“Manifestim në ditën e pionierëve” quhet fotoja e realizuar nga Angjelin Nënshati më 1971-shin. Bulevardi kryesor i qytetit i mbushur me njerëz ku spikat fotoja e Enver Hoxha dhe programi i realizuar për këtë ditë interpretohet nga pionierët e dalluar. Fotot e Nenshatit vijnë në ekspozitën “Dëshmitar mes dy kohëve” në Shkodër, në kurimin e Luçjan Bedeni dhe Lek M. Gjeloshi. Kjo ekspozitë vjen si rezultat i programit të ekspozitave “Archive Reloaded” ku vëmendja është e orientuar në koleksionet e paekspozuara më parë për publikun. Ajo orientohet në dy drejtime: në periudhën e diktaturës komuniste dhe në atë të tranzicionit të viteve ’90. Në të dyja këto periudha, në thelbin e fotografisë së tij, mbetet ngjarja të cilën ai e ndjek me interesin dhe me syrin e reporterit të mirëfilltë dhe të vëmendshëm.
Këtë pozicion të disiplinuar në marrëdhënie me momentin e pranishëm e perceptojmë gjithashtu edhe në ndryshimet e mëdha politike të vendit në vitet ’90, ku përmbysjet social-politike të lartpërmendura e transformojnë totalisht natyrën gjithnjë e më dramatike që merr ngjarja e çliruar nga inskenimi. Ekspozita është bërë e mundur edhe falë kontributit të djemve të fotografit Angjelin Nenshati, të cilët vendosën në dispozicion të saj, imazhe nga koleksioni fotografik familjar i periudhës së pas viteve ’90.
Angjelin Nenshati (Shkodër,1929-008) ndjek studimet e para në Kolegjin Saverian e mbas mbylljes së tij, në gjimnazin “28 Nëntori” në Shkodër. Formimi i tij zë fill në mënyrë autodidakte. Impakti me fotografinë erdhi nga rasti fatlum i të rënit në dorë që herët i një aparati fotografik, me të cilin bëri shkrepjet e para në kontekstin e një qyteti me traditë në këtë fushë.
Me vendosjen e regjimit komunist, për t’iu shmangur disi persekutimit për prirjet e tij demokratike e fetare, nga viti 1948 kur vendoset në Pukë e deri në 1957, është arsimtar pranë shkollave të ndryshme, por kjo nuk e pengon të punojë edhe në fushën e fotografisë.
Që herët, edhe falë lidhjeve familjare, ai qëndron pranë fotografit të njohur në Shkodër, Pjetër Rraboshta, gjë që e plotësoi formimin e tij në drejtim të proceseve të laboratorit. Në vitin 1958 hyn në kooperativën shtetërore ku punon si fotograf. Në vitet ’70 i bashkohet Gegë Marubit në aktin e dhurimit të fondit fotografik personal. Ky fond i ruajtur në Fototekën Marubi dhe i pasuruar më tej prej tij, numëron mbi 228.000 imazhe të shkrepura në film rul 24x36mm. Ishte fotografi që ndiqte eventet social-kulturore të vendit, por edhe familjet qytetare në ritualet e ndryshme të jetës së tyre.
Aktiviteti i tij u realizua më shumë jashtë studios se brenda saj. Punon në repartin e fotografëve deri sa arrin moshën e pensionit në vitin 1989. Realizon fotografi të zhanreve të ndryshme, por është shumë afër atij të reportazhit. Krahas fondit të tij në Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi”, familja zotëron një fond të pasur me fotografi, kryesisht me ngjyra. Nenshati është autori që ndjek nga afër ngjarjet më të rëndësishme të qytetit, lëvizjet e ndryshme demokratike të viteve ’90, momentet e kthesave të rëndësishme, rifillimin e kremtimeve fetare, rihapjen e kishave e xhamive. Më 1993 fotografon vizitën e Papa Gjon Palit II dhe Nënë Terezës së Kalkutës në Shqipëri.
Më 1996 bashkë me djemtë e tij hap studion fotografike “Nenshati”. Është interesante një bisedë mes tij dhe fotografit Sten Sherer publikuar në librin e tij “Long Life to Your Children: A Portrait of High Albania” (1997). “Unë quhem Angjelin Nenshati. Punoja si fotograf dhe kjo ka qenë edhe një ndër gjërat më të vështira të jetës sime sepse nuk isha i lirë të praktikoja. Kam bërë gjithmonë fotografi, por nuk kam qenë i lirë sepse na tregonin se çfarë duhet të bënim. Ekziston një fotomontazh përmes të cilit përpiqem të përshkruaj jetën e shqiptarëve. Tema ishte “Po ndërtojmë socializmin me pushkën në njërën dorë e kazmën në tjetrën”.
Duhet të punonim me kazëm për të ndërtuar socializmin, për të luftuar me pushkë për të mbrojtur vendin tonë nga kapitalistët dhe revizionistët që na rrethonin. Nuk mund të krijonim asgjë. Shfrytëzoheshim sikur të ishim mjete”, tregonte Nenshati. Më tej ai shprehej se “të gjithë njerëzit që burgoseshin ishin të shkolluar: shkrimtarë, poetë që kishin studiuar në universitetet më të mira europiane. Për këtë arsye ata sot konsiderohen si Martirë të Demokracisë. Kjo është një fotografi e Shkodrës. E kam bërë për Profesor Arshi Pipën, për t’ja shuar sadopak mallin e qytetit. Që nga viti 1945 ky qytet ka kaluar shumë vuajtje. Qyteti ishte objektivi i sulmit komunist.
Motoja e Enver Hoxhës ishte lufta kundër çdo lloj forme reagimi kundrejt regjimit. Siç mund ta shikoni në këtë fotografi, slogani thoshte “Të luftojmë kundër reaksionit”. Rrjedhojat e kësaj lufte ishin masakrat, varfëria, shkatërrimi i kishave dhe njerëz të braktisur në një mjerim të tillë që nuk i lejonte as të ushqeheshin. Po ashtu, shumë gjyqe dhe ekzekutime të atyre që konsideroheshin si “tradhtarë”. Sot kushdo mund të bëjë çfarë të dojë. Prandaj ju mund të shikoni këto fotografi që unë nuk do të kisha guxuar t’i shkrepja në atë kohë”, tregonte Nenshati. /Shqip/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNdërron jetë aktori Bujar Lako
Kur shqiptari u bë grek në Stamboll
Fadil Hoxha, prill 1994: Tito dhe Kardeli thanë: Çka ju duhet republika!? Kujdes prej Serbisë...!
Bukë dhe rrush
POLIP – Katër ditë festë poezie në Prishtinë
Në teatrin e pushtetit të Bertrand Russellit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksident tragjik me autobus, të paktën dy të vdekur në Gjermani
Mbrëmë u eliminua nga Big Brother VIP Kosova, të nesërmen Rovena Stefa shfaqet duke pastruar borën nga shtëpia e saj në Bërnicë
Jack Smith jep dorëheqje nga Departmaneti amerikan i Drejtësisë
Ylli i Barcelonës mund të kalojë tek Man United në shkëmbim me Rashford
Publikohet rrëfimi i Gjestit: E kaluara e errët, nga largimi prej familjes deri te depresioni
Mbi gjysmë milioni euro për restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës, historiani Kelmendi: Thuajse asgjë s’ka mbetur nga origjinali