Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka theksuar përkushtimin e Qeverisë për ndërtimin e një procesi të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës, që ka si objektiv zbardhjen e krimeve të luftës të kryera nga Serbia dhe ofrimin e drejtësisë për viktimat.
Në një konferencë për media, Haxhiu theksoi se janë bërë hapa të rëndësishëm në këtë drejtim, duke u fokusuar në institucionalizimin e kujtesës kolektive dhe ruajtjen e dëshmive të krimeve të luftës.
“Gjatë kësaj periudhe qeverisëse kemi ndërmarr veprime të shumta dhe janë bërë hapa të rëndësishëm për të ndërtuar themelet e një procesi të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës që synon të zbardh të vërtetën e krimeve të luftës të kryera nga Serbia në Kosovë dhe të ofrojë drejtësi për viktimën. Në këtë drejtim për katër vite me radhë ne kemi punuar me përkushtim të plotë për të institucionalizuar kujtesën kolektive dhe për të siguruar që dëshmitë e krimeve të luftës të ruhen dhe të ju transmetohen brezave të ardhshëm. Sot mund të them që kemi shënuar rezultate të rëndësishme dhe të prekshme. Fillimisht kemi themeluar dhe funksionalizuar Institutin për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë”, ka thënë Haxhiu.
Ministrja Haxhiu theksoi gjithashtu se tani është e mundur të ndiqen penalisht ata që përpiqen të shmangin përgjegjësinë për krimet që kanë kryer, pavarësisht vendndodhjes së tyre.
Ajo përmendi shifrat konkrete që përforcojnë këtë angazhim: “Bazuar në të dhënat nga Prokuroria Speciale dhe Departamenti për Krime Lufte, janë ngritur 67 aktakuza në 62 raste, ndaj 174 personave. Për 10 raste, gjyqet po zhvillohen në mungesë, dhe ky numër pritet të rritet”
Ministrja Haxhiu theksoi se ky angazhim është një mesazh i qartë: “Kosova nuk do të dorëzohet kurrë përballë mohimeve dhe manipulimeve që synojnë të zbehin të vërtetën. Drejtësia do të triumfojë”, tha ajo.
Ndërkaq, Ministri i Kulturës për Rini dhe Sport, Hajrulla Çeku, theksoi se, përveç përpjekjeve për drejtësi, qeveria ka ndërmarrë veprime për dokumentimin dhe prezantimin e krimeve të luftës.
“Në këtë drejtim tashmë jemi në fazën e hartimit të mastërplanit, të projektit të madh të kompleksit memorial ‘Adem Jashari’, në Prekaz, e cila ka për synim shndërrimin e gjithë asaj hapësire në një muze të hapur ku dokumentohet njëra ndër betejat më të lavdishme e luftës së UÇK-së, ‘Epopeja e UÇK-së’ “. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Arrestohet një person për shtytje në vetëvrasje, lidhur me vdekjen e dyshimtë në Lakrishtë

SHBA drejt miratimit të një rezolute historike për të mbijetuarat e dhunës seksuale në Kosovë, Osmani falënderon Kongresin

Tragjedia e familjes nga Malisheva, detaje të reja nga vrasja e dyfishtë në Zvicër që la katër fëmijë jetim

Përleshen në një diskotekë në Prishtinë 5 vajza, në ikje e sipër aksidentojnë policen

Mexhiti: Me "One Stop Shop" nisim një histori të re bashkëpunimi ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës

“Linja e Jetës”: Mos i shpërndani pamjet e gruas që vdiq sot në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Tragjedia e familjes nga Malisheva, detaje të reja nga vrasja e dyfishtë në Zvicër që la katër fëmijë jetim

Katër ditë para seancës, LVV në kërkim të numrave - mungojnë dy vota për qeverinë e re

Trump kishte pesë qëllime me tarifat - a ka arritur ndonjë prej tyre?

"Turqia është e gatshme të marrë përgjegjësinë për sigurinë evropiane", deklaron Erdogan

Salah mbajti një orë jashtëzakonisht të rrallë gjatë nënshkrimit të kontratës së re – ajo mund të blihet vetëm në disa vende

Projekt-rezoluta amerikane: Të ndalet pandëshkueshmëria e krimeve seksuale nga forcat serbe