LAJMI I FUNDIT:

Haxhiu për sulmin në Gllogjan: Ekipi i mjekësisë ligjore është në vendin e ngjarjes, rasti duhet të zbardhet sa më parë

Haxhiu për sulmin në Gllogjan: Ekipi i mjekësisë ligjore është në vendin e ngjarjes, rasti duhet të zbardhet sa më parë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka bërë të ditur se ekipi i Insitutit të Mjekësisë ligjorë është në vendin e ngjarjes në Gllogjan, ku mbrëmjen e së premtes një autobus që po bartte nxënës është sulmuar me armë zjarri, që si pasojë tre persona humbën jetën.

Haxhiu ka thënë se rasti duhet të zbardhet sa më parë dhe kriminelët të përballen me drejtësinë.

“Krim i rëndë mbi nxënësit dhe qytetarët ndodhi sonte në Gllogjan të Deçanit. Në këto momente të rënda, bashkëndjejmë me familjarët e viktimave dhe lutemi për shëndetin e personave të plagosur. Ekipi i Institutit të mjekësisë ligjore është në vendin e ngjarjes dhe jemi në komunikim të vazhdueshëm me institucionet.  Ky rast duhet të zbardhet sa më parë dhe kriminelët duhet të përballen me drejtësinë”, shkruan Haxhiu në Facebook.


Konfirmohen tre të vrarë nga të shtënat në autobus në Gllogjan, dy prej tyre nxënës
Lexo po ashtu Konfirmohen tre të vrarë nga të shtënat në autobus në Gllogjan, dy prej tyre nxënës

Ndryshe, tre persona kanë humbur jetën nga të shtënat me armë zjarri në një autobus në Gllogjan të Deçanit i cili po barte nxënës.

Në autobusin që u sulmua me armë në Gllogjan ishin tetë persona
Lexo po ashtu Në autobusin që u sulmua me armë në Gllogjan ishin tetë persona

Ngjarjen tragjike e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

Gjuajtje me armë në Gllogjan të Deçanit, dyshohet për viktima
Lexo po ashtu Gjuajtje me armë në Gllogjan të Deçanit, dyshohet për viktima

Për këtë ngjarje tragjike kanë reaguar edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeparlamentari Glauk Konjufca, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj e të tjerë politikan kosovar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Kalo në kategori