Është ndër më të moshuarit në gjashtë fshatra përreth. 90 veçarit, i cili jeton në shtëpi i vetëm mes maleve të fshatit, i bën shoqëri vetëm gurgullima e ujit të lumit që ka pranë.
Hetem Halili, nga fshati Keçekollë, ka thënë se nuk do të largohet nga ky vend, pavarësisht që familja e tij, tashmë e një kohë të gjatë që janë shpërngulur.
“Këtu jam lindur, këtu jam rritur, këtu jam plakur. Edhe lufta kur ka qenë unë nuk jam larguar nga ky vend. Këtu kam jetuar. Mirë kaloj, por po më pengon që nuk po kam me kë të bëj bisedë. Kam televizionin e ai nuk po ma prish hiq qejfin. Deri të vdes nuk do ta lëshojë këtë vend”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Hetem Halili.
Me opingat e tij prej lëkure, dhe me shkopin që mbështetet në të, ai shetit përreth oborrit të tij, duke kujtuar kohën kur ishte i ri.
Vendlindja i sjell kujtime të mira atij, por as vështirësitë nuk i kishin munguar përgjatë këtyre viteve.
“Kam punuar vet tokën, kam pasur traktorin. E mbaj në mend luftën edhe kur ka qenë gjermanët këtu. Madje kam qenë i plagosur”, shprehet më tej i moshuari, përcjell Telegrafi.
Plaku vetullbardhë, ndonëse i shtyrë në moshë, përveç punëve të shtëpisë, sot ai arrin të kujdeset edhe për 200 pemë që i ka të mbjella afër shtëpisë së tij.
Përveç profesioneve të shumta që kishte pasur, ai për 40 vite kishte kënduar në dasma, me sharkinë që e mban edhe sot.
Ai ka thënë se ato kanë qenë vitet më të mira të tij.
“40 vjet kam kënduar me sharki edhe kam pas shumë sukses. Në Gollak kam qenë më i zoti nga të gjithë. Por pleqëria më ka rrëzuar”, rrëfen Halili.
Jeta në fshat e kishte kalitur paksa, por jo edhe për t’ia humbur dashurinë për të.
Plaku i urtë, e fjalë pak, mes nostalgjisë për të kaluarën, ka thënë se ajri i këtij vendi e ka mbajtur të fortë. /RTV Dukagjini/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
NJSI dhe K-9 ndërhyjnë në Prishtinë – arrestohet një person, konfiskohen armë dhe municion

A po rrezikon Kurti arrestimin për shkak të mos paraqitjes në prokurori për intervistim? Flasin njohësit e sistemit të drejtësisë

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Sejdiu: Glauk Konjufca është lideri i ardhshëm i Vetëvendosjes

Vdes një punëtor në Rahovec – policia nis hetimet

Peci: Ardhja e Sekretarit të NATO-s në Kosovë nuk është e rastësishme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi