbeheshin në bankën e tij në Stokholm me monedha argjendi. Por fatkeqësisht për Palmstruch, ai nuk e morri liçensën për të printuar para. Ai prodhoi më shumë kartëmonedha se sa banka kishte monedha argjendi, dhe në vitin 1668 ai u ndoq penalisht për mashtrim. Në fillim u dënua me vdekje, por më pas dënimi iu ndryshua me burgim.

Pavarësisht këtyre dështimeve të kartëmonedhës, ishte e qartë që historia po shkonte drejt një forme të re valutore. Ndërsa aktiviteti ekonomik vazhdonte të rritej në Europë, ishte e nevojshme që ofertat monetare duhet të zgjeroheshin përtej limiteve të vendosura.

Kjo nevojë çoi në themelimin e bankave të para qendrore kombëtare. Njerëzit po fillonin të kishin më shumë besim tek shënimet e mbështetura nga qeveria se sa te institucionet private. Ata madje ishin të gatshëm të pranonin disa nga vonesat e qeverisë për shkëmbimin e monedhave prej argjendi me kartëmonedha, siç ndodhi në Britani gjatë “Periudhës së Kufizimit” nga vitit 1797 deri në vitin 1821.

Standardi i arit

Duke besuar çështjen e kartëmonedhave të një autoriteti qendror u largua rreziku i falimentimit, por rriti spektrin e inflacionit. Kjo do të ndodhte nëse një bankë qendrore do të printonte shumë para. (Për ta kuptuar: imagjinoni nëse jeni shitës vezësh, dhe papritur të gjithë kanë dyfish para më shumë nga sa kishin, ju do të tregoheshit budallenj nëse do të vazhdonit t’i shisnit vezët me të njëjtin çmim). Ishte rreziku i inflacionit, në mes shumë faktorësh të tjerë, që shtynë qeveritë t’i bashkoheshin Standardit të Arit, që tregonte se paratë ishin me të vërtetë të bërë prej metali të çmuar. Standardi i Arit ishte një mekanizëm, që fiksonte vlerën e monedhave dhe të kartëmonedhave të vendeve pjesëmarrëse në Standardin e Arit. Ky standard operonte si brenda dhe jashtë vendit. Brenda vendit, mbante nën kontroll inflacionin duke siguruar që oferta e parasë të mbetej relativisht konstante. Ndërsa në sferën ndërkombëtare, kishit efektin e fiksimit të kurseve të këmbimit mes kombeve të përfshira.

Përfitimet e kurseve të këmbimit përfshinin stabilitetin dhe një balancim të çmimeve ndërmjet kombeve. Nëse Britania bëri një përparim teknologjik që rriti prodhimin ekonomik, çmimet e saj do të binin. Dhe duke supozuar se çmimet e Shteteve të Bashkuara do të qëndronin të njëjtat, kjo do t’i bënte produktet britanike më të pëlqyera nga një perspektivë amerikane, dhe produktet amerikane do të ishin më pak të pëlqyeshme nga Mbretëria e Bashkuar. Standardi i Arit pati një ecuri shumë të mirë për aq kohë sa të gjithë luanin pastër. Në SHBA, për shembull, inflacioni midis viteve 1880 dhe 1914 përparonte mesatarisht me 0.1% për vit. Problemi qëndronte se shumë kombe ishin të prirura të mashtronin. Kur shpërtheu Lufta e Parë Botërore në vitin 1914, vendet filluan të hidhnin poshtë librat e tyre të rregullave. Ata filluan të printonin para për të financuar përpjekjet e tyre të luftës dhe si pasojë Standardi i Arit u prish. Ky standard u rikthye në një formë të modifikuar në vitin 1925, por përsëri u rrëzuar për shkak të paqëndrueshmërisë së shkaktuar nga Depresioni i Madh.

Në vitin 1931, Britania hoqi dorë nga Standardi i Arit si rezultat i daljeve masive të arit nga arkat e kombit. Pasuesja e Standardit të Arit ishte Sistemi Bretton Woods, e emëruar prej rezortit “New Hampshire”. Edhe një herë u fiksuan kurset e këmbimit me një marzh gabimi 1%, por tipari kryesor ishte se të gjitha vendet pjesëmarrëse përveç SHBA-së ishin të lejuara të shlyenin borxhet e tyre në dollarë amerikanë. Por për fat të keq kjo gjë nuk zgjati shumë, se edhe SHBA-së po i mbaronte ari, gjë që vinte të gjithë sistemin në rrezik. Në vitin 1971, Presidenti Nikson deklaroi se SHBA-ja nuk do të jepte më ari në këmbim të dollarëve. Standardit të Arit i erdhi fundi një herë e mirë.

Paraja Fiat

Që nga viti 1971, ekonomia botërore ishte e drejtuar kryesisht nga një sistem normash këmbimi, me monedhën e arit që po zëvendësohej me të ashtuquajturën “Paranë Fiat”. Kjo ishte një lloj paraje që e ruante vlerën pavarësisht dekretit qeveritar. Përdorimi i parave “fiat” vendosnin një përgjegjësi më të madhe mbi qeveritë se sa ata kishin kur mbështesnin metalet e çmuara.

Kartat e kreditit, kartat e debitit dhe çeqet

Jo shumë kohë më parë, ishte e vështirë të hapje një llogari bankare. Deri para shekullit 20, posedimi i një llogarie rrjedhëse ishte diçka e rrallë. Nëse dikush donte të çonte para larg, përdorte postën. Kur të gjithë njerëzit u përmirësuan nga mirëqenia, bankat zbuluan Marketingun. Në vitet ‘80, Banka Kombëtare Westminster i lejoi klientëve të saj mundësinë e blloqeve me çeqe. Kartat e kreditit me PIN ulën ndjeshëm rrezikun e vjedhjes dhe mashtrimit. Secili përdor kartën e vet të kreditit, të cilën e përdor për të tërhequr para nëpërmjet fjalëkalimit personal.

E-Money: E ardhmja e parave kesh

Ne nuk jemi larg një bote ku së shpejti të vihet në përdorim E-money. E-Money vjen në tre forma, dy nga të cilat janë krijime të internetit. E para, është fenomeni “karta jo prezente” ku ke besim mjaftueshëm tek shitësi në internet. Ju dhe tregtari nuk takoheni kurrë, dhe s’është nevoja të dilni nga shtëpia apo zyra. Paraja kalon nga një mall fizik – një monedhë, kartëmonedhë, apo kartë plastike – në një mall virtual. Së dyti, sepse kemi parë që kohët e fundit tregtia në internet po rritet me hapa të mëdha. Një nga profilet më të larta është Paypal, që përdoret për blerje në eBay. PayPal ka filluar operimet e saj që në vitet 2000, dhe tani operon në 103 markete, menaxhon më shumë se 133 llogari dhe lejon klientët të dërgojnë, të marrin dhe të mbajnë fonde në monedha që nga dollari amerikan deri tek paraja polake. Evolucioni i vërtetë lidhet me lënien mënjantë të parave cash, çeqeve, kartave të kredit apo të debitit, duke e kthyer në një pagesë “pa kontakt”.

Edhe karta SIM e celularit tuaj mund të përdoret për të paguar gjëra të vogla që blihen në jetën e përditshme, gjë që po provohet në Korenë e Jugut. Megjithatë ky është një proces që do të monitorohet.

Çështjet valutore: historia e monedhave të vendeve përkatëse

Stërlinat u përmendën për herë të parë në vitin 1078 me emrin sterilensis dhe në shekullin e 13 mori termin që ka sot. Anglia kishte një monedhë uniforme kombëtare 600 vjet përpara Francës, dhe 9000 vjet përpara Gjermanisë dhe Italisë.

Paundi u themelua në vitin 1560 nga Elisabeta I. Sot, paundi përdoret vetëm në Britaninë e Madhe e Irlandën e Veriut. Është monedha më e vjetër në botë ende në përdorim.

Euro

Ideja e një monedhe të vetme evropiane u përdor për herë të parë në vitin 1957 në Traktatin e Romës, për të rritur prosperitetin dhe nxitur lidhjet mes popujve të Evropës. 12 vjet më vonë, në samitin europian në Hagë u vendos për një monedhë të vetme. Në fillim u përdor në një formë “jo fizike” nga bankat dhe çeqet e udhëtarëve. Në vitin 2002, monedhat dhe kartëmonedhat hynë në qarkullim. Më shumë se 338 milion europianë, nga 19 kombe, tani përdorin euron si monedhë e tyre e vetme, duke e bërë atë vlerën më të qarkullueshme në botë. Sipas Komisionit Europian, simboli i Euros është kombinim i ypsilonit grek, një E për Europën dhe vijave paralele që simbolizojnë stabilitetin e monedhës.

Dollari

Dollari u miratua nga Kongresi i Konfederatës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës më 6 korrik 1785. Para dollarit përdorej monedha zyrtare britanike. Përdorimi i monedhave të huaja u ndalua pasi doli në qarkullim dollari amerikan. Dollarët në zhargonin e përditshëm amerikan përdoret dhe fjala “bucks” ose “greenbucks”. Edhe pse SHBA-ja shpalli pavarësinë nga Britania në vitin 1776, amerikanët ende i referohen monedhës së tyre një cent me fjalën “penny” (“leku” anglez). /Tirana Observer/