Në episodin e shtatë të sezonit të dytë të podcastit “Flasim”, kryeministri Rama ka ftuar një eksperte të marrëdhënieve ndërkombëtare e cila ka kryer studimet mes Shqipërisë dhe Italisë për Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare, Marjana Koçekun.
Pas përfundimit të studimeve, ajo ka zgjedhur të kthehet në Shqipëri, e cila është një sipërmarrëse e re që drejton Agroturizmin “Neomalësorja”
E pyetur nga kryeministri Rama pse zgjodhi marrëdhëniet ndërkombëtare, Marjana shprehet se gjithmonë i kanë pëlqyer marrëdhëniet me njerëzit dhe ka pasur dëshirë që të udhëtojë.
“Më kanë pëlqyer gjithmonë marrëdhëniet me njeriun, për të folur, për të shkëmbyer eksperienca edhe më ka pëlqyer gjithmonë edhe për të udhëtuar. I gjeta marrëdhëniet ndërkombëtare edhe shkencat politike si një mundësi të mirë për të njohur edhe më shumë psikologjinë njerëzore, edhe për të patur më shumë mundësi për të njohur kulturat edhe në të ardhmen nëpërmjet profesionit, për të më dhënë mundësinë për të udhëtuar më shumë, por mbi të gjitha kisha një ideal brenda meje edhe një ëndërr si studente, për të mundur të bëja diçka për Shqipërinë në arenën diplomatike në atë kohë. Kisha ëndërr të bëhesha diplomate dhe ambasadore e Shqipërisë në Kombet e Bashkuara”, shprehet Marjana.
Marjana gjithashtu tregon se jo çdo gjë ishte aq e bukur gjatë studimeve në Itali. Pavarësisht se ishte një studente ekselente, ajo bënte punë të ndryshme si kamariere, pastruese etj, transmeton TCH.
Gjatë qëndrimit në Genova, asaj i mungonte Shqipëria dhe kjo ishte arsyeja pse u kthye.
“Ka dhe një anë të errët që unë kur kam qenë për shembull studente në Itali, kam punuar pavarësisht se kisha një bursë, më duhej të punoja pak si në të zezë në ato muaj që kam ndenjur për të fituar edhe të ardhura ekstra, për të pasur mundësinë edhe për gjëra të tjera që më duheshin t’i kisha, edhe kam punuar punë të thjeshta, edhe pak kamariere, edhe pak pastruese, edhe pse isha 19-20 vjeçe.
Dhe ti shikon që nuk është se ke ndonjë prioritet shumë të madh. Ti mund të jesh studente, mund të jesh duke studiuar, por që në fund të fundit ti je një pikë uji në oqean se aty ka edhe qindra, mijëra të tjerë si ti dhe nuk po i intereson fort askujt prezenca jote në atë konkurrencë që ka Evropa.
Dhe e “zhvesha” pak Evropën prej atij iluzioni, u ula pak me këmbë në tokë, duke e prekur më qartë dhe sa më shumë që udhëtoja, aq më shumë më merrte malli për Shqipërinë.
S’e kisha menduar kurrë, se kam ikur me qëllimin për të gjetur një mundësi për të mos u kthyer më kurrë se më kishte kapur edhe mua antipatia për Shqipërinë, që mendoj se është bërë shumë sëmundje sociale përtej pamundësive ekonomike që njerëzit i shfaqin si arsyen kryesore të largimit.
Unë jetoja në Genova, që është një qytet portual dhe ka ndër atraksionet e famshme botërore të saj, si Portofino, Cinque Terre dhe unë e kisha mundësinë të udhëtoja me tren dhe për t’i parë nga afër. Ishin bukuri të jashtëzakonshme, por që kur ktheja kokën pas, thoja “Portofino nuk ka asgjë më shumë se liqeni i Komanit ku unë jam rritur; nuk ka asgjë më shumë Cinque Terre se Dukagjini, madje është shumë më i bukur vendi nga unë vij sesa vendi ku unë jam sot si turiste.
Por, ajo që i ka bërë të bukura edhe tërheqëse për tërë botën, është se njerëzit, vendasit në radhë të parë, i kanë dashur, kanë besuar në këtë vend dhe i kanë vlerësuar dhe i kanë çuar në nivelin që kanë merituar gjërat e tyre. Kjo më bëri t’i kthej më shumë sytë nga vetja dhe tek rrënjët dhe më bëri ta shoh me një sy krejt tjetër vendin nga unë vija. Vendosa të kthehem”, tregon Marjana.
Marjana tregon gjithashtu edhe histori nga fëmijëria e saj, ku është rritur mes shkëmbeve dhe mes të askundit. Në fshatin ku ajo jetonte, ishte vetëm një shtëpi, ajo e familjes së saj. Familja e saj në vitet 2011-2012 ishte e para që nisi turizmin me varkë drejt Valbonës dhe Fierzës, pasi babai i saj, kapiteni i parë i liqenit të Komanit, kishte një varkë të tijën personale në shtëpi. Sipas saj, lumin e Shalës e bëri të famshëm dhe të njohur për turistët, familja e saj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Mexhiti: Minçev të braktisë retorikën e Apasievit, të sillet si ministër i të gjithë qytetarëve

Shqiptari nga Ukraina rrëfen për luftën: Situata në terren sikur Kosova gjatë luftës

Vazhdoi dëgjimi i dëshmitarëve të rinj në rastin kundër Sladjan Trajkoviqit, që akuzohet për krime lufte në Kosovë

KQZ njofton se javën e ardhshme fillon numërimi i votave me kusht dhe atyre nga diaspora

Bie numri i përfituesve të ndihmës sociale në Kosovë, shtohen pensionistët e moshës

Gjykimi ndaj Rrahim e Ilir Abdullahut, babai i Triumf Rizës: 'Këta kanë qenë personat kyç të bandës kriminele të Sekiraqës’

Avokati i akuzuar e quan gjyqtarin kontrabandist, Veli Kryeziu i përgjigjet: Kam punuar punë të ligjshme, babën nuk e kam pasur shpijun

Abdixhiku takon ambasadorët e QUINT-it: LDK e respekton vullnetin qytetar në plotni

Profesori Dashnor Nebija ka nevojë për ndihmën tuaj për trajtim mjekësor jashtë vendit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës