Hilton mohon se është zhveshur në ndejë

Bukuroshja, e cila ishte përfshirë në një video-skandal seksi në vitin 2004, është cak i ‘akuzave’ se ajo i është bashkuar një grupi striptizereve në Sin City, duke hequr teshat në ballë të të pranishmëve tjerë të ndejës.
“Ne u argëtuam shumë. Burrat paguanin për vajzat që hidhen në aksion. Unë isha atje dhe ata paguanin të shikonin. Paris u zhvesh dhe vajzat po ashtu”, ka thënë njëra nga të pranishmet në këtë ndejë.
Ajo shton se ndryshe nga tjerat vajza, Hilton kurrë nuk mori asnjë para për striptizin që shfaqi. Por zëdhënësi i Paris ka hedhur poshtë thëniet, duke thënë se janë të gjitha të pavërteta.
“Ata janë tërësisht të pavërteta dhe plotësisht të trilluara”, ka thënë zëdhënësi i saj.
Nga
Telegrafi
08/06/2009
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals































































