LAJMI I FUNDIT:

Helmohet gruaja e kreut të inteligjencës ushtarake të Ukrainës, dërgohet me urgjencë në spital – i gjejnë metale të rënda në gjak

Helmohet gruaja e kreut të inteligjencës ushtarake të Ukrainës, dërgohet me urgjencë në spital – i gjejnë metale të rënda në gjak

Gruaja e kreut të inteligjencës ushtarake të Ukrainës, gjeneralit Kyrylo Budanovi, është helmuar dhe gjendet në spital.

Sipas mediave ukrainase, Marianna Budanov është diagnostifikuar me helmim me metale të rënda, transmeton Telegrafi.

Këto substanca nuk përdoren në asnjë mënyrë në jetën e përditshme apo në punët ushtarake.


Prania e tyre mund të tregojë një përpjekje të qëllimshme për të helmuar një person të caktuar – pohon një burim i medias ukrainase Kyiv Post.

Shëndeti i saj thuhet se u përkeqësua pas një periudhe të gjatë kohore, kjo është arsyeja pse ajo u shtrua në spital. Marianna aktualisht ndodhet nën mbikëqyrje mjekësore.

Mediat ukrainase shkruajnë se ky nuk është rasti i vetëm i helmimit të kohëve të fundit, dhe se metalet e rënda me shumë gjasa janë gëlltitur përmes ushqimit.

“Ajo tashmë është më mirë, faza e parë e trajtimit ka kaluar. Duke qenë se gruaja e Budanovit është nën peshë, kjo bëri që t’i shfaqet më shpejt në rastin e saj. Helmimi është konfirmuar edhe te disa punëtorë”, thotë burimi i gazetës ukrainase.

Një hetim është duke u zhvilluar për tentim-vrasje. E më herët ish-kryeprokurori i Ukrainës, pretendonte se kishin tentuar ta helmojnë.

Marianna është gruaja e dytë e Kyrylo Budanovit. Kreu i inteligjencës ushtarake u martua për herë të parë në vitin 2009, por kjo martesë mori fund. Në vitin 2013 u martua me Mariannan.

Është e lindur me 1993 në fshatin Stavisha në rajonin e Kievit dhe me profesion është psikologe. Ishte kandidate për deputete e partisë “Udar” e Vitaly Klitschko, kurse më vonë u bë këshilltare e tij në luftën kundër korrupsionit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
“Atdheu ynë është atdheu ynë” – reagimi i zyrtarëve palestinezë pas propozimit të Trumpit për zhvendosje të banorëve të Gazës

“Atdheu ynë është atdheu ynë” – reagimi i zyrtarëve palestinezë pas propozimit të Trumpit për zhvendosje të banorëve të Gazës

Azia
Turqia i quan fjalët e Trumpit për Gazën si 'të gabuara dhe absurde'

Turqia i quan fjalët e Trumpit për Gazën si 'të gabuara dhe absurde'

Azia
'I çmendur dhe i rrezikshëm' - Plani i Trumpit për Gazën dënohet nga aleatët dhe kundërshtarët

'I çmendur dhe i rrezikshëm' - Plani i Trumpit për Gazën dënohet nga aleatët dhe kundërshtarët

Amerika
Sekretari i Jashtëm britanik në Ukrainë, zbulon shumë e re të ndihmës financiare

Sekretari i Jashtëm britanik në Ukrainë, zbulon shumë e re të ndihmës financiare

Evropa
Policia suedeze thotë se sulmuesi që vrau dhjetë persona ka qëlluar veten, motivi mbetet i paqartë

Policia suedeze thotë se sulmuesi që vrau dhjetë persona ka qëlluar veten, motivi mbetet i paqartë

Evropa
Të shtëna armësh në Bruksel, persona me kallashnikov shtien në afërsi të metrosë – policia në kërkim të dyshuarve

Të shtëna armësh në Bruksel, persona me kallashnikov shtien në afërsi të metrosë – policia në kërkim të dyshuarve

Evropa
Kalo në kategori