Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu me rastin e përvjetorit të aprovimit të Konventës së Stambollit është takuar me mbrojtësit e viktimave.
Haxhiu në një prononcim për media tha se pjesë e planit të Qeverisë Kurti do të jetë edhe trajtimi i dhunës në familje, e që siç tha Haxhiu është një nga prioritetet e Qeverisë Kurti.
“Siç jeni në dijeni Qeveria Kurti ka prioritet adresimin e dhunës në familje dhe për këtë është angazhuar MD-ja edhe me legjislacionin në fuqi por edhe me rregulloren e qeverisë. Në këtë drejtim së bashku me zëvendës ministren Nita Shala, që njëherit është edhe koordinatore nacionale e dhunës në familje, në 10 vjetorin e hyrjes në fuqi të Konventës së Stambollit kemi planifikuar disa vizita me qëllim të sensibilizimit të institucioneve me qëllim adresim e dhunës në familje e që mbetet shqetësim për faktin se rastet e dhunës në familje po rriten”, tha ajo.
Haxhiu po ashtu u shpreh se mbetet shqetësuese rritja e rasteve të dhunës në familje.
Siç tha ajo sot janë duke planifikuar të aprovojnë programin qeverisës.
“Edhe në takimet e mëparshme që i kemi pasur me institucionet e Kosovës qoftë me gjykatat, prokurorit, policinë kemi kërkuar vëmendjen e tyre në raport me adresimin dhe veprimet e tyre në raport me dhunën në familje dhe në këtë drejtim besojmë që gjatë kohe do të angazhohemi për marrjen e masave. Me qëllim që veprimet e dhunës në familje të ndëshkohen e jo të veprohet si në të kaluarën. Për neve mbetet shqetësues rritja e rasteve në familje dhe sot planifikojmë ta aprovojmë programin qeverisës dhe në këtë drejtim shumë çështje që adresohen përfshihen në prioritetet e MD-së”, ka thënë Haxhiu.
“Dhuna në familje nuk është private dhe nuk mund të mbetet e izoluar dhe prandaj edhe duhet një bashkërendim institucional për adresim të këtyre rasteve”, theksoi ajo.
Ndërsa menaxheri i Zyrës për ndihmë dhe mbrojtje të viktimave Basri Kastrati, tha se të gjitha rastet do të trajtohen pa u neglizhuar.
“Kjo tregon përkushtimin e MD-së. Ne si Zyre që nga fillimi ofrojmë shërbime për këtë kategori, por me vëmendje të posaçme për viktimat e krimit. Ato çka i adresuam do të jenë prioritet dhe do të trajtohen pa neglizhencë dhe hezitim”, tha ai.
Ndryshe, ministrja Haxhiu më pas do të vizitojë Qendrën për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve si dhe do të takohet me Njësitin Kundër Dhunës në Familje-Policia e Kosovës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ushtarët finlandezë të KFOR-it kryejnë patrullime në veri, analizojnë kushtet aktuale të rrugëve dhe urave

Kontrolle të përforcuara në komunikacion, policia shqiptoi 773 gjoba

Kosova dhe Suedia nënshkruajnë memorandum për mbështetje profesionale të Presidencës

Të dehur sulmuan policët - publikohen pamjet nga arrestimi i 6 personave në veri

Gjashtë persona arrestohen për sulm ndaj policisë pas përleshjes në veri të Mitrovicës

Iu shpëtojnë plumbave në drejtim të tyre – arrestohet i dyshuari për tentim vrasjen e dy personave në Gjakovë

Gjilanasi zhduket në Turqi, nga 5 shkurti ka humbur kontaktet me familjen

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania