Historia e jashtëzakonshme e dashurisë, u ndanë në adoleshencë – pas 70 vite ribashkohen për t’u martuar

Një çift të cilët në shkollën fillore u ndanë dhe për më shumë se shtatë dekada nuk u panë – janë ribashkuar gjatë pandemisë së coronavirusit dhe tani po martohen, shkruan CNN.
Historia e dashurisë së tyre daton 68 vite më parë, kur Fred Paul dhe Florence Harvey u takuan për herë të parë, transmeton Telegrafi.
Dyshja u takuan kur ishin adoleshentë në Wandsworth, qytet i vogël në Newfoundland të Kanadasë. Ata kaluan çdo moment pranë njëri-tjetrit, nga ecjet pas meshës, e deri te vjedhja e puthjeve në orët e mësimit.
Çdo natë gjatë lidhjes së tyre dyvjeçare, Paul ndizte baterinë e dorës për t’i shkuar pranë shtratit për t’i thënë natën e mirë.
“Ishte dashuria ime e parë. E dashura ime e parë dhe dashuria ime e vërtetë”, ka thënë Paul tani 84-vjeç i cili gjatë një interviste dhënë për CNN tregoi detaje të lidhjes së tyre.
Por kur Paul mbushi 18 vjet, e Harvey ishte 15, dyshja ndanë rrugët. Paul u zhvendos në Toronto për të vazhduar me punë, e një vit më vonë, kur u rikthye për të, Harvey tashmë ishte larguar në një qytet tjetër.
Fati deshi që ata të mos takohen dhe të martohen me persona tjerë dhe të krijojnë familje. Por, gjithçka ndryshoi në vitin 2017, kur Harvey mbeti sërish beqare, pasi bashkëshorti Len ndërroi jetë nga kanceri.
Dyshja ishin të lumtur gjatë martesës së tyre prej 57 viteve dhe kanë pesë fëmijë së bashku. Dy vite më vonë, gruaja e Paul, e cila ishte afro 60-vjeçe, gjithashtu ndërroi jetë pasi vuante nga sëmundje të ndryshme. Edhe ata kishin dy fëmijë dhe bënin jetë të lumtur.
Pikërisht humbjet që i përjetuan bënë që dyshja sërish të ribashkohen. Kur Harvey dëgjoi se gruaja e Paul ndërroi jetë, i telefonoi për t’i shprehur ngushëllime.
Gjatë bisedës së tyre të parë, që ndodhin në festën e Shën Valentinit, ata diskutuan për jetën e tyre larg njëri-tjetrit, fëmijët, nipat e mbesat.
“Nuk mendoja se do të kthehesha kaq shumë pas. Filluam duke biseduar një apo dy herë në javë – për t’i shpeshtuar më vonë në disa orë në ditë. Vërtetë kemi qenë të lidhur pavarësisht që nuk jemi parë më për shumë vite”, ka thënë 81-vjeçari Harvey.
Në korrik kur po festonte ditëlindjen, Harvery befasoi Paul me një vizitë në Toronto – ku edhe patën rastin që më në fund të ribashkohen.
“Kur e kuptova se është në qytet dhe po më viziton, u ngrita nga shtrati për t’u veshur dhe t’i thënë mirësevjen. Me të parë e putha në faqe dhe aty menjëherë rrëmbeu zemrën time”, shtoi Paul.
Nuk ju deshën më shumë se tri ditë pas ribashkimit që dyshja të martohen. Familjarët e tyre janë skeptikë për ribashkimin e tyre të shpejtë, por Paul dhe Harvey nuk kanë dyshim se duan të kalojnë pjesën tjetër të jetës pranë njëri-tjetrit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Exit Poll-i për zgjedhjet në Gjermani: Fiton CDU/CSU, AfD në vendin e dytë

Merz: I kemi fituar këto zgjedhje

Pengu izraelit ia puth ballin luftëtarit të Hamasit gjatë lirimit të tij

Aeroplani i American Airlines devijon nga udhëtimi i planifikuar, aterron në Romë për “shkaqe sigurie”

Scholz pranon humbjen

Zelensky i gatshëm të heq dorë nga posti i presidentit në këmbim të paqes në Ukrainë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë