Hirving Lozano ka folur pas fitores së Meksikës ndaj Gjermanisë në ndeshjen e parë të grupeve në Kupën e Botës "Rusia 2018".

Meksika ka fituar minimalisht ndaj Gjermanisë me golin e shënuar nga sulmuesi Lozano, i cili ndihet i lumtur dhe thotë se është njëra nga fitoret më të mëdha në histori.


"Nuk e di nëse është fitorja më e madhe në historinë e Meksikës, por është një nga më të mëdhatë me siguri", ka thënë fillimisht Lozano pas ndeshjes.

"Është mirë të fillojmë me këmbë të djathtë, kundër kampionëve botërorë".

Lozano Meksike Festa e Lozanos pas golit të fitores (Getty Images)

"Është një rezultat i shkëlqyeshëm dhe tregon punën tonë të madhe".

"Është goli më i mirë që kam shënuar në gjithë jetën time".

"Ne të gjithë ëndërrojmë të luajmë në Kupën e Botës - dhe të fillojmë në një mënyrë kaq pozitive dhe të rëndësishme".

"Mendoj se është goli im më i mirë deri më tani, por meritë kanë edhe bashkëlojtarët", përfundoi sulmuesi meksikan. /Telegrafi/

telegrafi sport app