LAJMI I FUNDIT:

‘Hipnotizohet’ nga ministri, gazetarja alivanoset gjatë transmetimit live (Video)

‘Hipnotizohet’ nga ministri, gazetarja alivanoset gjatë transmetimit live (Video)

Daria Kozlova nga kanali ‘Russia 24’ është alivanosur gjatë transmetimit live, derisa po intervistonte një ministër gjatë një aktiviteti që është zhvilluar në Kremlin të Rusisë.

Pasi ta ketë pyetur Ministrin e Industrisë dhe Tregtisë, Denis Manturos nëse një kompani teknologjike ruse, do lejojë përdorimin e fluturakeve amerikane, gazetarja ka nisur të luhatet, transmeton Telegrafi.

Sytë e saj shkuan në drejtime të kundërta dhe nisi të rrëzohej nga pas, andaj ministri ishte i shpejtë dhe e zuri para se të binte në dysheme. Mirëpo, kjo pjesë nuk është parë, pasi regjia e dërgoi sinjalin në studio.


Raportohet se asaj i kanë hedhur ujë dhe është këndellur, ndërsa e tëra ndodhi pas mungesës së ngrënies, lodhjes dhe nxehtësisë në sallë.

Mirëpo, kanë nisur spekulime se Manturos, që u emëru nga Vladimir Putini në atë pozitë më 2012, e ka hipnotizuar gazetaren.

“Nuk ka dyshim, se ministri e hipnotizoi. Aftësitë e tij janë të paparashikueshme dhe kjo nuk ishte alivanosje, por trullosje si pasojë e futjes në trans”, është komenti që mblodhi më së shumti pëlqime. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
U ndalë për kafe, kosovari bleu edhe një tiketë gërvishtëse prej 5 eurosh në Itali – fitoi 500 mijë euro me të

U ndalë për kafe, kosovari bleu edhe një tiketë gërvishtëse prej 5 eurosh në Itali – fitoi 500 mijë euro me të

Virale
Peshku i kuq 'Megalodon' është gjetur në Pensilvania

Peshku i kuq 'Megalodon' është gjetur në Pensilvania

Interesante
Deputetit serb i bien 'dhëmbët', shkakton të qeshura në Parlamentin e Serbisë

Deputetit serb i bien 'dhëmbët', shkakton të qeshura në Parlamentin e Serbisë

Fun

"Përbindëshi i deteve" - ky është transportuesi më i madh i automjeteve në botë

Interesante
Fenomeni i rrallë që habiti peshkatarët në Turqi, shfaqen para tyre dallgët katrore

Fenomeni i rrallë që habiti peshkatarët në Turqi, shfaqen para tyre dallgët katrore

Interesante
Pretendon të ketë udhëtuar në kohë - parashikimet e tij për 2025 po tërheqin vëmendje të madhe

Pretendon të ketë udhëtuar në kohë - parashikimet e tij për 2025 po tërheqin vëmendje të madhe

Virale
Kalo në kategori