LAJMI I FUNDIT:

Historia e djaloshit që u qëllua me armë gjatë një loje me bashkëmoshatarët, përlot edhe Lorik Canën

Historia e djaloshit  që u qëllua me armë gjatë një loje me bashkëmoshatarët, përlot edhe Lorik Canën

Historia që e ka çelur edicionin e dytë të emisionit “Dua të të bëj të lumtur”, ka qenë ajo e Gersit, djaloshit të vogël që u qëllua me armë gjatë një loje me bashkëmoshatarët. Rasti i tij preku shumë shqiptarë të thjeshtë e personazhe të njohur, mes tyre edhe Lorik Canën.

Programi i drejtuar nga Arbana Osmani, gjatë edicionit të parë mori përsipër të gjitha operacionet për rikthimin e Gersit në gjendjen normale, por ky proces kërkon kohë.

Në studion e “Dua të të bëj të lumtur” këtë herë ishin shokët e klasës ata që e kishin ftuar Gersin, për t’i treguar se sa shumë e donin.


(Foto: Top Channel)

Miqtë zbuluan se Gersi është një nxënës i dalluar dhe një dashamirës i madh i futbollit, moment ky i cili do të kulmonte me prezencën në studio të ish-kapitenit të Kombëtares, Lorik Cana.

Cana iu bashkua idesë së “Dua të të bëj të lumtur”, duke sjellë si dhuratë për Gersin dhe miqtë e tij, uniformat e Kombëtares, topat origjinalë të firmosur prej tij dhe biletat për ndeshjen miqësore Shqipëri-Norvegji, që do të mbahet më 26 mars.

https://www.instagram.com/p/BfT3J_JjhlT

Momenti më emocionues ishte ai kur Cana i dha një mesazh të fortë për jetën Gersit, në të cilin nuk i përmbajti dot as vet lotët.

“Gjërat më të rëndësishme arrihen me forcën më të madhe, që është brenda nesh. Bukuria e vërtetë e njeriut nuk gjendet në pamjen e jashtme, por gjendet në zemrat tona”.

“Unë kam një djalë, që e quajnë Bojken. Unë dua që në të ardhmen ai të bëhet si unë dhe shpresoj që të më kalojë, por nëse do të ndjekë edhe hapat e Gersit do të isha shumë i lumtur”, është shprehur ish-futbollisti. /TopChannel/

Në trend Magazina

Më shumë

"Rrenë qoftë" - bëhet viral reagimi i Gjestit kur mendon se ish-partneri i Eglit, Olsi Bylyku po hynte në shtëpinë e BBVA si banor në natën e parë

Magazina
Gjesti i gatuan 'kulaç' Loredanës dhe ajo e ndjek nëpër shtëpi: Nëse vazhdon kështu, edhe unë do të të përmend Zhanetën

Gjesti i gatuan 'kulaç' Loredanës dhe ajo e ndjek nëpër shtëpi: Nëse vazhdon kështu, edhe unë do të të përmend Zhanetën

Magazina
Gjesti shkakton zemërim te banorët tjerë, ua merr rrobat nga lavanderia dhe ua hedh në mes të dhomës së ditës

Gjesti shkakton zemërim te banorët tjerë, ua merr rrobat nga lavanderia dhe ua hedh në mes të dhomës së ditës

Magazina
Zarf i zi në shtëpinë e Big Brother VIP Albania për thyerje të rregullave, Vëllai i Madh dënon të gjithë banorët

Zarf i zi në shtëpinë e Big Brother VIP Albania për thyerje të rregullave, Vëllai i Madh dënon të gjithë banorët

Magazina
Gjesti vazhdon debatet me Vserlon në BBVA, preken edhe fizikisht me njëri-tjetrin dhe nuk i ndalin ngacmimet

Gjesti vazhdon debatet me Vserlon në BBVA, preken edhe fizikisht me njëri-tjetrin dhe nuk i ndalin ngacmimet

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 2, Mirdon Pacolli i jep fund beqarisë

Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 2, Mirdon Pacolli i jep fund beqarisë

Magazina
Kalo në kategori