LAJMI I FUNDIT:

Heroi i Real Madridit është ende pa kontratë, ai mund të bëhet blerja më e lirë në histori të klubit

Heroi i Real Madridit është ende pa kontratë, ai mund të bëhet blerja më e lirë në histori të klubit

Real Madridi arriti mrekullisht në një tjetër finale të Ligës së Kampionëve këtë javë, pasi eliminoi Bayern Munichun në gjysmëfinale pas një përmbysjeje të madhe.

Klubi mbretëror ka festuar të mërkurën në stadiumin “Santiago Bernabeu” me 2-1 ndaj Bayern Munich dhe fitoren e sollën golat e Joselu në minutat 88′ dhe 91′.

Sot, Marca publikoi një histori interesante për 34-vjeçarin , i cili ndoshta do të bëhet nënshkrimi më i lirë i Real Madridit ndonjëherë, pasi klubi ende nuk e ka blerë kontratën e tij.

Gjegjësisht, Joselu aktualisht është në huazim në Real Madrid nga Espanyol dhe Mbretërit mund ta blejnë kontratën e tij për vetëm 1.5 milion euro.

Një marrëveshje e tillë me Espanyolin u arrit vitin e kaluar, kur u realizua huazimi njëvjeçar i Joselu në vlerë prej 500 mijë eurosh te Los Blancos.

“Gjëra të tilla nuk janë as pjesë e ëndrrave tuaja”, fjalët e heroit të Real Madridit
Lexo po ashtu “Gjëra të tilla nuk janë as pjesë e ëndrrave tuaja”, fjalët e heroit të Real Madridit

Joselu luajti 46 ndeshje për Real Madridin këtë sezon, ku shënoi 16 gola dhe regjistroi tre asistime dhe punën më të rëndësishme e bëri kundër Bayern Munich e bëri kur e çoi skuadrën në finalen e Ligës së Kampionëve.

Joselu u rrit në Celta Vigo, më pas u transferua në Real Madrid Castilla, për t’i hapur rrugën ekipit të parë të klubit mbretëror ku pastaj vazhdoi te Hoffenheim, Frankfurt, Hanover, Stoke, Deportivo La Coruna, Newcastle, Alaves dhe Espanyol.

Real Madridi do të luftojnë për trofeun e kampionëve të Evropës kundër Borussia Dortmundit më 1 qershor në Wembley të Londrës. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Formacioni i mundshëm i Shqipërisë ndaj Kroacisë – Sylvinho me ndryshime në emra dhe skemë

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë ndaj Kroacisë – Sylvinho me ndryshime në emra dhe skemë

Kombëtarja e Shqipërisë
Kroacia me mungesë të madhe në ndeshjen ndaj Shqipërisë, ylli i ekipit lëshon kampin pas lëndimit

Kroacia me mungesë të madhe në ndeshjen ndaj Shqipërisë, ylli i ekipit lëshon kampin pas lëndimit

Përfaqësueset
Theu hundën, raporti i ri zbulon numrin e ndeshjeve që Mbappe do të humbasë për Francën në Euro 2024

Theu hundën, raporti i ri zbulon numrin e ndeshjeve që Mbappe do të humbasë për Francën në Euro 2024

Përfaqësueset
Ballkani fat në short, përballet me skuadrën nga Andorra

Ballkani fat në short, përballet me skuadrën nga Andorra

Liga e Kampionëve
La Liga fillon më 16 gusht, Reali, Barca dhe Atletico ndeshjet e para i luajnë në udhëtim

La Liga fillon më 16 gusht, Reali, Barca dhe Atletico ndeshjet e para i luajnë në udhëtim

La Liga
Llapi mëson kundërshtarin e rrethit të parë në Ligën e Evropës, ndeshet me gjigantin polak

Llapi mëson kundërshtarin e rrethit të parë në Ligën e Evropës, ndeshet me gjigantin polak

Liga e Evropës
Kalo në kategori