LAJMI I FUNDIT:

Haxhiu: Albin Kurti u detyrua të shkojë në stadium për ta parë Kosovën

Haxhiu: Albin Kurti u detyrua të shkojë në stadium për ta parë Kosovën

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu, ka thënë se Albin Kurti nuk ka shkuar me dëshirë të shikojë Kosovën në stadium.

Haxhiu, në “Dossier D” në RTV Dukagjini ka thënë se Albin Kurti ka filluar të ndryshojë nga qëndrimet e tij dhe sipas tij ky ndryshim filloi me shkuarjen e tij në stadium për të parë ndeshjen e Kosovës.

Ai ka thënë se si pjesë e Federatës së Futbollit që ka qenë, Kurtit vazhdimisht i kanë bërë ftesa për të qenë në stadium. Madje thotë se ka pasur bileta edhe në zonën VIP për të, por ai ka zgjedhur të bëjë tifozeri për shtetet e tjera.


“Tani djemtë e Kombëtares me rezultatet të mira i detyruan ata të vijnë në stadium. Jo se ata [të Vetëvendosjes] kanë dëshirë të vijë, por futbollistët i detyruan të vijnë”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Kandidati për deputetë nga Partia Demokratike e Kosovës ka kritikuar deklaratën e Kurtit që kishte deklaruar se “në zonën VIP kishte dëgjuar që po humbin kuleta”.

Ai ka thënë se Kurti ofendoi me këto deklarata pasi në zonën VIP kanë ardhur edhe familjarë të dëshmorëve e mysafirë të nderuar nga jashtë.

Haxhiu thotë se Kurti dhe të tjerët për shkak të pushtetit janë të detyruar të qëndrojnë në këmbë kur këndohet himni i Kosovës e që sipas tij në të kaluarën këta janë larguar kur është intonuar ky himn./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori