Nënkryetari i Lidhjes Demokratike, Lutfi Haziri, tha se për 45 ditë LDK-ja do t’i zgjidhte problemet që i ka krijuar kryeministri, Albin Kurti.
Kjo deklaratë nga Haziri erdhi pasi u pyet nëse LDK-ja mund të sjellë alternativë qeverisëse. Sipas Hazirit marrëveshjet me Serbinë të arritura gjatë Qeverisë Kurti II janë më të dëmshmet.
“Në projeksionin e LDK-së, për 45 ditë do t’i zgjidhnim problemet që i ka shkaktuar kryeministri Kurti. Plani ynë është publik dhe është në debat me grupet e interesit që duan të debatojnë me LDK-në. Këtë guri në qafë që na ka lënë ky kryeministër, nuk ka ndodhur ndonjëherë në historinë e Kosovës. Marrëveshje më të keqe s’ka pasur”, deklaroi Haziri në Teve1.
Haziri ka deklaruar se kryeministri i vendit, Albin Kurti e ka pranuar politikisht themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
“Ai e ka pranuar nëse flasim politikisht, a do ta drafton draft statutin unë dyshoj, kjo është agjenda e fshehur me të cilën ka krijuar përshtypje tek partnerët ndërkombëtarë që po ndryshon, që është bë nga një refuzues në bashkëpunëtorë, është bë nga një politikan që thotë jo para se me folë gjithçkaje që vjen në raport me Serbinë dhe me dialogun, nga një njeri i cili mund të diskutosh dhe përfundimisht marrëveshja e 28 shkurtit dhe 18 marsit u finalizu në Ohër”, tha ai.
Sipas Hazirit, kryeministri Kurti në takimin e Ohrit të mbajtur me 18 mars, në Ohër të Maqedonisë së Veriut, mes tij dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiq, e tha një po të madhe sa i përket Asociacionit, pasi sipas nënkryetarit të LDK-së, Kurti nuk ka pasur hapësirë negociuese, apo siç tha ai, ka qenë mere ose lere.
“Ai e tha një po të madhe, një po e cila u nxorr fakto me metoda të dialogut, ka qenë mere ose lere nuk ka pasë hapësirë negociuese. Ai dokument përfundimisht po e ka thënë një po, një po që në Kosovë është thënë me gjysmë zëri fillimisht nga ana e tij. Kabineti i tij ka fillu edhe me javë të tëra me thënë jo, zv.kryeministrja Gërvalla ka thënë disa herë që nuk është punë që bëhet pa u formalizu marrëveshja, pa u nënshkru marrëveshja nuk kemi obligime, derisa tani e kemi një po më të zbardhur”, tha ai.
Tutje Haziri shtoi se “tani në veprime zotëri Kurt i i është kthyer rolit të tij opozitar, politikisht është kthyer në pikën zero”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit