LAJMI I FUNDIT:

Historia e pabesueshme e tabelës ‘This is Anfield’: Si një punëtor i stadiumit krijoi simbolin e Liverpoolit

Historia e pabesueshme e tabelës ‘This is Anfield’: Si një punëtor i stadiumit krijoi simbolin e Liverpoolit

Me kalimin e viteve, tabela në hyrje të stadiumit të Liverpoolit, me mbishkrimin “This is Anfield” është kthyer në një simbol të klubit të famshëm dhe historia se si u krijua është veçanërisht e pabesueshme.

Shenja “This is Anfield” ka zbukuruar shtëpinë e Liverpoolit për një kohë të gjatë dhe futbollistët e kanë traditë të prekin shenjën përpara se të vrapojnë në stadiumin ikonik.

Fundjavën e kaluar, ajo u prek nga Wout Weghorst teksa luante për rivalin Manchester United, duke shkaktuar zhgënjim tek fansat e tij.


Lojtari i Manchester United preku stemën e Liverpoolit në ‘Anfield’ - tifozët e ‘Djajve të Kuq’ të zemëruar kërkojnë përjashtimin e tij nga klubi
Lexo po ashtu Lojtari i Manchester United preku stemën e Liverpoolit në ‘Anfield’ - tifozët e ‘Djajve të Kuq’ të zemëruar kërkojnë përjashtimin e tij nga klubi

Për shkak të kësaj, tabela “This is Anfield” është sërish viral dhe aktual në mediat angleze. Kjo është edhe arsyeja që shumë media kujtojnë se si u krijua kjo.

Pllaka në stadiumin ikonik u vendos në epokën e trajnerit legjendar Bill Shankley, por nuk ishte ideja e tij.

“Shankleyt në fakt iu rekomandua logo nga një punëtor në stadium, i cili bënte punë të kujdestarisë”, zbuloi Danny Dwyer, udhërrëfyes i stadiumit të Liverpool FC.

Qëllimi i tabelës ishte që t’u kujtonte futbollistëve se për cilin klub luajnë, kë përfaqësojnë dhe për t’i bërë të ditur kundërshtarit se me kë po luajnë dhe nga kanë ardhur.

Shenja e parë ishte “Welcome to Anfield”, përpara se Shankly të ndërhynte dhe të ndryshonte emrin në “This is Anfield”.

Gjëja më e pabesueshme është se janë bërë dy kopje të kësaj logo dhe ajo, e para, përdoret edhe sot në një restorant në Isle of Man. Pas kësaj, pllaka e dytë u krijua në epokën e Bob Paisley në 1974 dhe zgjati 24 vjet në Anfield.

Nuk ishte atje për një kohë, dhe më pas u instalua përsëri në epokën e Brendan Rodgers në 2012. Thashethemet thonë se Rodgers e gjeti atë në depo, pasi u emërua menaxher i Liverpoolit dhe lindi me idenë për ta ngritur atë.

“Kur vjen në klub, duhet të kesh një ndjenjë për të kaluarën, një ndjenjë të së tashmes dhe një ndjenjë të së ardhmes. Thjesht ndjeva se kjo ishte një shenjë dhe një simbol i asaj që Liverpool kishte qenë për shumë vite. Shenja u hoq në vitin 1998, por ishte aty, që nga viti 1974. Ajo periudhë suksesi ishte fenomenale”, ka thënë Rodgers.

Kur Jurgen Klopp mbërriti në klub në vitin 2015, ai vendosi tua ndalonte lojtarëve të tij që të preknin shenjën derisa të fitonin trofe./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Ligue 1
Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Ligat tjera
Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Premier League
Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Premier League
Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Bundesliga
Kalo në kategori