Hertha Berlin dhe Wolfsburg triumfojnë në udhëtim, Dusseldorfi i Valon Berishës barazon me Paderbornin

Kanë përfunduar tashmë ndeshjet e filluara nga ora 15:30 në Bundesliga, pas rikthimit pas më shumë se dy muajsh pezullim shkaku i pandemisë së coronavirusit.
Rikthimi i kampionatit gjerman ka rikthyer edhe emocionet e dashamirëve të sportit e në veçanti futbollit.
Ndeshjet e javës së 26-të të filluara nga ora 15:30 tashmë kanë përfunduar dhe kanë sjell rezultatet sa të pritura, po aq edhe befasuese në disa takime.
Njëra nga fitoret më befasuese ishte ajo e Hertha Berlinit në udhëtim te Hoffeiheim me rezultat të thellë 3-0.
Golat për kryeqytetasit u shënuan nga Kevin Akpoguma (58’, OG) për 0-1, Vedad Ibisevic (60’) për 0-2 dhe Matheus Cunha për 0-3.
Fitore si mysafirë ka shënuar edhe Wolfsburgu me rezultat 1-2 te Augsburgu.
Golat për mysafirët u shënuan nga Renato Steffen (43’) dhe Daniel Ginczek (90+), ndërsa për vendasit shënoi Tim Jedvaj (54’).
Ndeshja e vetme pa gola ishte ajo në mes të Fortunda Dosseldorfit të Valon Berishës dhe Paderbornit të Klaus Gjasulës.
Ylli i Kosovës në këtë takim luajti për plot 69-të minuta, ndërsa reprezentuesi i Shqipërisë u zëvendësua menjëherë pas pjesës së parë. /Telegrafi/




















































