LAJMI I FUNDIT:

Hendboll, Veronika Kastrati bën hap të rëndësishëm në karrierë

Hendboll, Veronika Kastrati bën hap të rëndësishëm në karrierë
(Foto: kosovahandball.info)

Hendbollistja e Kosovës, Veronika Kastrati, ka bërë hap të rëndësishëm në karrierën e saj. 18-vjeçarja i është bashkuar klubit norvegjez Raelingen, të njohur për zhvillimin e lojtareve të reja.

Veronika është larguar nga klubi Ellingsrud, ku ishte prej fillimit të karrierës, prej moshës nëntëvjeçare.

“Unë kam filluar të luaj hendboll qysh në moshën 9-vjeçare në Ellingsrud IF. Kam luajtur aty me vajzat e lindura në vitin 2001. Si 16-vjeçare kam luajtur për senioret në ligën e tretë të Norvegjisë. Deri më tani isha në të njëjtin klub. Kam marrë pjesë në shumë tubime të reprezentacionit regjional të grupmoshave U18 e U20 dhe në shumë tubime të talenteve të Norvegjisë”, ka thënë Veronika për faqen zyrtare të FHK-së.


Ajo tashmë është te skuadra Raelingen, ku shpreson se do të bëjë hapa të rëndësishëm në karrierë. Synim e ka të depërtojë në ekipin e parë të klubit, që garon në elitën norvegjeze. Norvegjia e ka shumë të zhvilluar hendbollin e femrave.

“Jam shumë e kënaqur me përzgjedhjen e ekipit. Kam pasur shumë oferta nga klube tjera, por kam vendosur për Raelingen, që është klub i mirë, ka trajnerë dhe staf shumë profesional. Ekipi U-20, ku do të luaj fillimisht, garon në kategorinë e dytë të Norvegjisë. Por nëse rezultatet sportive tregohen të mira, qëllimi im dhe i klubit është që të bëhem pjesë e ekipit elitarë që garon në elitën e Norvegjisë”, ka theksuar Veronika.

Ajo tashmë ndien se ka bërë përparim të madh në ekipin e ri. Ka treguar se çdo ushtrim në këtë klub incizohet dhe analizohet nga trajnerët. Më pas ata japin këshilla për përmirësimet që duhet të bëhen. Veronika ushtron pesë herë në javë me skuadrën, por zhvillon edhe seanca individuale.

Veronika prej vitit 2018 është pjesë e Kosovës. Tashmë ka debutuar edhe në Kombëtaren A, kurse ka luajtur edhe për U19 në Lituani. Ishte pjesë edhe e udhëtimit të famshëm për në Kovilovo të Serbisë me Kombëtaren U20.

“Unë do të jap maksimumin tim në çdo ndeshje. Jam pjekur më shumë si lojtare, si fizikisht ashtu edhe në aspektin psikologjik. Nuk i druhem përgjegjësisë, ajo vetëm më bën më të fokusuar për çdo sfidë. Që në moshën 9-vjeçare kam qenë kapitene e ekipit dhe e di se çka do të thotë përgjegjësia dhe fokusimi. Shpresoj se do të gjejë hapësirë më të madhe te Kosova. Unë jam e gatshme të jap maksimumin. Këtë e dinë edhe stafi i trajnerëve te Kosova. I përshëndes të gjithë dhe i falënderojë nga zemra se si më kanë pranuar, në mënyrë të shkëlqyeshme dhe profesionale”, ka theksuar Veronika.

Në trend Sport

Më shumë
Pak para finales me Barcelonën, zbulohen skena të papara nga përplasja mes Vinicius dhe Maffeos

Pak para finales me Barcelonën, zbulohen skena të papara nga përplasja mes Vinicius dhe Maffeos

La Liga
Oferta e Juventusit e nis Man Unitedin në aksion për Araujon - Barcelona ia cakton çmimin final mbrojtësit

Oferta e Juventusit e nis Man Unitedin në aksion për Araujon - Barcelona ia cakton çmimin final mbrojtësit

La Liga
Para finales me Real Madridin, Raphinha dhe Araujo kërkojnë takim urgjent me Flick

Para finales me Real Madridin, Raphinha dhe Araujo kërkojnë takim urgjent me Flick

La Liga
Nuk vonon shumë dhe Napoli gjen menjëherë zëvendësuesin e Kvaratskhelias

Nuk vonon shumë dhe Napoli gjen menjëherë zëvendësuesin e Kvaratskhelias

Serie A
Tri arsyet pse Barcelona dëshiron të nënshkruajë me Marcus Rashford

Tri arsyet pse Barcelona dëshiron të nënshkruajë me Marcus Rashford

La Liga
“E dimë ku ta sulmojmë Real Madridin”, ylli i Barcelonës pret që ta fitojnë trofeun e parë të sezonit

“E dimë ku ta sulmojmë Real Madridin”, ylli i Barcelonës pret që ta fitojnë trofeun e parë të sezonit

La Liga
Kalo në kategori