LAJMI I FUNDIT:

Hendboll: Prishtina bën përmbysjen e madhe, i bashkohet Besës në finale

Hendboll: Prishtina bën përmbysjen e madhe, i bashkohet Besës në finale

Prishtina i është bashkuar Besa Famgasit në finale të plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.

Prishtina ka bërë përmbysje të madhe të rezultatit për të prekur finalen.

Të shtunën në kryeqytet Trepça kishte fituar me tetë gola dallim, 31:23, por të mërkurën në Mitrovicë, Prishtina fitoi edhe më thellë.


33:22 në të mirë të Prishtinës përfundoi ndeshja e dytë gjysmëfinale e plejofit.

Pjesa e parë ishte më e barabartë, kurse përfundoi me dy gola epërsi në të mirë të Prishtinës, 15:13. Në të dytën skuadra e drejtuar nga Taib Kabashi rriti vazhdimisht epërsinë dhe në fund fitoi me 11 gola epërsi.

Portieri F. Beqiraj u dallua me pritje në momente vendimtare, por thuajse të gjithë lojtarët e Prishtinës kanë shfaqur nivel të lartë në pjesën e dytë. Terziqi ishte i pandalshëm me 10 gola. 8 gola i shënoi Abazi.

Te Trepça më efikasi ishte Klinaku me 9 gola.


Trepça – Prishtina 22:33 (13:15)

Trepça: B. Terziqi, Buqinca, Sejdijaj, Mujka, Kelmendi, Maxhera 2, Smaka, A. Shabani 1, Nimani, Klinaku 9, R. Shabani 3, Voca, K. Terziqi 2, Abazxhiku 3, Cimili 2, Fejzullahu

Prishtina: Beqiraj, Agushi, Beshiri 4, Terziqi 10, Bajqinovci 3, Gjuka 3, Ramadani, Prekazi 1, Abazi 8, E. Ademi, M. Ademi, Sherifi, Sula 4


Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ndërkombëtare
Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Premier League
Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Liga e Kampionëve
Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ligat tjera
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori