LAJMI I FUNDIT:

Haziri: Kam marr vaksinën Astra Zeneca, vaksinohuni e mos iu besoni teorive konspirative

Haziri: Kam marr vaksinën Astra Zeneca, vaksinohuni e mos iu besoni teorive konspirative

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, pas mbledhjes së Komitetit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, ka apeluar qytetarët që të vazhdojnë të vaksinohen, si e vetmja mënyrë për t’u mbrojtur nga ky virus.

Deri tani, kreu i Gjilanit bëri të ditur se janë vaksinuar mbi 12 mijë gjilanas, ndërkohë që bëri thirrje që të mos iu besohet teorive konspirative, duke bërë të ditur se edhe vet ai e Shtabi i Emergjencave janë të parët që janë vaksinuar me Astra Zeneca.

“Unë dhe anëtarët e Komitetit, jemi të parët që jemi vaksinuar me Astra Zeneca. Është vaksinë e sigurt dhe mos iu besoni teorive konspirative. Deri tani mbi 12 mijë gjilanas janë vaksinuar dhe i ftoj edhe të tjerët që të aplikojnë dhe të shkojnë për ta marrë vaksinën. Është e vetmja mënyrë për t’u mbrojtur nga ky virus”, ka thënë Haziri.


Haziri bëri të ditur se deri numri i qytetarëve që kanë ndërruar jetë si pasojë e COVID-19 është 147, derisa e fundit ishte një 81-vjeçare e cila e humbi betejën ditën e djeshme në QKUK.

Në këtë konferencë kanë bërë thirrje për vaksinim edhe drejtoresha e Qendrës Rajonale të Shëndetit Publik, Dr. Ajhane Sefiu, drejtori klinik i Spitalit të Përgjithshëm, dr. Ukshin Ismaili dhe drejtoresha e QKMF’së, dr. Arbenita Hajdari. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Lajme
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Kalo në kategori