Anëtarja e dikurshme e grupit “Fugees” nuk është paraqitur para publikut që nga koncerti i vitit 2007 në Londër, kur ishte fishkëllyer nga të pranishmit për shkak se ishte vonuar dy orë.

Ndërsa këtë vit ajo kishte planifikuar të fillonte një turne evropian, duke nisur nga Suedia (Stockholm Jazz Festival), pastaj në Greqi, Holandë, Poloni, Gjermani, Itali, Zvicër, Francë dhe Austri.

Mirëpo, të gjitha datat janë shtyrë për arsye shëndetësore, ndërsa përfaqësuesi i këngëtares nuk ka dhënë detaje për gjendjen e saj.