Boksieri i njohur kosovar Haxhi Krasniqi, nuk dorëzohet lehtë në ring, aq sa në dashuri.

Tash e një kohë ai është i fejuar me modelen e njohur Heidi Lushtaku, ndërsa thuhet se vitin e ardhshëm çifti mendojnë ta kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë.


Tani për tani ata po shijojnë në maksimum dashurinë e tyre, dhe këtë gjë e tregojnë edhe përmes rrjeteve sociale.

Së fundmi, Heidi ka publikuar një fotografi ku shfaqet mjaft e lumtur në krahët e Krasniqit.

Duket se boksieri me prejardhje nga Juniku, i është "dorëzuar" tërësisht dashurisë së tij. /Telegrafi/

heidi1