LAJMI I FUNDIT:

Haxhiu: Ftesa e Prokurorisë për Kurtin lidhur me rezervat shtetërore, arriti vonë

Haxhiu: Ftesa e Prokurorisë për Kurtin lidhur me rezervat shtetërore, arriti vonë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në një konferencë për media, ka komentuar sërish ftesën e Prokurorisë Speciale për intervistim të kryeministrit Albin Kurti.

Haxhiu kritikoi performancën e Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj si dhe e quajti të vonshme ftesën për intervistimin e kryeministrit në lidhje me çështjen e rezervave shtetërore.

“Për qeverinë tonë ka rezultate të pafundme, por hajde të flasim për sukseset e Prokurorisë Speciale. Përveç terrorizmit dhe krimeve të luftës, ajo adreson edhe shpërdorimin e parave dhe a ka ndodhur ndonjë rast ku Blerim Jusufaj ka pasur sukses? Unë e di që ka prokurorë shumë të mirë, por problemi qëndron tek personat e lartë, tek Blerim Jusufaj,” tha Haxhiu,


Haxhiu theksoi se kjo ftesë ka ndodhur në një kohë kur çështjet e ndjeshme, si rasti i rezervave shtetërore, janë duke u trajtuar me vonesë.

“Kurti nuk ka refuzuar të paraqitet si dëshmitar, por si është e mundur që rasti i rezervave shtetërore, që ka ndodhur vitin e kaluar, po ftohet tani? Në ditën kur po bëheshin listat e deputetëve, qëllimet ishin tashmë të qarta,” tha Haxhiu, duke vënë në dukje se korrupsioni ishte një fenomen i pranishëm në qeverinë e kaluar, por gjithsesi, sipas saj, nuk mund të akuzohet Kurti për korrupsion.

“Në qeveritë e kaluar ka lulëzuar korrupsioni, por ne e dimë si janë pasuruar politikanët, askush nuk mund të thotë se kryeministri Kurti është i korruptuar. Por, në të kaluarën janë bërë milionerë politikanët dhe askush nuk merrej me pasurinë e paluajtshme,” theksoi Haxhiu. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Lajme
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë

Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë

Prishtina
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Lajme
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me

Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit

Lajme
Në Prishtinë konfiskohen rreth 25 kg marihuanë, arrestohen katër të dyshuar

Në Prishtinë konfiskohen rreth 25 kg marihuanë, arrestohen katër të dyshuar

Kronika e Zezë
Kalo në kategori