Liga Premier ka zgjedhur Eden Hazardin e Chelseat si lojtarin më të mirë të muajit shtator.

Gjatë muajit shtator janë zhvilluar gjithsej katër ndeshje në Ligën Premier.


Shumica e ndeshjeve kanë qenë me rezultate të pritshme, por ka pasur edhe befasi.

Shumë futbollistë kanë treguar formë të lartë duke qenë vendimtar në rezultatet e ekipeve të tyre.

eden hazard

Megjithatë, më vendimtari ka dalë të jetë ylli belg i Chelseat, Hazard.

Hazard është zgjedhur si lojtari më i mirë i muajit shtator në Ligën Premier, pasi ka ndihmuar Blutë të arrijnë dy fitore e dy barazime në katër ndeshje.

Në aspektin individual, Hazard ka arritur ta tund rrjetën në plotë pesë raste në këto katër ndeshje.

Në anën tjetër, trajneri më i mirë i muajit i zgjedh ai i Wolvesit, Nuno Espirito Santo, ndërsa goli më i mirë ai i Daniel Sturridge ndaj Chelseat. /Telegrafi/  

telegrafi sport app