Emisioni “Shqiptarët për shqiptarët” kapërceu kufijtë. Gazetari Ferit Lika sjell historinë trishtuese të familjes Shkupi në Gjakovë të Kosovës. Lufta e Kosovës ishte fatale jo vetëm për mijëra shqiptarë që mbetën të vrarë e të zhdukur, por edhe për qindra e mijëra të tjerë që pas lufte mbetën të shkatërruar shpirtërisht dhe ekonomikisht. Vendi u shkatërrua dhe shtëpitë u dogjën. I tillë ishte edhe fati i Hajdar Shkupit, 57-vjeçarit nga Gjakova. Pasi shtëpia ku jetonte iu dogj nga forcat serbe, fill pas lufte ai u strehua këtu, në këtë gërmadhë, në shtëpinë e braktisur të një serbi, në qendër të Gjakovës.
Gjendja e tyre është tepër e rëndë, punë nuk po gjejnë dot. Jetojnë me çfarë t’u falin të tjerët. Shtëpia nga dita në ditë rrezikon të shembet. Hajdari dhe Valbona kanë tre fëmijë, djali i madh Kreshniku, po përpiqet ta ndihmojë sadopak familjen, por që pas ngjarjes fatale që i ndodhi me vëllain, asnjë mundësi për punë s’po i krijohet. “Pandemia po na i bën shumë të vështirë të kërkojmë punë”, njofton Balkanweb.
Ata ishin tre vëllezër, që dilnin e shisnin shkrepëse në rrugët e Gjakovës, për të siguruar bukën e gojës, por fati i Elvirit ishte i njëjtë me atë të shitëses së vogël të shkrepëseve. Elviri ishte me shkrepëse në dorë kur e përplasi makina në tentativë për të kaluar rrugën. Djali po kalonte rrugën duke shkuar në drejtim të një lokali ku donte të shiste kutitë. “Ishte ora 12 e natës në shkurt kur një veturë me shpejtësi përplasi vëllain dhe pasi e gjuajti, ai ra në tokë i vdekur e qëlloi ne kurriz, ende i kam ato skena para fytyrës, ne donin të shkonim në drejtim të një lokali, e kisha vetëm 20 metra larg vëllait”, thotë vëllai i Elvirit. Valbona gjithmonë rri e përlotur, për djalin e saj 8 vjeçar, i cili humbi jetën duke u përpjekur që të siguroji kafshatën e gojës. Kreshniku e përjetoi shumë keq atë ndodhi dhe që prej asaj kohë ai nuk mundi ta bëjë dot më atë punë. Ai nuk mundet më të shes shkrepëse në rrugicat e ftohta të Gjakovës. Valbona e kujton shpesh dhe shpirti i dhemb, kur mendon se i vogli i saj dha jetën për t’i shpëtuar ata prej mjerimit. “E kujtoj shpesh, uroj mos t’i ndodhi askujt”, thotë ajo.
https://youtu.be/wCF0yhEVcsE
Ajo mendon se një ditë diçka do të dalë, do të ketë zgjidhje për të, por shpesh i humbet shpresat, realiteti i frikshëm nuk e lë as të ëndërrojë për ditë më të mira.
Hajdari endet rrugëve për të kërkuar ndonjë punë, por as sot nuk gjeti dot. Varfëria është e madhe. Pandemia i ka shtrënguar gjërat. Edhe kreshniku u kthye në shtëpi pa gjetur asnjë punë që të mund të siguronte qindarkat për të blerë një bukë. Për të është shumë e rëndë kjo situatë. Ai del shpesh këtu në ballkon dhe mendon, se si do ti vejë halli i tij, ku të kapet pas diçkaje që ta kapërcejë këtë mjerim. Djali tjetër Kushtrimi është larguar dhe nuk është kthyer ende, të gjithë po shpresojnë nëse ai ka gjetur diçka. Ndërsa Leona përpiqet të bëjë mësimet, por në mes të këtij ftohti nuk mundet, e ka shumë të zorshme. Valbona nis të gatuajë disa fasule që ia kanë falur. Mirëpo rryma nuk mjafton, pasi rrezikon të karbonizohen telat. Kreshniku e kupton menjëherë dhe i kërkon mamasë që ta fikë sobën. Kjo ndërtesë nuk ka pasur energji elektrike. Por Kreshniku me aq njohuri sa kishte e ka sajuar vetë rrjetin elektrik. Kjo është situata në këtë familje, ne po largohemi, por mjerimi mbetet.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Mosmarrëveshje në trafik, policia arreston të dyshuarin që goditi me veturë dhe sulmoi fizikisht një qytetar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/11/Arrestimet-e-Policise-ilustrim-foto-Ridvan-Slivova-5-1-780x439-1-380x233.jpg)
Mosmarrëveshje në trafik, policia arreston të dyshuarin që goditi me veturë dhe sulmoi fizikisht një qytetar
![Hovenier këshillon Peter Sorensen, emisarin e ri për dialog: Mos negocio zotime të reja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/08/Hovenier-380x233.jpg)
Hovenier këshillon Peter Sorensen, emisarin e ri për dialog: Mos negocio zotime të reja
![LSDM: Vendi ka krizë ekonomike, qeveria e Mickoskit e paaftë në menaxhim](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/01/LSDM-380x233.png)
LSDM: Vendi ka krizë ekonomike, qeveria e Mickoskit e paaftë në menaxhim
![Në Maqedoni ndalohet shtetasi i Kosovës, i kërkuar nga Serbia](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/policia-mk-vrasje-780x439.png)
Në Maqedoni ndalohet shtetasi i Kosovës, i kërkuar nga Serbia
![Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga niveli shumë i ulët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/e4b3e67c-dbb2-4803-b7b0-d1371debac6c-780x439.jpg)
Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga niveli shumë i ulët
![Plagoset me armë zjarri një person në Prishtinë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/09/LAJMI-I-FUNDIT-2-780x439.png)
Plagoset me armë zjarri një person në Prishtinë
![Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott, uron Kosovën për ditën e pavarësisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/GjxorEpWwAAf_Kj-780x439.jpg)
Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott, uron Kosovën për ditën e pavarësisë
![Një person në Prishtinë sulmohet me mjete të forta nga ish-dhëndëri tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/Policia-e-Kosoves-1-1-780x439.jpg)
Një person në Prishtinë sulmohet me mjete të forta nga ish-dhëndëri tij
![Kosova pa 193 njohjet e premtuara](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/281289382_741900460152277_3996124371227527709_n-780x439.png)
Kosova pa 193 njohjet e premtuara
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Pas përhapjes së fotografive në gjendje jo të mirë shëndetësore, Bebe Rexha reagon ashpër në Instagram: As e sëmurë nuk mund të jesh në paqe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/bebe-780x439.jpg)
Pas përhapjes së fotografive në gjendje jo të mirë shëndetësore, Bebe Rexha reagon ashpër në Instagram: As e sëmurë nuk mund të jesh në paqe
![Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga niveli shumë i ulët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/e4b3e67c-dbb2-4803-b7b0-d1371debac6c-780x439.jpg)
Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga niveli shumë i ulët
![Reagimi i sinqertë i Oleksandr Usyk ndaj pensionimit të Tyson Furyt - por ukrainasi ka dyshime](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/usyk-780x439.jpeg)
Reagimi i sinqertë i Oleksandr Usyk ndaj pensionimit të Tyson Furyt - por ukrainasi ka dyshime
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/egli-gjesti-1-780x439.png)
"Me mua asnjëherë nuk ka pasur lojë" - Pas injorimit, Egli ende beson në sinqeritetin e Gjestit
![Tyson Fury ka filluar një 'punë të re' disa javë pasi u pensionua nga boksi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fury-780x439.png)
Tyson Fury ka filluar një 'punë të re' disa javë pasi u pensionua nga boksi
![Kosova pa 193 njohjet e premtuara](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/281289382_741900460152277_3996124371227527709_n-780x439.png)
Kosova pa 193 njohjet e premtuara