LAJMI I FUNDIT:

Hasani takohet me përfaqësuesit e CEFTA-s

Hasani takohet me përfaqësuesit e CEFTA-s

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, priti në takim përfaqësuesit e CEFTA-s, të kryesuar nga drejtori i CEFTA-s, Emir Djikic, ku bisedua për çështjet që ndërlidhen me Sekretariatin e CEFTA-s, me theks të veçantë për kryesimin e Kosovës me marrëveshjen e CEFTA-s ne vitin 2018.

Bajrami u zotua për mbështetje të stafit të MTI-së dhe Sekretariatit te CEFTA-s, në përgatitjen e takimeve sa më të suksesshme. Ndërsa, drejtori Djikic u zotuar se Sekretariati I CEFTA-s do të ndihmojë Kosovën që të ketë një kryesim sa më të mirë.

Po ashtu u tha se kryeministrat e vendeve të rajonit janë zotuar se vendet e tyre do te kontribuojnë për një bashkëpunim sa më të thellë tregtar në mes të gjitha vendeve te CEFTA-s.


Ndërsa, drejtori Djikic e informoi ministrin Hasani për përgatitjet që ka bërë Sekretariati i CEFTA-s se bashku me vendet anëtare për t’i përmbushur të gjitha obligimet që dalin nga dokumenti I ashtuquajtur “Plani shumëvjeçar”.

Për këtë gjë, ministri Hasani i ofroi mbështetje të plotë dhe siguroi drejtorin Djikic se Ministria e Tregtisë dhe Industrisë dhe Qeveria e Kosovës do të jenë aktivisht të këqyra në proces dhe do të përmbushin me përpikëri çdo obligim që del nga Plani shumëvjeçar.

U diskutua rreth rritjes se kontributit vjetor financiar te secilit vend të CEFTA-s për shkak te shtimit te aktiviteteve te agjendës rajonale. Në parim, ministri Hasani ka shpreh gatishmërinë e tij për të përkrahur Sekretariatin dhe ofroi garanci për alokimin e mjeteve të cilat parashihen që të jenë kontribut shtesë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Neptun Kosova hap dyqanin më të madh në Ballkan në Central Park

Neptun Kosova hap dyqanin më të madh në Ballkan në Central Park

Ekonomi
Mercom Company, standarte të reja në ndërtimin modern të Prishtinës

Mercom Company, standarte të reja në ndërtimin modern të Prishtinës

Ekonomi
Nisin punimet për modernizimin e Termocetralit Kosova B - investim në vlerë prej 56.5 milionë euro

Nisin punimet për modernizimin e Termocetralit Kosova B - investim në vlerë prej 56.5 milionë euro

Ekonomi
Vendimi për rritjen e tarifave, ZRrE demanton veten për përfshirjen e katër komunave në veri (Dokument)

Vendimi për rritjen e tarifave, ZRrE demanton veten për përfshirjen e katër komunave në veri (Dokument)

Ekonomi
Grand Blue FAFA Resort, streha e qetësisë dhe elegancës

Grand Blue FAFA Resort, streha e qetësisë dhe elegancës

Ekonomi
Vlerësim për standardet e sigurisë: AI Trade pret në vizitë Inspektoratin e Punës dhe Ambasadorin suedez

Vlerësim për standardet e sigurisë: AI Trade pret në vizitë Inspektoratin e Punës dhe Ambasadorin suedez

Ekonomi
Kalo në kategori