Legjenda e Arsenalit, Thierry Henry, ka veçuar katër lojtarë nga Manchester United, të cilët i kanë lënë përshtypje këtë sezon deri tani.

Në mes të një sezoni të ndërlikuar, legjenda e Arsenalit ka pohuar se vetëm Cristiano Ronaldo, David de Gea, Fred dhe Bruno Fernandes kanë bërë pak në përpjekjen për të rikthyer ditët e lavdisë në United.


Komentet e Henryt erdhën përpara ndeshjes të së enjtes kundër Burnleyt në kuadër të javës së 20-të në Ligën Premier.

“Unë mendoj se Bruno Fernandes mund të marrë meritat. Fred, për mua, më në fund ka arritur nivelin që njerëzit prisnin që ai të arrinte në ndeshjet e fundit”, ka thënë fillimisht Henry.

“Por, do të më duhet të qëndroj me De Gean si zgjedhja ime për lojtarin më të mirë të Unitedit këtë sezon”.

de Gea 1

“E di që njerëzit po flasin shumë për Ronaldon dhe po shënon gola në fund të lojës për të fituar ndeshjet”.

“Por, De Gea i vendos ata në ato pozicione, ato situata që Ronaldo të jetë në gjendje t'i fitojë ata ndeshjen në fund”, përfundoi francezi. /Telegrafi/

ronaldo 6

telegrafi sport app