Havolli: Ura e unazës së brendshme po shkon drejt fazës përfundimtare

Drejtori i Investimeve Kapitale në Komunën e Prishtinës, Sokol Havolli, ka publikuar disa pamje të punimeve që po bëhen në urën e unazës së brendshme.
Ai ka shkruar se punimet po shkojnë drejt fazës përfundimtare, transmeton Telegrafi.
"Së bashku me Kryetarin e Kryeqytetit Përparim Rama sot ishim prezent në fillimin e vendosjes së pllakave të parafabrikuara horizontale të unazës së brendshme. Ura e unazës së brendshme po shkon drejt fazës përfundimtare", ka pohuar ai.
Tutje, Havolli ka pohuar se kur të hapet kjo urë për qarkullim, qarkullimi në Kryeqytet do të ketë alternativa dhe do të jetë në infrastrukturë të qëndrueshme.
"Forca Prishtina", shkroi Havolli në Facebook./Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals














































