LAJMI I FUNDIT:

Haziri kujton Ibrahim Rugovën për ditëlindje: Njeriu i cili pas 100 vjetësh përpjekje arriti ta rikthej orientimin e shqiptarëve drejt perëndimit

Haziri kujton Ibrahim Rugovën për ditëlindje: Njeriu i cili pas 100 vjetësh përpjekje arriti ta rikthej orientimin e shqiptarëve drejt perëndimit

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka kujtuar ish-presidentin Ibrahim Rugova, në ditëlindjen e tij.

Haziri thotë se Rugova ishte njeriu i cili ka iniciuar procese dhe ka realizuar ëndrra, transmeton Telegrafi.

“Sot është ditëlindja e Presidentit Ibrahim Rugova, njeriut i cili pas 100 vjetësh përpjekje, lufte, sakrifice e rezistence, arriti ta rikthej orientimin e shqiptarëve në Ballkan drejt perëndimit. Ai ka iniciuar procese dhe ka realizuar ëndrra. Pasuria më e madhe që presidenti Rugova i ka lënë Kosovës është Republika e pavarur dhe familja politike e tij, LDK. Presidenti ka veç ditëlindje”, ka deklaruar Haziri.


Ndryshe, Ibrahim Rugova u lind më 2 dhjetor 1944 në Cercë të Istogut. Më 10 janar 1945, komunistët jugosllavë ia pushkatuan të atin, Ukën dhe gjyshin Rrustë Rugova, që kishte qenë luftëtar i njohur kundër çetave çetnike që po depërtonin në Kosovë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Rugova shkollën fillore e kreu në Istog, të mesmen e kreu në Pejë, më 1967. Fakultetin Filozofik – Dega Gjuhë e Letërsi Shqipe e kreu në Prishtinë. Gjatë vitit akademik 1976-77 qëndroi në Paris, në Ecole Pratique des Hautes Etudes, nën mbikëqyrjen e profesor Roland Barthes-it, ku ndoqi interesimet e veta shkencore në studimin e letërsisë, me përqendrim në teorinë letrare. Doktoroi në fushën e letërsisë në Universitetin e Prishtinës, më 1984. /Telegrafi/

u

Në trend Lajme

Më shumë
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Lajme
Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Kronika e Zezë
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Kalo në kategori