Ish-lojtari i Chelseat, Eden Hazard, e ka mbështetur Christian Pulisicin që të bëhet më i miri te skuadra londineze në të ardhmen.

Ylli belg e quajti anësori amerikan si një lojtar të duhur për The Blues dhe pret nga ai që të ketë sukses të madh në Stamford Bridge.


Lojtari 20-vjeçar debutoi te Chelsea në fitoren 2-1 ndaj Barcelonës në kuadër të kupës ‘Rakuten’ që u zhvillua në Japoni, ndërsa anëtari i Real Madridi ka thënë se ai mund të jetë në mesin e më të mirëve në të ardhmen.

Pulisic Christian Pulisic (Foto: Chelseafc.com)

"Pulisic mund të bëhet një nga më të mirët në të ardhmen me siguri," ka thënë Hazard në një intervistë për The Associated Press.

"Ai mund të bëhet një yll i madh. Tani është në një nga klubet më të mira në botë. Është një lojtar i duhur për Chelsean. Ka cilësi të mira, besoj që do ia dal", ka shtuar më tej 29-vjeçari

Pulisic ka kërkuar ditë më parë nga tifozët e skuadrës londineze që mos ta krahasojnë me belgun, pasi sipas tij ai e ka stilin e ti të lojës. /Telegrafi/

telegrafi sport app