Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se me Kodin Civil nuk do të lejohet asnjë martesë nën moshën 18-vjeçare. Ajo në prezantimin e Projekt-kodit civil në Kuvendin e Kosovës, theksoi se do të sigurohet trajtim i barabartë i bashkëshortëve, duke siguruar se nuk do të lejohet asnjë lloj diskriminimi.
Gjatë shqyrtimit të parë të Projekt-kodit civil, ministrja Haxhiu tha se është hartuar në frymë të Kushtetutës së Kosovës dhe direktivave të Bashkimit Evropian, duke ftuar kështu deputetët që të votojnë pro këtij projekt-kodi.
“Kodi civil siguron një trajtim të barabartë të bashkëshortëve në të gjitha çështjet personale dhe pasurore dhe nuk ka asnjë diskriminim. I kemi hequr të gjitha diskriminimet që kanë rezultuar ose që janë aktualisht në fuqi. Pasuria e përbashkët e bashkëshortëve do të jetë në pjesë të barabartë. Me Projekt-kodin civil nuk lejohet më që gjykata të vlerësojë kontributin e bashkëshortëve në mënyrë të ndryshme, siç ishte më herët me Ligjin për Familjen. Në rast të divorcit apo shkurorëzimit, gjykata do të ndajë pasurinë e përbashkët në pjesë të barabartë për të dy bashkëshortët, pavarësisht në qoftë se një prej tyre ka qenë në marrëdhënie pune apo jo”, ka thënë Haxhiu transmeton KP.
Në bazë të këtij projekt-kodi civil, Haxhiu shtoi se kontrata martesore do të hiqet dhe pasuria do të ndahet në mënyrë të barabartë pas divorcit. E rëndësishme tha se është edhe martesa e personave nga mosha 16 deri në 18-vjeç.
“Ne e kemi hequr mundësinë që të lejohet martesat e hershme. Pra, tani me Kodin Civil vetëm martesa mbi 18-vjeç lejohet. Unë besoj që kjo është një gjë shumë e mirë, sepse Kuvendi por edhe qeveria duhet të synojmë në edukimin e fëmijëve dhe jo në martesat e hershme. Çështjet të cilat po ashtu janë të rëndësishme është që kemi adresuar edhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, për faktin se organizatat të cilat janë marrë me të drejtat e fëmijëve kanë pasur shumë propozime në këtë dokument. Prandaj, secila prej tyre është adresuar në grupet punuese, e po ashtu janë fuqizuar edhe dispozitat që kanë të bëjnë me trashëgiminë”, ka thënë Haxhiu.
Ministrja Haxhiu tha se para grupeve punuese ka propozuar edhe që të mos lejohet e drejta për të hequr dorë nga trashëgimia, por aty ka pasur diskutime se ky është obligim ku duhet të paguhen taksat.
“Kodifikimi i së drejtës civile është i një rëndësie të veçantë në fushën e legjislacionit civil. Për faktin se me anë të këtij kodifikimi, korniza ligjore në fushën juridike civile bëhet me anë të një dokumenti të kodifikuar, ku edhe zbatimi i ligjeve të veçanta në fushën civile do të jetë edhe më efektiv, më i lehtë dhe më i zbatueshëm në kontekst të dispozitave materiale dhe ligjore. Ajo çka e bën më të veçantë këtë projekt-kod është edhe fakti se hartimi i tij bëhet për herë të parë në Republikën e Kosovës, si një nga dokumentet dhe produktet më të mëdha legjislative pas Kushtetutës së Kosovës”, ka thënë ajo.
Në punëtoritë e mbajtura, ministrja e Drejtësisë tha se çështjet më të diskutuara kanë qenë çështja e pasurisë së bashkëshortëve, ajo e martesës, mbrojtja e të drejtave të fëmijëve dhe trashëgimia. /kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Trençevska: Normaliteti i ri i OBRM-PDUKM-së është të refuzojë ligjet që ndihmojnë qytetarët

Maqedonia e Veriut “abstenoi” në votimin e rezolutës ukrainase në OKB

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri