Vllaznia e Shkodrës ka arritur të shkruaj historinë e futbollit shqiptar, pasi është bërë skuadra e parë shqiptare që merr pjesë në grupet e Ligës së Kampionëve.
Skuadra shqiptare tanimë ka mësuar edhe emrat e kundërshtarëve në grupet e garës më të madhe evropiane për klube, Ligës së Kampionëve në konkurrencën e femrave.
Në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti i fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve për femra, aty ku merr pjesë edhe Vllaznia, skuadra kampione e Shqipërisë.
Shkodranet ndodhen në Grupin A dhe kanë peshkuar kundërshtarë shumë të fortë.
Së bashku me Vllazninë ndodhen edhe tre gjigantë evropianë si Chelsea, PSG dhe Real Madrid.
Ndërkohë në Grupin B janë ekipet si Wolfsburg, Slavia Praga, St Polten dhe Roma.
Në Grupin C janë francezet e Lyon, Arsenal, Juventus dhe Zurich.
E në Grupin D dhe të fundit ndodhen ekipet e femrave si Barcelona, Bayern Munich, Rosengard dhe Benfica. /Telegrafi/