LAJMI I FUNDIT:

Haziri nuk e sheh si të besueshëm Shkumbin Mehmetin

Haziri nuk e sheh si të besueshëm Shkumbin Mehmetin

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, në Debat në RTK, ka komentuar deklarimet e mbrëmshme të dëshmitarit të mbrojtur të Prokurorisë Speciale, Shkumbin Mehmeti.

Ky i fundit në rrëfim të tij në Zona e Debatit në KlanKosova, përmend emrat që sipas tij kanë kryer vrasjen e disa prej zyrtarëve të lartë në Kosovë menjëherë pas luftës, përfshirë aktivistët e LDK-së.

Haziri ka thënë se Mehmeti nuk është i besueshëm, pasi sipas tij, viteve të fundit është thënë se vrasësi i Xhemajl Mustafës është në Kuvendin e Kosovës, ndërsa mbrëmë u bë e ditur se nuk ka të bëjë me deputetin, transmeton Telegrafi.


Ai më tej ka theksuar se nuk janë tre emra por shumë të tjerë që duhet hetuar për vrasjet e aktivistëve të LDK-së.

“Viteve të fundit është thënë se vrasësi i Xhemajl Mustafës është në Kuvendin e Kosovës. Ndërsa mbrëmë u bë e ditur se nuk ka të bëjë me deputetin, por për një njeri pa adresë. S’di sa mundemi me i besu një personi si ai mbrëmë që e shikuam. Ai përmendi vetëm tre emra ndërsa ne mendojmë që duhet të hetohen 110 emra që kanë të bëjnë me dhunën dhe vrasjet ndaj aktivistëve të LDK-së”, ka thënë Haziri./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Lajme
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori